BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Shtohen lojtarët e huaj në Superiore, pakësohen shanset për të rinjtë e ekipeve zinxhirë

Shtohen lojtarët e huaj në Superiore, pakësohen shanset për

Kategoria Superiore po bën përpjekje të rrisë cilësinë e saj dhe disa skuadra kanë bërë progres, madje ky progres është ndjerë dhe në paraqitjen e klubeve tona në kompeticionet e UEFA-s, por mbetemi në po ato ujëra që kemi qenë vazhdimisht gjatë dekadës së fundit e ndoshta më parë, sepse nuk po ndodh ai kapërcimi i madh që synohet nga të gjitha klubet dhe nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit. Padyshim që janë bërë hapa përpara, por ka ende shumë mangësi në mënyrën se si punohet me të rinjtë në radhën e klubeve. Sot futbolli shqiptar ka nevojë imediate të financojë futbollin e moshave, të grumbullojë e seleksionojë vazhdimisht elementët më të mirë dhe këtë punë duhet ta bëjnë klubet nëpërmjet skuadrave zinxhirë të tyre. Kjo gjë nuk ndodhi as këtë vit, pasi merkato e verës e zhvilluar nga 10 klubet e Superiores, konfirmoi dhe një herë “dashurinë” e presidentëve të klubeve tona ndaj lojtarëve të huaj. Duke mos parë larg, pra dritëshkurtër në veprimtarinë e tyre, presidentët e klubeve duan përfitime të shpejta, pra të momentit, e për këtë ndërtojnë skuadra me lojtarë të gatshëm, që vijnë nga jashtë e mundësisht një pjesë për një kafshatë bukë. Janë afro 50 lojtarë të huaj që kanë ardhur këtë verë në Superioren e Shqipërisë. Edhe më parë klubet kishin lojtarë të huaj, por një pjesë u larguan. Në vend që t’i zëvendësonin me të rinj, klubet vendosën të ndiqnin të njëjtën skemë, pikërisht atë lëvizje që u mbyll dyert të rinjve vendas.

Vllaznia e Dinamo “kampionë” me blerje të huaja

Vllaznia është skuadra që ka afruar më shumë të huaj në radhët e saj. Kjo ndodh dhe për faktin se shkodranët kishin lojtarë të huaj nga sezoni i kaluar dhe një pjesë prej tyre u larguan. Për këtë arsye klubi nxitoi t’i zëvendësojë dhe mori kryesisht lojtarë nga Bosnja e Mali i Zi. Janë 8 lojtarë të huaj që ka marrë Vllaznia nga merkato e verës, por në bazë të rregullores nuk do të mund t’i aktivizojë njëherësh në fushë. Klubi tjetër që ka bërë shumë blerje të huaja është Dinamo, me 6 afrime të tilla. Edhe dinamovitët duket se do ta bazojnë forcën e tyre tek një kontigjent lojtarësh të huaj që besohet se bëjnë diferencë. Por kjo mbetet për tu parë në fushën e lojës. Po 6 lojtarë të huaj ka marrë edhe Partizani, 4 prej të cilëve në ditën e fundit të merkatos, bëhet fjalë për 4 talente që vijnë nga Afrika dhe që klubi ka nënshkruar me ta kontrata 4-vjeçare. Teuta dhe Egnatia kanë bërë nga 5 afrime lojtarësh të huaj në këtë merkato vere, një shifër e lartë po të mendohet prania e mëparshme apo dhe rivaliteti me vendasit që tek skuadra durrsake janë të shumtë. Nga 4 lojtarë të huaj kanë afruar edhe Laçi e Kastrioti, por me ndryshimin që kurbinasit e kanë ruajtur bërthamën e grupit të sezonit të shkuar. Me nga 3 afrime të reja lojtarësh të huaj janë Skënderbeu dhe Kukësi, por mbetet të shihet deri në fund nëse nuk kanë ndodhur surpriza në regjistrin e orës së fundit. E vetmja skuadër që është “kursyer” në këtë drejtim është Tirana, që ka bërë 2 afrime lojtarësh të huaj. Në fakt, Tirana ka bërë më tepër lëvizje vendase, me rikthim të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e klubit. Ardhja e një numri kaq të lartë lojtarësh të huaj, do t’ua prishë ëndrrën shumë të rinjve vendas që shpresonin të tregonin vlerat e tyre në fushë.