Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtyllat i prishin festën të kuqve, kampionët e mbyllin pa gola me Karabakun, kualifikimi vendoset në Azerbajxhan

Postuar: 11/07/2019 - 07:21

Partizani debutoi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, duke ndarë një barazim pa gola në sfidën përballë gjigantëve azerë të Qarabagut, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Kampionët e Shqipërisë vinin në këtë takim me një trajner të ri, si italiani Lerda, por me pak ndryshime nga skuadra që riktheu titullin pas 26 vitesh, teksa Willian Cordeiro, Esin Hakaj dhe Bitri ishin emrat e rinj të mbrëmjes së sotme. Pjesa e parë nisi me Qarabagun më kërkues, por Lerda e kishte ngritur mirë “murin e kuq” në prapavijë, duke sprapsur thuajse çdo rrezik në kuadratin e Alban Hoxhës, ndonëse në një moment iu desh edhe fati në krah, për të mos pësuar. E nëse mbrojtja ishte në lartësinë e duhur, sulmi ishte ai që çaloi në 45 minutat e para, teksa shkëndijën e vetme të kampionëve të Shqipërisë e dha Jasir Asani, me një depërtim të shpejtë nga krahu, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Një Partizan më kërkues u shfaq në pjesën e dytë dhe ishte menjëherë Egzon Belica, që pas një goditjeje nga këndi, gjuajti bukur me kokë, por topi u përplas në traversën e portës së Qarabagut, ndërsa në vijim të aksionit, gjuajtja e Cordeiro u bllokua nga Ëagner. Edhe në vijim Partizani zbriti disa herë në gjysmëfushën kundërshtare, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e azerëve, të cilët nga ana e tyre tentuan të largoheshin me fitore nga Tirana, por nuk e thyen barrikadën e kuqe. Vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 0-0, duke bërë që çështja e kualifikimit të shtyhet për në Azerbajxhan, kur më datën 17 do të luhet ndeshja e kthimit mes Qarabagut dhe Partizanit. Menjëherë pas ndeshjes presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli për mediat menjëherë pas mbylljes së ndeshjes mes Partizanit dhe Karabakut. Demi deklaroi se asgjë nuk është mbyllur, dhe pret ndeshjen e kthimit. Një fjalë edhe për trajnerin Lerda, ku presidenti i kuq u shpreh se tekniku ishte mirë në syrin e tij. “Ishte ndeshje e bukur, ata janë ekip I fortë. Ne patim rastin tonë, por nuk e bënë. Gjithsesi, rezultat I mirë. Tani rritemi edhe në koeficent, me këto rezultate. Kualifikim? Loja është e hapur, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. E mbani mend Ferencvaroshin, na bëri gol këtu, I bëmë gol atje. Trajneri? Ka ende kohë për të folur për trajnerin. Por, mirë ishte”, deklaroi presidenti Demi. Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, pas pas barazimit 0-0 ndaj Karabakut foli për mediat duke u shprehur se ishte i kënaqur me atë çka dha ekipi në fushën e lojës. “Jam i kënaqur. Djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen. Kemi krijuar rastet tona ndaj një skuadre shumë të ftohte. Kemi bërë ndeshjen që kemi përgatitur. Me pak më shumë fat mund të kishim i fituar. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë. Kanë qenë shumë të zotë. Edhe Braun edhe Broja kanë luajtur mirë. Kanë hyrë me qasjen e duhur dhe na kanë ndihmuar. Ata goditën një traversë në pozicion jashtë loje. Ne goditëm një traversë me Belicën. Patëm edhe 2 raste me Cinarin. Ata e mbajtën më shumë topin, por rastet më të mira i kishim ne. Me pak fat mund të fitonim. Do të shpresojmë te një rezultat pozitiv në Azerbajxhan. Si skuadër duhet të kemi parasysh se kundër kujt luajmë. Në të gjitha gjërat gjithnjë mund të bëhet më mirë edhe në futboll”, u shpreh Lerda.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Postuar: 21/10/2019 - 13:11

Christiano Rolaldo është akuzuar pak kohë më parë nga një ish-modele për përdhunim.

Postuar: 20/10/2019 - 23:13

Elseid Hysaj insiston të largohet nga Napoli.

Postuar: 20/10/2019 - 07:54

Serie A luajti dje tri ndeshjet e para të javës së 8-të të saj, ku padyshim spikati fitorja e Nap

Postuar: 20/10/2019 - 07:53

Kategoria Superiore luajti dje ndeshjet e javës së 8-të të saj, ku padyshim kryedueli ishte ai i

Postuar: 20/10/2019 - 07:50

Shqipëria ka ende dy ndeshje për të luajtur në grupin H eliminator për Euro-2020, por nuk ka asnj

Postuar: 19/10/2019 - 23:17

Real Madrid u mund këtë të shtunë në transfertë nga Mallorca me rezultatin 1-0.