BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Është zyrtare, Inzagi merr për dy vite drejtimin e Interit

Është zyrtare, Inzagi merr për dy vite drejtimin e Interit

Interi nis një epokë të re. Simone Inzagi është nga dita e djeshme zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës zikaltër, duke pasuar kështu Antonio Konten dhe i jepet mundësia për të drejtuar kampionët e Italisë pas punës së shkëlqyer që bëri te Lacio gjatë 5 viteve që drejtoi si trajner i parë. Simone Inzagi së bashku me stafin e tij mbërriti paraditen e kësaj të enjteje në Apiano Xhentile për të vizituar fillimisht qendrën stërvitore të klubit, ndërsa menjëherë më pas hodhi edhe firmën mbi kontratë. 45-vjeçari firmosi me Interin për 2 sezone ndërsa paga e tij do të jetë diçka më e lartë se 4 milionë euro ndërkohë që me bonuset mund të arrijë deri në 5 milionë euro në vit. Inzagi i cili me Lacion në këto 5 vite fitoi një Kupë Italie dhe dy Superkupa të vendit, ndërkohë që sezonin e kaluar arriti t’i kualifikonte kryeqytetasit edhe në Champions League, duke kaluar edhe grupin do të ketë tashmë do të ketë misionin e vështirë për të mbajtur Interin në nivelet më të larta dhe për të vazhduar rrugën e sukseseve të nisur nga Konte. Objektivi i parë i Simone Inzagit do të jetë mbrojtja e titullit kampion në Serie A, një objektiv jo i lehtë edhe për faktin se zikaltrit kanë probleme financiare dhe do të jenë të detyruar të shesin një apo 2 nga lojtarët më cilësorë që kanë në skuadër të cilët do t’i zëvendësojnë me blerje “low-cost” ndërkohë që merkato do të jetë e kushtëzuar nga shitjet. Simone Inzagi e drejtoi Lacio në 251 takime në të gjitha kompeticionet duke regjistruar 134 fitore 45 barazime dhe 72 humbje. Në ringritjen e bardhekaltërve meritat janë kryesisht të tijat ndërkohë që arriti të nxirrte në pah cilësitë e lojtarëve si Imobile, Milinkoviç-Saviç, Korrea, Luis Alberto, Thomas Strakosha e të tjerë duke rritur jashtëzakonisht edhe vlerën e tyre në merkato. Te Interi Simone Inzagi do të kërkojë të riniset nga Romelu Lukaku të cilin e konsideron të pashitshëm dhe ende pa u zyrtarizuar si trajner i kampionëve të Italisë, ka patur një bisedë telefonike me të, duke marrë ok-in e sulmuesit belg për të vazhduar aventurën në “San Siro” me Interin. Në fakt, janë vetë mediat sportive që shkruajnë rreth pozicionit të sulmuesit në këtë merkato vere.“Romelu Lukaku nuk do të largohet nga skuadra e Interit”, shkruajnë mediumet sportive në Itali dhe në Belgjikë. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Belgjikës në një intervistë për mediumet belge. Lukaku ka insistuar se nuk ka arsye të largohet nga Interi, pasi ndihet i lumtur tek ekipi italian, me të cilin e ka fituar titullin e kampionit në Serie A. Madje, ai ka zbuluar se tashmë ka biseduar me trajnerin e ri të Interit, Simone Inzagin që e sheh si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri. “Do të mbetem te Interi, pasi ndihem mirë. Unë tashmë kam biseduar edhe me trajnerin e ri, dhe së bashku jemi dakorduar se edhe sezonin e ardhshëm do të luftojmë për titull”, ka thënë Lukaku, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Sulmuesi 28-vjeçar në sezonin e fundit, realizoi 30 gola në të gjitha garat për ekipin italian.