BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shyqyri Balgjini: Partizani emër i madh, pres fitoren e tij në derbi, kampionati duhet të bëhet me 14 ekipe

Shyqyri Balgjini: Partizani emër i madh, pres fitoren e tij në derbi,

Futbolli shqiptar ndodhet në një fazë përtëritjeje, dëshmuar më mirë se kudo gjetkë me ekipin kombëtar, ku grupi po rinohet vazhdimisht dhe ka një rritje cilësore të padiskutueshme, ndërkohë që edhe në kampionat konstatohen raste pozitive të rritjes së cilësisë, dëshmuar me rivalitetin në garën për titull, me të paktën 6-7 ekipe deri tani. Padyshim që është ende herët për të bërë llogaritë, por ca gjëra pozitive kanë ndodhur, përfshi dhe aplikimin e VAR-it, ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u dhënë të rinjve nga ekipet zinxhirë më shumë shanse në ekip të parë. Sot në mbrëmje, do të luhet një klasike e futbollit tonë, sikurse është derbi Tirana-Partizani, një duel që ka marrë vëmendje maksimale. Një nga ikonat e futbollit tonë, Shyqyri Ballgjini, nga familja e madhe futbollistike e Ballgjinëve, dinamovit i shquar dhe i thekur, thekson se rivaliteti në kampionat ngjall interes dhe se pret një fitore të “demave të kuq” në këtë përballje. Nga ana tjetër, ai komenton ecurinë e Kombëtares, shpërthimin e Brojës dhe kritikën për Rejën që nuk e fut titullar.

- Sot do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, derbi Partizani-Tirana, një ndeshje që gjithmonë ka prodhuar emocione. E dimë që ju në familje jeni të ndarë midis Partizanit e Dinamos, por këtë herë është Tirana në valle. Çfarë prisni nga ky takim?

Derbet janë gjithmonë ndeshje me emocion, por pres fitoren e Partizanit, desha të them e dëshiroj fitoren e tij. Në fakt, në futboll ka ca ligje të pashkruara, ku jo gjithmonë fiton më i miri, por ky derbi mund të tregojë shumë gjëra. Partizani është një ekip i mirë, por në renditje nuk është aty ku duhet. Por s’mund të rrijë në këto pozita pafundësisht, ashtu sikurse dhe gëzimi i fitores nuk zgjat pafundësisht.

- Nuk e di sa e keni ndjekur por ka një veçanti ky kampionat, që janë shumë skuadra që rivalizojnë për titull si Tirana, Teuta, Kukësi, Vllaznia etj. Në çfarë vendi e shihni Partizanin?

Nuk e kam ndjekur garën rregullisht por unë Partizanin e shoh po aq pretendent sa edhe skuadrat që ju përmendët. Unë ndjek edhe Dinamon, sigurisht, pasi Dinamo është skuadra ime e zemrës dhe shoh që ajo po tenton të futet në vallen e këtij pretendimi, por, meqë po flisnim për Partizanin, mund të them se ata kanë një skuadër me elementë të mirë dhe mund ta tregojnë veten që në këtë derbi se janë cilësorë.

- Dinamo është rikthyer në elitë pas një dekade peripecish me klubin, dhe emri gati u shua...

Presidenca ka investuar goxha dhe unë dua t’i përgëzoj për dëshirën dhe investimin. Por nuk është e lehtë të kapësh menjëherë majat. Ju e dini se si kudo e në çdo vend edhe suksesi në futboll kërkon kohën e tij. Unë ndoqa ndeshjen me Vllazninë, ku dukej sikur Dinamos i kishin lidhur këmbët. Atë ditë luajtën 10 minuta të mira, ku shënuan edhe të parët golin, e mendova se do ta fitonim këtë ndeshje. Por loja dhe rezultati ndryshoi në favor të Vllaznisë, e cila e meritoi sigurisht fitoren dhe trepikëshin. Dinamos i duhet ende punë dhe kohë të piqet.

- Për herë të parë në kampionatin tonë aplikohet teknologjia VAR. Si në çdo gjë tjetër tek ne ka komente pro e kundër. Cili është mendimi juaj, a e përmbush VAR misionin në kampionatin shqiptar?

Unë e shoh si lëvizje pozitive, sidomos kur e krahasoj me kohën e rinisë time. Madje jam i sigurt, nëse ne do të kishim pasur VAR në atë kohë, Dinamo do të kishte më shumë trofe në inventarin e saj, ajo do të ishte kampione absolute sepse e tillë ishte ajo skuadër. Janë bërë padrejtësi nga mosrespektimi i rregulloreve dhe kjo lidhet me sjelljen e arbitrave. Prandaj them se ka dhënë rezultate pozitive dhe s’i gjykon njeri e kështu vendimi i gjyqtarit respektohet. Tani janë të edukuar, presin me qetësi vendimin e VAR dhe mosmarrëveshjet apo tensionet marrin zgjidhje me qetësi. Për mua VAR është një zgjidhje e madhe, por më duhet të pranoj nga ana tjetër që e vonon goxha lojën. Gjithsesi, ajo që të gjithë dëshirojmë është që në fushë të fitojë ai që e meriton dhe VAR ndihmon në këtë drejtim.

- Çdo kampionat ka një nivel që kuotohet në bazë të pikëve. Nga 0 në 10, çfarë note mund t’i vëmë kampionatit shqiptar?

Ju doni të më vini në rolin e mësuesit, por është e vështirë për mua të vendos nota, sepse kam që nga viti 1994 që nuk e ndjek rregullisht kampionatin, as në stadiume nuk kam shkuar. Por këtë edicion ka një përjashtim, pasi është rikthyer Dinamo dhe presidenti Bardhi na ka respektuar, ai dhe gjithë dinamovitët janë entuziastë. Megjithatë, ka rivalitet. Kemi parë që fiton Rrogozhina në transfertë, por edhe Teuta është padiskutim pretendente, Tirana, Vllaznia, e Kukësi gjithashtu me ambicie, por edhe Partizanin e shoh në këto nivele. Nga 10 ekipe, 7 janë pretendente për titull dhe kjo është pozitive. Por kur ka kaq shumë skuadra që pretendojnë titullin është vetë kampionati që ka diçka negative dhe logjika e do që të rritet numri i ekipeve pjesëmarrëse.

- Konkretisht?

Nuk ka asgjë të re këtu, kur themi duhet rritur numri i skuadrave nënkuptojmë një kampionat me më shumë se 10 ekipe në elitë, ndoshta me 14 ekipe do të ishte shumë më mirë. Këta që ne i llogaritëm pretendentë, me një shkarje të vogël gjatë rrugës, mund të rrezikojnë rënien nga kategoria. Dua të them që s’kemi pse bëjmë një kampionat me 4 faza, por rrisim numrin e ekipeve dhe bëjmë kampionat me dy ose tri faza. Me shtimin e skuadrave u jepet një shans edhe qyteteve të tjera, madje qyteteve që kanë traditë në futboll si Vlora, Lushnja, Fieri, Kavaja, Elbasani, Lezha etj. Janë shumë rrethe që do të kishin dalje në elitë kampionati do të kishte më shumë tifozë, më shumë rivalitet e më shumë dëshirë. Edhe këta qytete duan të jenë në kampionat elitar. Unë këtu shpreh një mendim timin, i cili mund të mos gjejë mbështetje, por në pikëpamjen time duhet ndryshuar sepse u jep një dorë edhe qyteteve të traditës, madje dhe skuadrave të vogla që duan të shprehin potencialin e tyre. Formula e garës me më shumë skuadra ha debat, por unë insistoj se ka nevojë vetë kampionati për këtë ndryshim.

- Futbolli shqiptar nuk prodhon elementë cilësorë. Dikur klubet kishin skuadrat zinxhirë që nxirrnin shumë lojtarë sidomos Vllaznia, Dinamo, Partizani e Tirana, por edhe të tjerët. Elementët e kampionatit tonë janë me kokrra që çajnë jashtë, cili është mendimi juaj?

Jo, nuk kam këtë mendim, përkundrazi, futbollit shqiptar nuk i mungojnë talentet. Kombëtarja është dëshmia më e mirë, e cila ka plot elementë të rinj cilësorë e një ndër ta edhe Broja. Edhe klubet brenda vendit kanë nxjerrë elementë të mirë si Teuta, Vllaznia, Tirana etj. Pra, lojtarët cilësorë nuk i mungojnë futbollit shqiptar, por këtu problemi është se klubet marrin lojtarë të huaj nga Afrika, Amerika e Jugut, Europa dhe Azia, lojtarë të gatshëm, kështu që lihet mënjanë elementi i ri i klubit. Marrin lojtarë të gatshëm sepse nuk presin deri sa të rritet lojtari i akademisë. Parë në këtë drejtim kjo duket të jetë ana negative, ama duhet të pranojmë nga ana tjetër se nuk mund të ketë një kampionat vetëm me lojtarë shqiptarë. Futbolli tani operon në kushtet e tregut. Në kohën tonë me rregullore ishte me detyrim aktivizimi i një 18-vjeçari, kështu që klubi, për interesat e tij, insistonte për të prodhuar elementë sa më të mirë. Kjo ishte gjë e mirë sepse vinte në punë trajnerët. A prodhojnë klubet tona lojtarë cilësorë? Unë them se po dhe ka plot shembuj që lojtarët e dalë nga kampionati ynë kanë luajtur jashtë. Gjithsesi, duhet investim dhe përkushtim në futbollin e të rinjve.

- Të flasim pak për Kombëtaren, e cila me humbjen ndaj Polonisë doli jashtë objektivave. A janë eliminatore cilësore këto për kuqezinjtë?

Unë e kam thënë shpesh që futbolli italian nuk më pëlqen, nuk jam tifoz i një futbolli të tillë, por ama trajnerët italianë janë të shquar. Si trajnerë italianët janë më të mirët, teknikë të mrekullueshëm dhe të shumtë. Edhe Reja është trajner i mirë, por lëvdatat për ecurinë e ekipit u takojnë të gjithëve. Nga ana tjetër, shoh një skuadër me moshë të re, e cila ka të ardhme, janë elementë që premtojnë. Nuk është më ai problemi i mëparshëm që po hoqe një kë do të fusësh, këtu ka rezultuar që ai që futet si zëvendësues del më i mirë se titullari. Ne kemi sot një Broja, një lojtar shumë i mirë. Luan në mënyrë konstante dhe unë sinqerisht nuk e kuptoj Rejën që një lojtar i cili në disa ndeshje radhazi tregon kualitet nuk e fut në fushë si titullar. Për mua është një zgjedhje e madhe në sulm dhe në futboll fiton vendin e titullarit dhe luan ai që e meriton. Ka një habi që shkakton në këtë rast, sepse lojtari nuk tha që jam i dëmtuar, por Reja e futi zëvendësues. E them këtë sepse shoh që ai djalë e meriton 11-shen menjëherë. Është futbollist me parametra jashtëzakonisht të mirë. Të dy golat që ai shënoi ndaj Hungarisë, në dy takimet ndaj tyre, i realizoi si profesionist. Vendosja, pozicionimi, shpërthimi e shumë elementë të tjerë, duket se vetëm Mesi e Ronaldo kanë ato vlera.

- E megjithatë jemi jashtë objektivave në Botëror....

Mua s’më takon të flas kështu. Eliminatoret ende po luhen dhe ne duhet të vazhdojmë të luajmë për sa kohë matematika na mban në “valle”. Unë mendoj se me Poloninë e meritonim një pikë, për lojën që bëmë. A është e vështirë të realizohet objektivi? Sigurisht që është e vështirë, por siç thashë le të shpresojmë sepse teorikisht ne jemi ende në garë për “play-off”. Në futboll gjithçka ndodh, prandaj kurrë mos thuaj kurrë. Analizat këtu nuk bëhen me rregull treshi, futbolli ka të papritura. A nuk barazoi Hungaria ndaj Anglisë fill pas humbjes me ne? Ndërkohë, është hera e parë që një ekip shqiptar grumbullon kaq shumë pikë në një Botëror dhe kjo ka anët e veta pozitive. Unë uroj më të mirën për djemtë dhe të kenë suksese në vijim.

- T’i kthehemi trajnerit Reja. A nuk është shumë i vjetër për një ekip të ri si yni?

Mosha ka efektet dhe kufizimet e veta, por nuk jam unë që e gjykoj. Vetëm shembulli i Brojës është ai që më shqetëson, që e mban në stol, kur ai duhet të jetë në 11-she i garantuar. Atij i takon e ti se fut titullar, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon dhe mua më lind e drejta të kritikoj trajnerin. Por puna e tij në rinimin e skuadrës ka qenë e mirë, tani skuadra ka një grup me moshë shumë të re.