Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të
x

Sport

Shqiponjat mposhtin “rusët e bardhë” në Minsk, e nisin mbarë Ligën e Kombeve

Shqiponjat mposhtin “rusët e bardhë” në Minsk, e

Shqipëria fitoi mbrëmë në Minsk 2-0 përballë Bjellorusisë, duke e nisur mbarë Ligën e Kombeve për këtë edicion, në grupin e katërt të Divizionit C. Ishte një fitore me peshë për ambiciet e skuadrës, gjendjen e saj, ambiciet për të ardhmen dhe objektivin që është kreu i grupit. Dhe kuqezinjtë shkëlqyen në Minsk, me golat e bukur nga një në secilën pjesë, me anë të Cikalleshit dhe Bares, duke mposhtur “rusët e bardhë” dhe duke marrë menjëherë kreun e grupit.

Pjesa e parë

Ishte një dominim total i kuqezinjve, që shkarkuan potencialin e tyre sulmues në këtë 45-0minutësh, me shumë raste të krijuara dhe duke mos i dhënë asnjë shans bjellorusëve të rrezikonin. Portieri Strakosha nuk pati asnjë moment për të treguar vlerat e tij, pasi porta kuqezi nuk u vu në shënjestër në asnjë rast. Shenjat e një loje të madhe u dhanë që në fillim, me marrjen e kontrollit të mesfushës dhe depërtimet e bukura në krah të Hysajt dhe Trashit. Manaj dhe Cikalleshi, me cilësi të ndryshme në sulm, u orientuan mirë dhe ishin gjithë kohës rrezik për kundërshtarët. Në minutën e 6-të Trashi pason bukur në zonë për Cikalleshin, i cili, pasi rrotullohet gjuan me të djathtën, por portieri bjellorus grushton në ekstrem dhe më pas në vijën fatale largon mbrojtja. Nga minuta e 12-të e deri në minutën e 20-të Hysaj bëhet protagonist me depërtimet e tij në të djathtë, duke u dhënë shans Manajt e Cikalleshit, por goditjet e këtyre të fundit nuk kanë saktësinë e duhur. U desh të vinte minuta e 23-të për të pasur ndryshim rezultati, kur Hysaj shërben për Cikalleshin dhe ky i fundit pasi rrotullohet bukur, me këmbën e majtë lëshon një “silur” që devijohet paksa me kokë nga Bare dhe përfundon në rrjetë, duke lënë të shtangur “rusët e bardhë”. Një gol që shp2rbleu lojën e skuadrës së Rejës. Do të duhej një reflektim nga vendasit, por ndodhi e kundërta. Shqipëria sulmon sërish dhe tenton golin e dytë, kurse bjellorusët nuk kanë fuqi të depërtojnë përballë mbrojtësve tanë shtatlartë si Veseli, Gjimshiti e Dermaku, që ishin të pakalueshëm. U desh të vinte minuta e 38-të që bjellorusët t’i afrohen portës me një goditje këndi, dhe Strakosha që bën një devijim jo shumë të sigurt por që nuk pati problem mbrojtja të largonte përfundimisht rrezikun. Minutat e fundit të pjesës së parë patën një ritëm të ulët, por nën kontrollin e plotë të kuqezinjve. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Shqipërinë.

Pjesa e dytë

15 minutat e para të pjesës së dytë janë “fotokopje” e së parës, me tanët që kontrollojnë mesfushës dhe përsërisin aksionet e 45-minutëshit të parë. Por mungon finalizimi i Manajt dhe Cikalleshit. Bjellorusët nisin të dalin përpara me forca të shumta, pas zëvendësimeve që bënë në fillim të pjesës së dytë. Ata nxitojnë nga krahët dhe shfrytëzojnë forcën fizike, duke vënë në vështirësi Strakoshën. Krijojnë rast në minutën e 60-të, por Strakosha është i vëmendshëm, del para dhe me kokë e largon topin. Në minutën e 63-të Lisakoviç tenton me zgjuarsi të fitojë penallti, por Dermaku është korrekt në ndërhyrje. Një goditje dënimi e bjellorusëve në minutën e 66-të pritet në mënyrë perfekte nga Strakosha. Reja ndërhyn me zëvendësimet, duke larguar Trashin dhe futur Roshin. Loja jonë gjallërohet në krahë, pasi Roshi merr krahun e djathtë dhe Hysaj shkon në të majtë. Reja heq dhe Cikalleshin dhe i bën vend Balajt në minutën e 72-të. Kuqezinjtë dalin para në sulm dhe galopimi i Roshit në të djathtë sjell pasim topazi në qendër, duke gjetur të zbuluar Baren. Ai futet në zonë dhe godet saktë, duke dyfishuar shifrat. Një gol i festuar dhe shijuar nga lojtarët dhe stafi që kuptojnë se fitorja u përket atyre. Por me rifillimin e lojës tanët e humbin vigjilencën dhe u japin shans bjellorusëve që tentojnë të gjejnë golin. Në minutën e 85-të Kaçaturian për pak realizoi në portën tonë, por Strakosha në pozicion priti si duhet. Në minutën e 87-të ishte sërish Kaçaturian që tenton të befasojë Strakoshën me një gjuajtje fluturimthi, por Strakosha në dy kohë është sërish i pamposhtur. Reja i jep një shans në minutat e fundit edhe Mihajt, që zëvendëson Manajn. Nuk ka më surpriza. Shqipëria fiton 2-0 në Minsk përballë Bjellorusisë dhe merr kreun e grupit, duke parë tashmë për nga dueli tjetër, ai i 7 shtatorit, kundër Lituanisë në “Air Albania”.