Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shqiptari qyqar”, mediat serbe ‘shpërthejnë’ kundër Granit Xhakës: Ka frikë të ballafaqohet me tifozët e tij! (Foto)

Postuar: 09/11/2019 - 18:31

Ngjarja me tifozët e Arsenalit në ndeshjen e 27 tetorit kundër Crystal Palace ka sjellë reagime të shumta. Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka është komentuar edhe nga mediat serbe.

Në artikullin e fundit shkruar nga gazeta “Informeri”, Xhaka është cilësuar si “siptarska kukavica”, që do të thotë “shqiptari qyqar”. Media serbe shkruan se Xhaka ka frikë të ballafaqohet me tifozët e tij, pas incidentit të ndodhur në lojën kundër Kristal Palas.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri tha se Granit Xhaka ka kërkuar të mos luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Lesterit. Kjo pasi Xhaka u përlesh me tifozët e Arsenalit në ndeshjen e 27 tetorit kundër Crystal Palace. Përleshja e tij me tifozët ndodhi sepse ata fërshëllyen kundër tij duke i thënë se po luan dobet dhe ai iu përvesh tifozëve duke bërë gjeste të ndryshme. Më pas ai ka hequr fanellën e tij rrugës për në tunel. “Unë fola me të për mënyrën sesi ndihet tani, sepse po bën të pamundurën dhe po stërvitet mirë. Ai më tha që nuk ishte në gjendje të luante për momentin dhe ne do ta presim atë”, tha për mediat trajneri Emeri.

Lesteri do të presë nesër në raundin e 12-të të Premier League. Lester aktualisht është i treti në tabelë me 23 pikë, ndërsa Arsenali është i pesti me gjashtë pikë më pak.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:46

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë më një sqarim zyrtar për incidentin me para dhe tetraplegjik në ndeshjen e ditës së djeshme në stadiumin e ri ‘Air Albania’.

Postuar: 18/11/2019 - 23:23

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh për Pressing në T7 se Kosovën nuk e pengon asgjë që

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafiz

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p