
A priten arrestime të tjera politikanësh? Eksperti Karamuço habit me përgjigjen

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Greqi (foto)

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Polonia e mundi Shqipërinë 1-0 mbrëmjen e së hënës në Varshavë, por ekipi polak nuk bindi, madje kuqezinjtë duhet të kishin dalë me të paktën një pikë nga kjo ndeshje, sepse luajtën të barabartë dhe meritonin shumë. Megjithatë, humbja është humbje dhe skuadra e Shqipërisë duhet të nxjerrë mësime sa nuk është vonë. Për këtë arsye vëmendja shkon tek trajneri, i cili, në 80 ditët në vijim duhet të thellohet me ekipin, të ndjekë lojtarë të rinj, të vëzhgojë lojtarët titullarë dhe të shoh aktivizimin dhe performancën e tyre, pra të krijojë një bindje më të fortë për gjendjen e futbollistëve të paktën në dy muajt në vijim. Nga ana tjetër, koha në dispozicion do t’i japë mundësinë Silvinjos të hartojë skema të reja dhe të përshtatë elementët me skemat e tij. Loja e grupit në Poloni ishte e mirë, pavarësisht se kësaj nuk iu përgjigj rezultati.
Qershori, shansi i madh i Silvinjos
Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese në muajin qershor. Kuqezinjtë do të presin Moldavinë në datën 17 qershor në “Air Albania” dhe tre ditë më vonë do të vizitojnë Ishujt Faroe. Një moment shumë i rëndësishëm për të besuarit e Silvinjos, të cilët do të synojnë maksimumin në të dyja ndeshjet, për t’u futur në rrugën e duhur drejt finaleve të kampionatit europian. Ndaj Polonisë, Silvinjo pati mundësinë që për të parën herë të shohë skuadrën në fushën e lojës, ndërsa tifozët morën sinjalet pozitive nga skuadra, duke shtuar besimin se në këto kualifikuese ekipi mund të arrijë një nga dy vendet e para. Humbja me Poloninë e lë Shqipërinë në vendin e fundit, por barazimi i Moldavisë me Çekinë është një rezultat favorizues për kuqezinjtë. Fundi i sezonit, është një moment delikat, ku pjesa më e madhe e lojtarëve janë të ngarkuar, por në anën tjetër kuqezinjtë duhet t’i bëjnë detyrat siç duhet, duke menduar se në shtator kundërshtarët e radhës do të jenë Çekia dhe Polonia, dy rivalët direkt për vendet e para. Periudha deri në ndeshjet e radhës është e konsiderueshme e lojtarë si Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli e Keidi Bare pritet që të rikuperohen, ndërkohë që sytë janë dhe nga Armando Broja, i cili është në pikëpyetje nëse mund të zbresë në fushë deri në qershor. Loja e treguar në Varshavë jep besim se kuqezinjtë do të kenë rritje në ndeshjet e qershorit, ku së bashku me trajnerin Silvinjo mund të festojnë pikët e para, për të besuar tek objektivi Gjermani 2024.
Mungesë fati? Jo, duhet punë më shumë
Shqipëria që luajti në Varshavë ndaj Polonisë, është skuadër e re që frymëzon, me kuptimin e plotë të fjalës. Silvinjo ka lënë shenjën e tij që në debutim, duke transformuar entuziazmin në fushën e lojës. Një Shqipëri e organizuar si duhet, me ekuilibra, më e prirur drejt sulmit, dhe edhe me elementë të rinj. Nuk është pak të vësh në vështirësi një Poloni që edhe nëse nuk është në ditën e saj më të mirë, luan me sulmuesin e Barcelonës, portierin e Juventusit! Skemë që funksionon, si skuadër dhe individë, taktikisht Silvinjo ka fituar, për ta fituar sfidën duhet ajo gjëja më shumë, prekja e një kualiteti sipëror individual (sidomos në goditjet drejt portës), apo pse jo dhe e fatit.
Më të lexuarat


Sportisti i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit (foto)

Futbolli shqiptar pëson humbjen e madhe, vdes papritur futbollisti i Skënderbeut

Largohet Maldini, milanistët të shtangur nga vendimi i papritur nga klubi

Migen Memelli firmos me Vllazninë, premton t’i kthejë Shkodrës titullin kampion

Jani Nano: Në Sport më shumë se shpërblimi duhet vlerësimi, nëse nuk funksionon i bie të ketë dështuar sistemi

Gjithçka bëhet zyrtare/ Benzema firmos me kampionët e Al-Ittihad, nuk do ta besoni sa pritet të paguhet në sezon

Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

Ndeshja e shekullit!/ Zbulohet plani i Arabisë Saudite: Ronaldo, Messi, Benzema dhe shumë yje të tjerë kundër...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale
