BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Sport

Shtohen dyshimet për vdekjen e Diego Maradonës, zbulohet dokumenti i rëndësishëm që pritet të zbardhë gjithçka

Shtohen dyshimet për vdekjen e Diego Maradonës, zbulohet dokumenti i

Është zbuluar një dokument i cili ngre edhe më shumë pyetje në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës në fund të vitit të kaluar.

Ikona e Argjentinës dhe Napoli Maradona vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, në shtëpinë e vet në Buenos Aires më 25 nëntor 2020.

Në fillim të atij muaji, më 2 nëntor, Maradona ishte pranuar në spitalin e La Platas dhe ishte operuar në tru një ditë më vonë.

Një dokument i klinikes Olivos për gjendjen e Maradonës, është zbuluar dhe përmban hollësi të një takimi të 5 nëntorit mes vajzave të legjendës argjentinase, doktorit të tij Leopoldo Luque, psikiatrit të tij Dra Cosachov, drejtorit të klinikës Pablo Dimitroff dhe kujdestarit të kujdesit intensiv Fernando Villarejo.

Ky dokument, i cili e thekson në hollësi trajtimin e Maradonës, është i rëndësishëm për hetimet që janë duke vazhduar për zbardhjen e shkaktarit kryesor të vdekjes së tij.

“Kjo pjesë e dokumentit tregon shumë qartë sa shumë po rrezikonte Maradona”, ka thënë një hetues në rastin e Maradonës për Infobae.

“Sa për të shpjeguar: klinika u thotë doktorëve të tij personalë se trajtimi mund të jetë i rrezikshëm madje edhe me doza të kontrolluara, me mbikëqyrje, me oksigjen dhe me ndihmë ushqyese. Asnjëra prej këtyre nuk ndodheshin në shtëpinë e tij në Tigre”, shtoi ai.

Shtohen dyshimet për vdekjen e Diego Maradonës, zbulohet dokumenti i