BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Sport

Shtyhet El Clasico, federata spanjolle vendos të luhet 2 javë para se të mbyllet viti

Shtyhet El Clasico, federata spanjolle vendos të luhet 2 javë para se

Kryendeshja e Spanjës dhe ndoshta e krejt futbollit europian e botëror, Barcelona-Real Madrid, e cila është “El Clasico” e parë për këtë sezon, është shtyrë zyrtarisht, si pasojë e trazirave të shumta në Katalonjë nga mbështetësit e pavarësisë, por edhe protestave të qytetarëve në Barcelonë dhe shumë qytete katalanase për gjyqin (sipas tyre të padrejtë) ndaj zyrtarëve që duan pavarësi nga Spanja. Për dy ditë me radhë, federata spanjolle negocioi me klubin e Barcelonës për ndeshjen me Realin, duke dhënë këshilla për organizimin e saj, madje duke ofruar edhe data alternative apo destinaci9one të tjera, por në fund palët janë pajtuar që kyendeshja e këtij edicioni në Spanjë rtë luhet dy javë para mbylljes së vitit 2019, pra në prag të Krishtlindjeve dhe për këtë nuk ka më dilema, kjo dhe për faktin se propozimin e bëri vetë klubi blaugrana. Referuar medieve sportive spanjolle që e kanë mbuluar me seriozitet këtë ngjarje, tashmë vendimi është zyrtar: “El Clasico” i parë i sezonit, Barcelona-Real Madrid, nuk do të luhet, sikurse ishte parashikuar, më 26 tetor, për shkak të protestave në kryeqendrën e Katalonjës. Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit u bëri thirrje të dy ekipeve, të enjten në mbrëmje, të arrijnë marrëveshjen për një datë të re. Pasi Barcelona e braktisi idenë se do të luhet në datën e caktuar, klubet tashmë kanë filluar bisedimet dhe me shumë mundësi do të caktohet data 18 dhjetor. U hodh poshtë opsioni i dytë i propozuar nga La Liga për ta luajtur “El Clasicon” të shtunën, më 7 dhjetor. Kjo nënkuptonte lëvizjen e disa ndeshjeve të ekipeve që nuk kanë asnjë lidhje me gjithçka që po ndodh. Në këtë mënyrë, Real Madrid do të shkojë në “Camp Nou” për “El Clasicon” pasi të ketë luajtur kundër Valencias në “Bernabeu” dhe para transfertës me Bilbaon. Skuadra e Barçës, ndërkohë para “El Clasicos” do të luajë në San Sebastian me Real Sociedadin dhe më pas do të presë Alavesh. Me këtë vendim, të dy klubet po përpiqen të minimizojnë dëmet për shkak të kalendarit të ngjeshur. Është detyrim që çdo ndeshje e shtyrë e fazës së parë duhet të luhet para fillimit të raundit të dytë (17 janar). Përveç problemit të tifozëve që kishin rezervuar biletën dhe udhëtimin për në Barcelonë, dëmi tjetër i madh vjen nga audienca televizive, pasi një ndeshje e luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk do të ketë të njëjtën audiencë si në fundjavë. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë dy klubet e mëdha të La Ligas për të vendosur diktatin e tyre në kampionat, por për momentin Reali nuk e ka atë fuqi që kishte sezone më parë nën drejtimin e Zidanit. Skuadra “Los Blancos” është në fazë transformimi dhe po rritet ngadalë, kurse Barcelona e mesit me shokë ruan stabilitet dhe mbetet favorite për ta fituar ndeshjen në “Kamp Nou” më 18 dhjetor si dhe të mbrojë titullin kampion në Spanjë./ Adriatik BALLA