BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Shyqyri Ballgjini: Shqipërisë i duhet trajner i huaj, e ardhmja e Kombëtares pesimiste

Shyqyri Ballgjini: Shqipërisë i duhet trajner i huaj, e ardhmja e

Futbolli shqiptar ndodhet në një koment krize, dëshmuar me rezultatet e dobëta të skuadrës kombëtare dhe një gjendje pasigurie për të ardhmen. Natyrisht, starti i dobët në eliminatoret e Euro-2020, që solli largimin e Kristian Panuçit, nuk la një shije të mirë dhe, pavarësisht se kuqezinjtë fituan bindshëm me Andorrën, sërish nuk kanë pritshmëri të larta. Në Shqipëri flasin të gjithë, specialistë e pseudospecialistë, secili në hesap të vet, por vlerë marrin komentet dhe qëndrimet e specialistëve të mirëfilltë, ish-futbollistëve të shquar të futbollit tonë. Dhe ndër ata që kanë lënë mbresa në fushat e futbollit, janë edhe vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, personalitete të futbollit shqiptar. Gazeta “SOT” intervistoi ikonën dinamovite dhe të Kombëtares, kampionin e Ballkanit me Shpresat në vitin 1978, Shyqyri Ballgjini, mbi aktualitetin futbollistik në Shqipëri dhe ecurinë e skuadrës kombëtare. Një ecuri që ish-futbollisti e cilëson jo të mirë dhe e sheh me pesimizëm të ardhmen e skuadrës. Nga ana tjetër, Ballgjini këmbëngul që Shqipërisë i duhet një trajner i huaj e jo shqiptar dhe këtë e lidh me fenomenet negative apo dyshimet e vazhdueshme që me trajnerët vendas ka ndërhyrje në formacion dhe vese të rënda, që kanë qarkulluar në media e në publik, fenomene që e kanë njollosur jo pak futbollin shqiptar.

Kush është Shyqyri Ballgjini?

Datëlindja: 14.03.1954

Vendlindja: Durrës

Pozicioni: Sulmues

Klubet:

 Dinamo: (1973-1982, 1983-1985)

Vllaznia: (përkohësisht në vitin 1978, në kuadër të kupës UEFA, kundër Austrisë së Vjenës)

Lokomotiva Durrës: 1982-1983, 1985-1987)

Kombëtarja e Shqipërisë: Futbollisti i preferuar i trajnerit të madh Loro Boriçi

Kampion Ballkani për U-21 në vitin 1978

Golat: Mbi 100 në Kampionat dhe mbi 50 në Kupë

Vlerësuar me: Legjendë e Futbollit Shqiptar, një nga 100 futbollistët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave.

Kombëtarja nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën eliminatore për Euro-2020. Panuçi dështoi, sidomos kur e krahasojmë me De Biazin, dhe FSHF është në kërkim të trajnerit të ri. Qarkullojnë emra të ndryshëm, por në mjedisin kuqezi është krijuar ideja që një trajner shqiptar do të ishte më mirë. Ju personalisht, jeni për trajner vendas apo të huaj, kush sjell risi?

De Biazi bëri punë, kishte arritje, sepse këtë e vërteton fakti që Kombëtarja ishte pjesëmarrëse në fazën finale të Evropianit “Francë-2016”. Mund të emërohet edhe një trajner shqiptar, sigurisht, por unë mendoj se nuk do të bëjë punë. Ka pasur edhe më parë trajnerë shqiptarë, nuk kanë bërë punë. Janë me llafe, u ndërhyhet në formacion dhe në Kombëtare nuk janë frytdhënës. Ne nuk duhet të harrojmë se si funksionojnë gjërat këtu, prandaj jam për trajner të huaj. Nuk është çështje risish, por duhet të ndjekim botën, e cila ka ecur përpara. Trajnerët e huaj vijnë nga një futboll më i zhvilluar, si në nivel klubesh dhe skuadrash përfaqësuese, kanë eksperiencë më të mirë në kampionate më cilësore, ndërtojnë formacione më cilësore, pra ka dallime. Një trajner i huaj sjell eksperiencën e tij nga një nivel më i lartë futbolli dhe në tërësi, në shumicën e rasteve, marrin teknikë të huaj për ekipet e tyre kombëtare. Për këtë arsye jam për një trajner të huaj, një pozicion që teknikët vendas, për shkaqe që dihen këtu tek ne, nuk e realizojnë dot.

Ndoshta një trajner i shkollës italiane të futbollit mund të ishte më adapt për nivelin tonë dhe mënyrën e lojës. Ju përmendët De Biazin si shembull suksesi, por, rasti i fundit me Panuçin, a e zbeh këtë mundësi?

E thamë, De Biazi na çoi në Francë, pati efekt pozitiv si zgjedhje. Kur flasim për shkollën nënkuptojmë një filozofi loje të caktuar. Panuçi dështoi por ai është individ e jo shkolla, sepse kur flasin për shkollën italiane kemi parasysh një stil loje të nivelit të lartë. Mendoj se një trajner italian na nderon për atë skuadër që kemi, kurse emrat janë të diskutueshëm. Pastaj varet nga skuadra, lojtarët përbërës të saj, të cilët vijnë nga kampionate të ndryshme e me nivele të ndryshme.

Përfaqësuesja jonë përbëhet pothuajse tërësisht nga lojtarë që luajnë jashtë, ky është fakt...

Sot në Europë qarkullojnë një numër i madh futbollistësh shqiptarë, që janë lojtarë të mirë, por ata kanë pasaportë të huaj. Nëse këta futbollistë do të ishin pjesë e skuadrës kombëtare, natyrisht që niveli do të ishte më i lartë dhe do të kishim rezultate më të mira. Pastaj dalim në pikën tjetër të rëndësishme: ku është politika sportive? Pra, që këta futbollistë të ishin pjesë e përfaqësueses. Pse nuk janë?

Zgjedhjet janë të lira, në varësi të dëshirës së secilit. Kush ka dashur Shqipërinë ka ardhur, ka të tjerë që kanë bërë zgjedhje të tjera, apo jo?

Zgjedhja është e drejtë e tyre, sigurisht, duhet të pranojmë dëshirën e secilit, por besoj bini dakord me mua që këtu kanë ndodhur edhe fenomene të çuditshme, të papranueshme, doja të thoja fenomene negative që thuhen në formë thashethemesh lart e poshtë. Është kënaqësi kur i sheh këta futbollistë të arrijnë sukses diku gjetkë, por mund të kishin impakt pozitiv në ekipin tonë kombëtar. Pyetjen ne e shtrojmë pse ata nuk vijnë të luajnë për Shqipërinë, por në shtyp, rrjetet sociale etj, dëgjojmë dhe shikojmë se ka plot fenomene negative që pamundësojnë një seleksionim serioz dhe plotësimin e një Kombëtareje të nivelit më të lartë.

Cili është mendimi juaj për grupin që ka sot Kombëtarja?

Unë e ndoqa ndeshjen me Turqinë, derisa rezultati u bë 2-0, më pas u largova nga televizori, nuk shihej më. Humbjet në start janë të rënda, kurse fitorja me Andorrën vlen si rezultat, por loja linte për të dëshiruar. Fitorja me Andorrën nuk tregon gjë në aspektin e ardhmërisë, sepse kundërshtari është ekip modest, nuk është skuadër që mat realisht forcën e grupit. Skuadra jonë ka probleme, me mangësi në lojë dhe vështirësi lidhjeje, prandaj dhe rezultatet vijnë me vështirësi.

Si e shihni të ardhmen e skuadrës?

Jam shumë pesimist për të ardhmen. E them këtë bazuar nga ajo që kemi parë kohët e fundit dhe nga starti i vështirë në grup në këto eliminatore. Nuk shoh vend për optimizëm dhe situata për ekipin tonë është e disfavorshme. Të gjithë shpresojmë të bëhet më e mira, por për momentin nuk shoh ndonjë skuadër që bind, e për këtë arsye jam pesimist.

Nuk e di sa e ndiqni kampionatin shqiptar, çfarë mendimi keni për të?

Kampionatin shqiptar nuk e ndjek dhe janë disa fenomene që të bëjnë të heqësh dorë të shkosh në stadium. Diku ka dhunë, diku tjetër akuza, pra një kampionat me probleme. Janë pikërisht këto fenomene, ku flitet për pazare etj, të cilat e dëmtojnë imazhin e garës e të futbollit tonë në tërësi. Dhe janë pikërisht këto fenomene negative që të pengojnë ta ndjekësh kampionatin shqiptar, apo që të shkosh në stadium.

A keni ndonjë lidhje me sportin aktualisht?

Jo, fare. Shoh ndonjë ndeshje cilësore nga kampionatet e huaja, kampionati shqiptar s’më tërheq për ato probleme që folëm.

Duket absurde, si mund të jeni larg futbollit, kur ju, bashkë me vëllain tuaj, Haxhi Ballgjini, keni shkruar një pjesë të historisë së futbollit shqiptar, me një karrierë të spikatur dhe me kontribut në ekipin përfaqësues...

Faleminderit për komplimentin, por situata sot është ndryshe. Ne dhamë kontributin tonë në sport, bëmë aq sa mundëm dhe jemi shpërblyer për atë që dhamë. Jemi shpërblyer me hudhra apo me medalje, pak rëndësi ka. Gëzuam tifozët në një kohë tjetër, ndihemi të kënaqur me jetën dhe kontributin tonë. Siç thashë, unë nuk e ndjek futbollin shqiptar, por im vëlla, Haxhiu, e ndjek një çikë më shumë. Nuk e ndjek se futbolli ynë është i paragjykuar, i përfolur për fenomene negative, me thashetheme trukimesh e dallaveresh, me pak fjalë i përfolur si i njollosur. Megjithatë, duke qenë më pranë me Teutën, e cila ndodhet në një nga tre vendet e para në renditje, shpresojmë që të ketë pjesëmarrje në Europë. Më vjen mirë, gjithashtu, për Skënder Gegën tek Partizani, i cili ka bërë një punë të mirë dhe i uroj suksese këtë sezon. Partizani i tij është në krye të renditjes dhe ka shanse për titull, do të ishte mirë për ekipin dhe trajnerin Gega.

Intervistoi: Adriatik BALLA