BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me
x
BREAKING NEWS

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/ Spartak Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit: Franca gjithmonë ka qenë kundër territorit shqiptar, ç’ punë ka me...

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme
x
BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x

Sport

Silvinjo: E njohim Poloninë, do të jetë e vështirë, por ne shkojmë për fitore

Silvinjo: E njohim Poloninë, do të jetë e vështirë, por

Eliminatoret e Kampionatit Europian “Gjermani-2024” për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë nisin pikërisht sot, në grupin E, e ku kundërshtar do të jetë përfaqësuesja e Polonisë. Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, doli dje pasdite në konferencë për shtyp, së bashku me kapitenin Sokol Cikalleshi, duke shpalosur objektivat e tij për duelin e sotëm me Poloninë, një ndeshje të cilën ai e cilësoi mjaft të vështirë, por garantoi se skuadra ka bërë maksimumin në përgatitje dhe do të bëjë më të mirën në fushën e lojës. “Po, jemi gati. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë”, nënvizoi Silvinjo.

Mbrojtja pika e dobët, por Silvinjo sheh 23 punëtorë të përkushtuar

Silvinjo e ka të qartë se Polonia ëhstë skuadër e fortë dhe me elementë cilësorë që të vënë në vështirësi, por ka besim se kuqezinjtë që do të angazhohen në këtë përballje do të bëjnë maksimumin e tyre. Reparti i mbrojtjes nuk përbëhet vetëm nga lojtarët e prapavijës, por nga të 11 që zbresin në fushë. E dimë që Polonia ka lojtarë shumë të fortë, si Leëandoëski, por nëse luajmë si grup, nuk kemi pse të shqetësohemi. Kualifikimi në Euro 2024 është objektivi i federatës dhe i yni si staf. Është shumë e vështirë dhe do të luftojmë për çdo pikë. Përfaqësojmë shpirtin e një kombi dhe do të bëjmë rrugën tonë, për të arritur objektivin që kemi. Ndeshjet luhen 90 minuta, megjithatë unë dua që skuadra të hyjë në fushë menjëherë agresive dhe gati për të luftuar për çdo top. Sigurisht 10-15 minutat e para janë të komplikuara, duke ditur që luajmë në Poloni, por duhet të luajmë të përqendruar gjatë gjithë 90-minutëshit. Konkluzionet do t’i nxjerrim më fund të ndeshjes, por ne jemi gati të garojmë deri në fund për objektivin tonë. Unë i shoh futbollistët në sy sa herë që u flas dhe ata e kuptojnë shumë shpejt sinqeritetin, pasi janë të gjithë profesionistë të mirë. Kemi punuar shumë me të 23 lojtarët, nga mëngjesi në darkë, duke folur personalisht me të gjithë. Na duet shpirti i garës dhe këtë e kam parë gjatë këtyre ditëve, që të gjithë stërviteshin shumë në Shtëpinë e Futbollit. Presim të bëjmë rrugën tonë deri në fund.

Të gjithë të gatshëm kundër Polonisë

Trajneri brazilian i Kombëtares garantoi që të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe janë të uritur për të marrë maksimumin. “Po, jemi të gjithë gati. Të 23 futbollistët janë gati të zbresin në fushë. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi e Seferi, të cilët më kanë pëlqyer shumë. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë gati të “hanë barin në fushë”, nënvizoi më tej trajneri i përfaqësueses.