BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

Shtatori vendimtar për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, por edhe për pozitat e trajnerit Edi Reja

Shtatori vendimtar për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, por

Mungesa e Rusisë në ndeshjete grupit në Ligën e Kombeve, për shkak të penalizimit të saj si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, ndihmoi rivalët në grupin tonë të pretendojnë vendin e parë, edhe pse Shqipëria, nga dy takimet e para të saj në Divizionin B të Ligës së Kombeve ka siguruar vetëm një pikë, pikërisht nga barazimi në transfertë ndaj Islandës, ndërsa humbi në “Air Albania” të Tiranës me Izraelin 1-2, pra qëndron nëvend të fundit në grup. Por kuqezinjtë kanë shanse të zënë vendin e parë nëse i fitojnë të dy ndeshjet e kthimit me këta rivalë. Vendin e parë në grup e mban Izraeli me 5 pikë, pasi ka fituar me Shqipërinë dhe ka barazuar dy herë me Islandën. Kurse islandezët kanë tri pikë, pasi kanë barazuar në të tri ndeshjet e luajtura deri tani. Me Islandën kuqezinjtë do të luajnë në Tiranë dhe kanë një shans më shumë, kurse me izraelitët Shqipëria do të luajë në transfertë. Ngado ta kapësh, fatet e grupit varen nga përplasja e Shqipërisë me Izraelin, qëështë edhe ndeshja e fundit në grup. Por që të ndodhë kjo duhet më parë që Shqipëria të mos humbasë me Islandën. Pra bën punë edhe barazimi, kurse me izraelitët s’ka rrugë tjetër ve? fitores, gjë që duket e vështirë. Me izraelitët duhet një fitore me minimumi dy gola, në të kundërt ata mbeten në vend të parë. E thënë ndryshe, Shqipëria duhet të mendojë për 6 pikë në duelet e radhës, për të siguruar vendin e parë që do ta ngjiste në Ligën A, por do t’i jepte edhe një shans kualkifikimi për Europianin e vitit 2024.

Situata me Rejën

Duke bërë analizën e ndeshjeve të realizuara deri tani, dobësinë në rezultate, pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë e grupit dhe vështirësinë e realizimit të objektivit, dilet në konkluzionin se trajneri Edi Reja nuk e ka të gjatë në krye të përfaqësueses. Ai mund të shpëtojë vetëm nëse zë vendin e parë në grup, kuptohet, shkarkimi ose qëndrimi i tij në krye të kuqezinjve është në dorën e vetë presidentit të FSHF-së Armand Duka, por vështirë se do ta pranojë njeri, specialist apo tifoz qoftë, që Reja ta vazhdojë punën e tij nëse nuk fiton dy ndeshjet e radhës, apo më saktë të zerë vendin e parë në grup. “Plakushi” nuk ka më moshë për të eksperimentuar, as kohë për të vepruar sipas skemave të tij. Atij i duhet të bëjë një zjedhje taktike të aftë për të?uar skuadrën tek fitorja dhe tek objektivi. ?farëdo rezultati tjetër të bëjë ekipi në fund të shtatorit, disfata dhe zgënjimi janë të garantuar dhe Reja e ka të qartë se fundi i shtatorit nuk vendos vetëm për pozitën e skuadrës në grup, por edhe për pozitën e tij në ekip. E thënë ndryshe, shanset më të mëdha janë që Reja ta mbyllë në fund të muajit të ardhshëm aventurën e tij shqiptare, ku nuk do të regjistrohet ndonjë sukses i madh. Ah, po! Nëse ai ia del të sigurojë vendin e parë, jo vetëm që do të përmirësonte imazhin dhe statistikat e tij me skuadrën kuqezi, por edhe si plak qëështë do t’i jepte vetes një shans të luante në krye të Kombëtares së Shqipërisë ndeshjet eliminatore të Euro-2024. Në Shqipëri po shtrohet gjithnjë e më shumë ideja për të pasur një teknik shqiptar në krye të kuqezinjve, madje ka propozime konkrete emrash si Besnik Hasi etj.