
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Shtator 2023

Kombëtarja do të luajë me Çekinë më 12 tetor dhe trajneri Silvinjo kërkon një grup sa më të plotë. Por dëmtimi i Myrto Uzunit mbrëmjen e së enjtes solli shqetësim për stafin e Granadës, por edhe të përfaqësueses kuqezi, ku Silvinjo u interesua menjëherë. Gjithsesi, për këtë ka lajme të mira, pasi nuk ka dëmtim afatgjatë. Lojtari do të jetë i gatshëm për duelin me çekët. Kështu, Silvinjo dhe te Granada mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Myrto Uzunit nuk është serioz. Sulmuesi kuqezi la fushën e lojës i dëmtuar të enjten që në minutën e 38-të gjatë ndeshjes Granada-Betis. Duke alarmuar jo vetëm klubin e tij, por dhe Shqipërinë. Për shkak se pas më pak se dy javësh do të luhet sfida mes kuqezinjve dhe Çekisë. Pas ndeshjes së La Ligës trajneri i Granadës, Pako Lopez, u shpreh se Uzuni prej disa javësh ka sakrifikuar për skuadrën duke luajtur me injeksione. Dhe që dëmtimi i beratasit e shqetëson. Edhe pse informacioni për gjendjen e sulmuesit ka munguar në mediat spanjolle, ashtu si dhe një buletin mjekësor nga ana e klubit “nga burime të afërta me lojtarin mësohet se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Uzuni u largua nga fusha e lojës për shkak të një problematike që lidhje me muskujt e barkut. Testet pas sfidës kanë konfirmuar se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe zëvendësimi erdhi për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz. Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, që do të ketë të gatshëm për “finalen” me Çekinë (12 tetor) një nga lojtarët që ka më shumë minuta në këmbë. Uzuni është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Granada, teksa edicionin e shkuar ishte lojtari që dha kontributin më të madh për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Këtë edicion, 28-vjeçari është lojtari i tretë me më shumë minuta tek Granada. Teksa ka arritur që të shënojë dhe dy gola. Uzuni mund të lihet pushim në ndeshjen e javës së tetë mes Almerias dhe Granadës (1 tetor), që të jetë plotësisht gati në vijim për Kombëtaren e Shqipërisë.
Bajrami, lojtari që “ekzekuton” klubet e mëdha italiane
Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami, po kalon një formë fantastike, teksa edhe në ndeshjet me përfaqësuesen ishte një ndër lojtarët më të dalluar në fushë. Një pikë në Çeki padyshim që erdhi si meritë e tij. Por 24-vjeçari ka shënuar që në momentin kur është aktivizuar në Serinë A. Mediat italiane shkruajnë se Bajrami është “vrasësi” i skuadrave të mëdha dhe nëse bëjmë një bilanc, janë 8 golat që ai ka shënuar kundër ekipeve me emër në Itali, ndërsa ndaj skuadrave të vogla në total ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës. Kjo tregon se objektiv i asgjësimit të tij janë kryesisht klubet e mëdha. Gjithçka nisi me Napolin para dy vitesh ku gjatë një ndeshjeje Kupe, Empoli u mposht 3-2 dhe të dy golat i shënoi Nedimi. Më pas do të ishte Milani. Në 22 dhjetor 2021, mesfushori do të shënonte në portën e Menjasë, edhe pse në fund kuqezinjtë fituan 4-2. Nuk kalon shumë kohë dhe brenda janarit të 2022-shit, Bajrami do t’i shënonte Lacios, Interit dhe Romës. “Viktima” e radhës do të ishte sërish Milani, në nisje të sezonit të kaluar. Arrijmë te goli i tetë ndaj të mëdhave dhe ai është ndaj Interit këtë sezon. Deri tani, mesfushori kuqezi nuk ka mundur t’i shënojë vetëm Juventusit.
Më të lexuarat


Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

Tensionet në derbin e kryeqytetit, arrestohen 4 tifozë, 3 të proceduar

Totenhemi ndal marshimin e Sitit brenda në “Etihad”, fitojnë edhe Çelsi e Liverpuli

Tirana e Partizani “djegin” stadiumin “Air Albania” në derbin e madh, por barazimi u jep nga një pikë

Silvinjo vijon të jetë më i kërkuari në mediat europiane, Duka e sheh Europianin si biznes

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, pas spektaklit dhe tensioneve, Tirana-Partizani barazim me gola

“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”/ Vrasja e Liridona Ademajt, futbollistët mesazh sensibilizues në “Air Albania”

“Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

Derbi i kryeqytetit, zbardhet formacioni zyrtar

Kuq e zinjtë në "Euro 2024", UEFA bën lëvizjen e radhës ndaj shqiptarëve
