BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Shtypi botëror elozhe Atalantës, “shkriu” skuadrën më të mirë të sezonit në Europë

Shtypi botëror elozhe Atalantës, “shkriu” skuadrën

“Bajer Leverkuseni i pamposhtur u shkri 3-0 përballë një Atalante gjigante, e aftë të realizojë një arritje të jashtëzakonshme. Nuk kishte humbur kurrë gjatë gjithë sezonit skuadra gjermane. 51 ndeshje pa humbje, me 42 fitore dhe 9 barazime. Një rrugëtim unik në historinë e futbollit europian, i ndalur në mënyrën më brutale nga Atalanta në këtë finale të Europa League, që do të mbetet e paharrueshme jo vetëm për rezultatin, por edhe mënyrën se si erdhi”, shkruajnë mediumet sportive europiane. Superioriteti i italianëve ishte total: taktikë, atletikë, teknikë, shpirt gare. I fisnikëruar nga 3 perla të Ademola Lukman. Talent i pastër por që nigeriani e kishte shfaqur vetëm me raste deri më tani në karrierën e tij. Këtë herë, në mbrëmjen më të rëndësishme e shpalosi të gjithë potencialin që zotëron. Këtu është edhe firma e trajnerit që e hodhi në fushë bashkë me Skamakan dhe De Ketelaere. Edhe pse mund të rrezikonte të prishte ekuilibrin e skuadrës. “Ta luajmë pa frikë”, ishte motoja e gjeniut Gian Piero Gasperinit. Eventi është historik, është e para kupë Europiane që fiton Atalanta. Trofeu i saj i dytë pas Kupës së Italisë në 1963, plot 61 vjet më pas. Është një sukses i paharrueshëm, edhe sepse i dhuron Italisë për herë të parë Europa League. Skuadrat italiane nuk e kishin fituar kurrë në 14 edicionet e mëparshme. Dhe që mundëson kualifikimin në Championsin e ardhshëm të plot 6 skuadrave nga Serie A (nëse Atalanta do ta mbyllë sezonin në vendin e pestë). Është dhe trofeu i parë i fituar në karrierë nga Gasperini, tekniku që në 8 vitet e tij zikaltër ka vlerësuar një seri të pafund lojtarësh duke transformuar shumë të rinj në kampionë. 66-vjeçari ka aplikuar dhe shpërndarë një model futbolli për kolegët e tij. Stadium i ri dhe bilance pozitive. Merita të padiskutueshme kanë edhe drejtuesit. Pak fjalë dhe shumë punë. Larg kamerave dhe gjithmonë besnikë ndaj një projekti që po frymëzon edhe klube të tjerë. Dhe çfarë nuhatjeje për gjetjen e talenteve të reja. Për t’i shitur më vonë me shuma të majme që u japin frymëmarrje financave dhe së ardhmes së Atalantës. Cila ishte gjëja më e bukur e finales së Dublinit? Ndoshta mënyra se si Atalanta luajti 30 minutat e para, por jo vetëm, duke dominuar taktikisht një kundërshtar që deri në atë moment kishte magjepsur Gjermaninë dhe Europën. Kuraja me të cilën guximtari Gasperini e luajti duke zgjedhur një formacion totalisht të zhbalancuar përpara me 3 sulmues dhe një dyshe mesfushe me vështrimin para si Ederson dhe Kupmeiners. Ndoshta performanca e Lukman, njeriu që vendosi sfidën me 3 gola njëri më i bukur se tjetri.