BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Kombëtarja U-21 do të njihet sot me rivalët në kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë moshë. Shorti do të hidhet më datën 2 shkurt në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit. Në eliminatore do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikohet direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu. Skuadrat pjesëmarrëse në short do të jenë të ndara në 6 vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficienteve të UEFA-s teksa do të kemi 7 grupe me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 të tilla. Sipas kësaj renditjeje të UEFA-s, Shqipëria U-21 pozicionohet në vendin e 36-të dhe është vendosur në vazon e 4-t së bashku Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Uellsin, Bjellorusinë dhe Irlandën e Veriut. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut. Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën “play-off” për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës “play-off” do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024. Pas shortit dhe zbardhjes së grupeve përfaqësuesit e FSHF-së do të ulen në diskutime me rivalët në këto kualifikuese për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen përballjet mes tyre. Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 do të nisin në datën 20 mars dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s. Shqipëria U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, duke pasur parasysh edhe përbërjen e skuadrës, ka synime për t’u kualifikuar për në fazën finale të turneut, ndonëse qëllimi kryesor i stafit teknik është të përgatisë sa më shumë lojtarë për Kombëtaren A.