BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Sport

Shuhet legjenda Diego Armando Maradona, ikona e futbollit argjentinas dhe botëror

Shuhet legjenda Diego Armando Maradona, ikona e futbollit argjentinas dhe

Lojtari i madh, fitues i Botërorit “Meksiko-1986”, një prej më të mirëve të të gjitha kohërave, vdiq dje në moshën 60-vjeçare, në Buenos Aires, pas një arresti kardiak

U nda dje nga jeta një prej sportistëve më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, Diego Armando Maradona, argjentinasi i famshëm, njeriu që fitoi Botërorin e Meksikës thuajse i vetëm më 1986, fama e të cilit kishte pushtuar planetin për dekada me radhë. ka qenë një ditë tronditëse për futbollin botëror, sepse Maradona pranohet gjerësisht se ishte përfaqësuesi më i denjë ndër më të denjët e më të mëdhenjtë, praktikisht një nga më të mirët e historisë së kësaj loje në të gjitha kohërat. Kështu, vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin, “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak pasditen e djeshme në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh. Në shtëpi bashkë me Maradonën ndodhej edhe vajza e tij, Xhanina. Kujtojmë që më 30 tetor Maradona festoi 60-vjetorin, ndërsa vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni në tru, për të eliminuar një mpiksje gjaku dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ishte vendosur në rezidencën ku edhe humbi jetën dje pasdite. Ishte gazeta “Clarin”, ndër më të mëdhatë në Argjentinë, e cila publikoi lajmin se është ndarë nga jeta Diego Aramando Maradona në moshën 60-vjeçare. Sipas gazetës në fjalë, Maradona është ndarë nga jeta pasi ka pësuar një atak kardiak në shtëpinë e tij gjatë paradites së djeshme. Në fakt, gjendja e tij raportohej si stabël dhe jo e rrezikuar, por situata ka ndryshuar në mënyrë tragjike. Në Argjentinë, që pas publikimit të këtij lajmi nga gazeta në fjalë, ka filluar një zi kombëtare e mirëfilltë. Maradona është një legjendë e futbollit botëror dhe një nga figurat më të dashura në historinë e Argjentinës jo vetëm futbollistike. Të shumtë kanë qenë mesazhet që personalitetet e sportit dhe jo vetëm kanë adresuar për këtë ngjarje, për ndarjen nga jeta të një prej më të mëdhenjve të futbollit. “Sot i them lamtumirë një miku, bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pashembullt. Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet kurrë. Pusho në paqe, Diego! Ju kurrë nuk do të harroheni kurrë", shkruan Kristiano Ronaldo. Mbresëlënës ka qenë dhe mesazhi i brazilianit Pele. “Një ditë do ta godasim topin së bashku në qiell. Miqtë më të mirë po na lënë”, shkruan Pele, mjaft i prekur nga vdekja e Maradonës. Edhe kryeministri edi Rama bëri një postim prekës për humbjen e Diegos. “Dora e Zotit iu bashkua Zotit”, shkruan Rama, duke e cilësuar Maradonën si Moxartin e futbollit. Nuk mungoi as mesazhi i Lionel Mesit, që cilësohet shpesh “identik” me legjendën argjentinase. “Një ditë e mërzitshme për të gjithë Argjentinën dhe futbollin. Ai u largua por do të jetë ende këtu me ne, sepse Diego është i pavdekshëm. I kam përmbledhur të gjitha momentet e mira që kisha më të dhe dëshiroj që t’i shpreh ngushëllimet të gjithë familjes së tij dhe shokëve. RIP”, ka shkruar Mesi në rrjetin social “facebook”. Kujtojmë në fund, që Maradona fitoi kupë bote me Argjentinën, ndërsa me klubet korri suksese të mëdha me Barcelonën, Napolin e padyshim ekipin e zemrës, Boka Juniors.