BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Shyqyri Ballgjini: "Tre musketierët” e Dinamos, tredhëmbëshi" më i mirë në historinë e futbollit shqiptar

Shyqyri Ballgjini: "Tre musketierët” e Dinamos,

Futbolli shqiptar ka historinë e tij dhe vëllezërit Ballgjini kanë vendin e tyre në panteonin e futbollit kombëtar, një sukses që është shkruar në fushë dhe në mar-rëdhënien e pakushtëzuar të besimit e dashurisë me sportdashësit. Vitet 70-80-të të shekullit të kaluar shënuan një “boom” në masivitet dhe cilësi e kjo solli dhe një përfaqësim dinjitoz të skuadrave tona në aktivitetet jashtë vendit. Ka pasur vazhdimisht debate për trajtimin e tanëve jashtë vendit, por shpesh ka keqkuptime e shtrem-bërime. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, ikona e futbollit dinamovit dhe atij kuqezi, Shyqyri Ballgjini, kujton momente mjaft interesante nga ud-hëtimet e tij me Kombëtaren dhe me klubet e ndryshme në garat ballkanike dhe europiane, por për të ekipet tona gjenin dashamirësi, me përjashtim të gjyqtarëve që kanë pasur sjellje të turpshme ndaj ekipeve shqiptare. Ball-gjini i kthehet dhe një herë raporteve dhe efikasitetit të “tredhëmbëshit” dinamovit me Përnaskën e Zërin, duke e quajtur sulmin më të mirë ndonjëherë në futbollin shqiptar.

-Është thënë shpesh në media se ekipet e atyre viteve, në çfarëdolloj sporti, vuan në aktivitetet jashtë ven-dit, për shkak të sjelljes së keqe që binin gjyqtarët apo organizatorët ndaj shqiptarëve. Ju keni qenë në shumë ndeshje futbolli jashtë vendit, me klube dhe Kombëtaren, sa qëndron kjo?

Është një trajtim jo serioz dhe i gabuar. Unë po ju përmend një rast. Kur po kalonim kufirin grek, me ekipin kombëtar Shpresa (U-21), ishte ora 2 e natës kur ndalëm në doganë dhe doganieri u ankua pse e zgjuam nga gjumi, duke na thënë me qetësi që të ngrinim vetë traun dhe të kalonim. Aq besim dhe dashamirësi kishte për ekipin tonë. Si duket doganieri ishte dhe tifoz sporti përderisa shtoi se ju keni ndeshje e duhet të nxitoni. “Pse s’dinit ju të ngrinit traun e të kaloni? Kufiri... Jo, kufirin tuaj dhe tonin i ruan Enver Hoxha”. Pra, përkundrazi, na kanë respektuar dhe mbështetur kudo. Ah, po, gjyqtarët na kanë torturuar. Ja një shembull. Luanim kundër Carl Zeiss Jenës. Na dhanë pe-nallti kundër krejt kot. U krijua debat i madh, në mos gaboj gjyqtari ishte rumun. Ai nxori me të kuqe Çoçolin, por vetë arbitrat nuk ishin në një mendje, e në fund ai e tërhoqi vendimin.

-Kjo sjellja e gjyqtarëve ndaj skuad-rave tona është një histori e gjatë dhe e dhimbshme…

As donin t’ia dinin për Shqipërinë. Edhe me Ajaksin na ndëshkuan me penallti. Mediat edhe atje luanin rol negativ para se të përballeshin me ne, por më pas e përmirësonin “dorën”. Pas ndeshjes me Ajaksin, gazeta shkroi të nesërmen “Gjyqtari i mbajti nderin Ajaksit me një penallti të paqenë”. Du-het dalluar sjellja e gjyqtarëve në fushë kundër skuadrës tonë nga sjellja që kishin autoritetet e atyre vendeve dhe natyrisht klubet pritëse

-Po trajtimi juaj jashtë si bëhej?

Absolutisht ne akomodoheshim në hotelet më të mira dhe me kushtet më të mira. Po ju tregoj një rast, kundër Sëlltikut. Isha pjesë e Partizanit, këtu në Tiranë fituam 1-0. Krosova unë dhe shë-noi Gim Murati me kokë. Kur skocezët erdhën këtu kishin marrë kuzhinën me vete. Ishte situatë e pazakontë, sepse media atje kishte shkruar se në Shqipëri nuk kanë ç’të hanë, atje janë kanibalë etj., etj. Madje kishin arritur deri aty sa shkruanin në media para se të udhëtonin për në Tiranë që do zoti shkojnë e vijnë të plotë. Aq keq e kishin përshkruar Shqipërinë. Tanët i pritën mjaft mirë, madje u bënë një gatim special, duke u thënë provoni këto njëherë dhe më pas shijoni kuzhinën tuaj. Ata hëngrën dhe thanë se ishte një mrekulli, duke hequr dorë nga marrëzia e tyre me kuzhinën lëvizëse. Kjo ndikoi që ata të na bënin një superpritje atje. Pra situata ndrys-hoi krejtësisht dhe në favor të imazhit tonë. Përfaqësia e klubit të tyre na doli para në Londër. Nuk u takonte ta bënin këtë por ata e bënë në shenjë respekti nda nesh. Udhëtimin e akomodimin i paguan ata dhe në Skoci na dolën para me veshjet e tyre kombëtare dhe gaire, një instrument karakteristik i tyre. Në fillim kujtuam se hoteli është një kasolle, por ai ishte një mrekulli, mahnitës, dhe në restorant u mrekulluam. Respekti ndaj nesh ishte maksimal dhe gazetat të nesërmen kishin pasqyrim ndryshe, ata tani nuk shihnin më njerëzit e egër, por një skuadër të respektuar nga një vend i respektuar.

-E vërteta është se sportistët edhe në Shqipëri respektoheshin, apo jo?

Patjetër, shteti ynë na respektonte. Në të gjitha këto që thamë, të vetmit që silleshin keq me ne, që tentonin të na poshtëronin ishin gjyqtarët.

-A mendoni se ndikoheshin nga UEFA, apo FIFA?

Ah, këtë nuk mund ta them. A kanë këto institucione gisht në atë sjellje skan-daloze të gjyqtarëve këtë nuk di ta them.-Ju keni pasur karrierë të gjatë.

Kë cilësoni kulmin tuaj?

Ato vite kanë qenë edhe vitet më të bukura të karrierës time. Kam luajtur nga 73-82, por vitet më të bukura janë sezonet nga ‘75 deri në sezonin ‘79-’80, ishin vite të mrekullueshme. Të suk-sesshme dhe me kulminacion sportiv qoftë në aspektin personal dhe atë të skuadrës.

-Keni luajtur tek Dinamo me dy sulmues të tjerë të spikatur, Ilir Për-naskën dhe Vasillaq Zërin. Si ka qenë marrëdhënia juaj sportive? Me kë lid-heshit më shumë?

Bëtë mirë që më dolët në këtë çështje, pasi nuk është hera e parë që komentohet dhe thuhet se treshja nuk ka shkuar mirë. Madje kjo është besuar në një farë mase edhe brenda gjirit di-namovit. Mujo Targaj ma përmendi një herë këtë. Dhe ju përgjigja: “Kur e thua ti këtë, çfarë tu themi të tjerëve, çfarë t’i themi publikut?”. E vërteta është se ne ishim tre më të mirët e sulmit. Dhe unë po kujtoj një sezon kur Dinamo shënoi 58 gola, prej të cilëve 19 gola Përnaska, 16 gola Llaqi (Zëri) dhe 13 gola unë. Po kaq sa unë shënoi edhe Gim Murati. Si ka mundësi të shënonim kaq shumë gola nëse ne nuk do të shkonim mirë? Mos harrojmë, Llaq Zërri ishte lojtar teknik, në këndvështrimin tim i paarrit-shëm. Kurse Iliri ishte i pakrahasueshëm si golashënues. Lojtar i fortë goli, që shënonte me mjaft lehtësi. Por, detyrat tona në fushë ishin të ndara. Ne kemi pasur sukses, pasi i kemi respektuar këto detyra dhe kemi bashkëpunuar në të mirë të grupit, pra të skuadrës. Çuditem nga ata që thonë ende për ne “nuk shkonin me njëri-tjetrin”.

-Ka shpesh një diskutim për ekipin më të mirë historik, edhe pse kjo është çështje fort e diskutueshme, pasi futbolli ka periudhat e tij të zhvillimit. Megjithatë, ka shumë që thonë se Tirana e Lym Allës ishte më e mira. Cili është mendimi juaj?

Dinamo e atyre viteve ka qenë skuadra më e mirë, e papërsëritshme. I respektoj mendimet e të gjithëve, por asnjë skuadër nuk i afrohet Dinamos së atyre viteve.-Tredhëmbëshi i saj shihet po ashtu më i miri…Pa asnjë diskutim, treshja Zëri-Ball-gjini-Përnaska është tredhëmbëshi më i mirë i historisë së futbollit shqiptar. Nuk e them unë, por analizat nga vetë specialistët, mediat dhe gazetarët spor-tivë seriozë. Kolegu juaj, G.Sinemati, ka përdorur për sulmin tonë dinamovit të atyre viteve, edhe termin “Tre muske tierët”. Ka domethënien e vet edhe kjo, që tregon për imazhin e sulmit tonë në ato vite, mjaft efikas.

-Sipas jush, cilët janë trajnerët më të mirë të futbollit tonë?

Do të zgjedh dy figura të respek-tuara të futbollit shqiptar: Loro Boriçin dhe Skënder Jarecin. Për mendimin tim këta qëndrojnë mbi të tjerët. Loro Boriçi ishte një trajner që nuk e niste stërvitjen pa hapur literaturën, pra ishte i dhënë pas studimeve dhe stërvitjet e tij ishin të bazuara në literaturë. Sa për Jarecin, trajnerin e Dinamos, dua ta veçoj si një teknik mjaft të mprehtë, një “dhelpër” e futbollit shqiptar. Por meqë jemi tek trajnerët, dua të veçoj edhe dy teknikë të dëmshëm, Sh.Rrelin dhe Z. Koncin, që kanë drejtuar deri në nivelin e Kom-bëtares. Nën drejtimin e tyre lojtarët kanë urinuar gjak. Dakord, unë kam bërë 20 km në stërvitje, por a i përballon çdo lojtar shifra të tilla? Absolutisht jo. Pra i kanë sforcuar futbollistët deri në atë pikë sa kanë urinuar gjak. Bota i ka ndarë me kohë rolet. Një trajner është përzgjedhës formacioni mbi cilësitë e lojtarëve, por nuk e bën dot përgatitjen fizike ku kërkohet një specialist. Nuk mund të them këtë gjë për teknikun Ale-ko Pilika, i cili për mendimin tim ka qenë i aftë dhe këtë e tregoi koha, pasi ishte pikërisht ai që krijoi ekipin Shpresa të vitit 1978. I bënë padrejtësi, pasi ia morën ekipin, pikërisht atë ekip që përgatiti ai vetë. Mund të kishte mangësitë e tij, me familjarizimin me lojtarët etj, por në gjykimin tim ka meritën e formimit të skuadrës Shpresa të suksesshme të atyre viteve.

-Ju keni deklaruar shpesh se nuk e ndiqni futbollin në Shqipëri, për ato “vese” të këqija që e kanë mbërthyer atë gjatë këtij tranzicioni. Por, me aq sa e njihni, a ka ndonjë të mirë ky futbolli i sotëm?

Terrenet janë sot ku e ku më të mira se terrenet ku luanim ne. Në aspektin infrastrukturor sot është shumë më mirë. Madje edhe stërvitjet bëhen me parametra më të studiuar. Për t’u rikthyer në pikat e mëparshme, po ju kujtoj bisedën me një mjek. Unë e pyeta se si na keni stërvitur? Dhe ai dëshironte mendimin tim më parë. I thashë që na keni bërë të urinojmë gjak nga sforcimet. Mu përgjigj: “Ne kemi qenë injorantë, është fat i madh që ju gëzoni shëndet sot”. Ja pra, kjo është e pakonceptueshme sot.

-Ju keni qenë në radhët e skuadrës U-21 të atyre viteve në kampionatin Ballkanik. Në Greqi ju kanë pritur mirë. Ndoshta dhe në Rumani…

Unë e thashë dhe më lart se ne na duartrokisnin kur e meritonim dhe na donin me gjithë mend. Jo vetëm në Greqi, por kudo. Qëndrimi i publi-kut, në tërësi, është i kundër me atë të gjyqtarëve për të cilët folëm më lart. Po ç’faj kishte Johan Bolonesku, që e sollën trajner tek U-21 ynë, që një trajner yni ia bënte me gisht, e ironizonte dhe e tallte? Aq sa, na vinte edhe neve turp. Na futën në një bodrum të ambasadës tonë dhe na mbajti moral dy orë (para ndeshjes me Turqinë), duke na kujtuar luftërat heroike të Skënderbeut, madje që ne ishim edhe më të mirë se Skënderbeu se ishim të arsimuar etj, marrëzira të kësaj natyre që kur i kujtoj sot them “O Zot, po këta çfarë ishin!”. Na futnin në bodrum se mos na vjedhin formacionet. Ndeshja doli barazim, por e kupton ti ku kishte arritur puna…. Ndeshjen tjetër luajtëm me grekët, fituam ne. Në finale humbëm përballë Rumanisë 1-0, por gjyqtari, edhe pse u përfol se do ta mbante në anën e tyre, nuk pati ndonjë ndikim të dukshëm në rezultat. Atje brenda, në dhomat e zhveshjes, na thanë se në kuadër të Ballkanikut, do të na jepnin nga 100 apo 200 dollarë, por krejt pa-pritur na erdhi për vizitë ambasadori ynë në Rumani, së bashku me ambasadorin grek në Rumani. Ambasadori grek na lavdëroi për lojën që bëmë, duke na cilësuar heronj, foli aq mirë dhe me dashamirësi, madje dukej qa-rtë se kishte njo-huri rreth sportit tonë. Gjyqtarët mund të jenë sjellë jo korrekt, por pjesa tjetër na kanë dashur, vlerësuar dhe trajtuar shumë mirë. Ky është fakt i pamohueshëm.

Intervistoi: Adriatik BALLA