
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Shqipëria zhgënjen me ishujt Faroe, por barazimi e çon në Europian si e para e grupit E

Shkruar nga Adriatik BALLA 21 Nëntor 2023

Në një atmosferë elektrizuese nisi ndeshja e mbrëmshme midis Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në një stadium që ishte ngjyrosur i tëri kuqezi, me një prani në kapacitetin e plotë të impianbtit në "Air Albania". padyshim që të dyja palët vinin të qeta në këtë duel, nisur nga fakti se Shqipëria e kishte siguruar kualifikimin, kurse Ishujt Faroe në vend të fundit thjesht luanin për të prodhuar lojë cilësore dhe dinjitoze. Trajneri Silvinjo kishte hedhur në fushë një 11-she me shumë ndryshime, ku luanin nga minuta e parë Strakosha, Balliu, Bare, Daku dhe Uzuni. Kjo dhe për faktin se trajneri dëshiroi në këtë fund që të luanin ata që kishin marrë më pak minuta në duelet e mëdha të muajve të fundit.
Pjesa e parë
Minutat e para janë të vështira, pasi miqtë kanë shtatlartësi dhe dominojnë fizikisht, edhe pse kontrollin e topit e kanë tanët. Madje goditja e parë drejt portës u regjistrua nga Ishujt Faroe në minutën e 9-të. Për minuta të tëra në fushë ka duele të ashpra dhe një lojë të fortë taktike, ndërkohë që ka dhe ndërprerje sepse u dëmtuan dy lojtarë miq. Rasti i parë për tanët regjistrohet në minutën e 35-të, me një goditje të Bajramit nga jashtë zone që ndalet nga portieri i Ishujve Faroe. Në fundin e pjesës së parë skuadra jonë do ta shtonte disi volumin në sulm, ku krijon dy raste, fillimisht me Uzunin e më pas me Dakun. Ky i fundit në minutën e fundit të kësaj pjese ishte shumë pranë golit, por portieri mik bëri superpritje.
Pjesa e dytë
Pritej që trajneri Silvinjo të bënte ndryshime, në mënyrë që ekipi të shohte më shumë nga sulmi. Por me kalimin e minutave loja bie në apati dhe tanët fërshëllehen nga tifozët që duan më shumë sulm dhe më shumë entuziazëm nga lojtarët. Në minutën e 61-të Silvinjo ndërhyn dhe aktivizon Laçin e Muçollin në mesfushë në vend të Bares dhe të Uzunit. Loja merr pak gjallëri dhe tanët përpiqen të gjejnë hapësirë. Rasti më i mirë është ai i Asanit me një gjuajtje nga brenda zone në minutën e 67-të, por sfera devijohet e përfundon jashtë. Por miqtë mbrohen me forca të shumta dhe qëndrojnë në lartësinë e duhur. Në të 72' Asllani tenton me një goditje ballore nga jashtë zone, por pa sukses, topi përfundon mbi tra. Në të 74' del Daku e futet Cikalleshi, por merr menjëherë karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar. Tempi i lojës bie sërish, madje janë Ishujt Faroe që ushtrojnë presion. Edhe pse trajneri Silvinjo futi në fund edhe Muçin, sërish loja e kuqezinjve nuk pati lartësinë e kërkuar. Minutë pas minute Ishujt Faroe e administruan mjaft mirë mbrojtjen dhe ia doli në fund të marrë një pikë. Pra barazim 0-0, rezultat zhgënjyes, e megjithatë Shqipëria ruan vendin e parë në grupin E, me 15 pikë, po kaq sa Çekia që mundi mbrëmë Moldavinë 3-0 dhe përfundoi e dyta. Si shqiptarët dhe çekët shkojnë në Europian. Ishujt faroe mbeten në vendin e fundit me 2 pikë, por për ta ishte një fushatë eliminatore e suksesshme, pasi nuk e mbyllën me zero pikë sikurse bëjnë shumë skuadra të vogla. U morën pikë shqiptarëve dhe moldavëve. Polonia ishte zhjgënjimi më i madh i këtyre eliminatoreve. Polakët e mbyllën në vend të tretë me 11 pikë. Kurse Moldavia e mbylli në vend të katërt me 10 pikë, por bëri një fushatë kualifikuese interesante dhe mjaft emocionuese.
Më të lexuarat


Euro 2024, zbulohen datat dhe qytetet, ja ku do të luajnë Kuqezinjtë e kombëtares

Shorti Euro 2024/ Goglat pa mëshirë, ja me kë do të sfidohen djemtë e Sylvinho-s

Nis mbrëmja madhështore e shortit Euro 2024, Shqipëria mëson sonte me kë do të sfidohet

Derbi Tirana-Partizani, ‘bllokohet’ kryeqyteti, ja plani i masave që do të marrë Policia e Shtetit

Milani në tension para duelit me Frozinonen, trajneri komenton edhe deklaratat e Maldinit

Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm të UEFA-s në Hamburg

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

Komisioni i Displinës me dorë të hekurt, çelet hetimi për aktet e dhunës në përballjen Tirana-Vllaznia

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e inkurajon të mbetet i Interit
