BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Sport

Silvinjo në fazën e fundit të ftesave, Kombëtarja e moshave shpreson Elite Round

Silvinjo në fazën e fundit të ftesave, Kombëtarja e moshave

Ftesat për lojtarët e Kombëtares vijojnë dhe trajneri brazilian Silvinjo po kontakton me secilin lojtar, për t’i bërë të qartë vizionin e tij rreth lojës dhe krijimin e një grupi efikas, ku cilësia e performancës të bazohet pikërisht në vlerat e grupit. Tekniku i përfaqësueses tonë ua ka dërguar ftesat shumicës së lojtarëve dhe në fund të kësaj jave pritet të shpallë edhe listën e kuqezinjve që do të grumbullohen, e kiu pritet të ketë jo pak surpriza. Që do të ketë prurje të reja e surpriza ai e ka deklaruar ditë më parë, ku me sa duket lidhet me faktin se u ka dhënë një shans futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar. Lojtarët nga ana e tyre po punojnë të jenë në formë dhe një pjesë gëzojnë cilësi sportive të mirë në fushë dhe kanë lënë gjurmë me skuadrat e tyre, por mbetet ende një skuadër me dobësitë e saj dhe përfaqësueses i duhet ende shumë punë për të realizuar objektivin. Gjithsesi, dueli i parë në grup me Poloninë është shumë i rëndësishëm dhe rezultati i atij takimi do të kushtëzojë shumë gjëra gjatë fazës kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit 2024. Trajneri ende nuk e ka të qartë modulin që do të ndjekë, pavarësisht se e ka përmendur shumë të rëndësishëm mënyrën e lojës që do të aplikojë në krye të kuqezinjve. Por këto dilema që ka në kokë ai do t’i zgjidhë në momentin kur skuadra të grumbullohet dhe ai të shohë nga afër lojtarët, për t’i harmonizuar në skemën taktike. Mbrojtja dhe mesfusha duken për momentin repartet më të kompletuara, nisur nga numri i konsiderueshëm i lojtarëve në dispozicion, por porta dhe sulmi kanë probleme. Portierët titullarë (Strakosha e Berisha) nuk po luajnë, kurse në sulm ka mungesa të mëdha për shkak dëmtimesh.

Bulku entuziast për Kombëtaren U-17

Kombëtarja U-17 nisi nga dita e djeshme grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për fazën Elite Round të Europianit të kësaj grup-moshe. Shorti i UEFA-s e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars 2023. Rrugëtimi fillon përballë Francës, sfidë që do të zhvillohet më 22 mars në “Air Albania” (11:30). Trajneri i kombëtares U-17 foli në prononcimin për shtypin, ku ndër të tjera tha: “Ne kemi shumë lojtarë nga kampionati shqiptar. Respekt për Francën dhe Zvicrën, por ne kemi detyrat tona që të kualifikohemi. Gjithçka varet nga ne, nga çunat. Të gjithë duhet të bëjmë maksimumin. Baza e grupit është e njëjta. Kemi afruar dy lojtarë të rinj, si Hasani dhe Sulejmani. Shpresoj të pajisen sa më shpejt me pasaporta. Për momentin kemi ftuar lojtarët më të mirë. Shpresoj që në të ardhmen të bashkohen lojtarë të tjerë, që luajnë me kombëtare si Italia, Gjermania dhe Irlanda”, shtoi ai. Më tej Bulku foli për objektivat e skuadrës së tij. “Respekt për kundërshtarët, por çdo ndeshje vlen 3 pikë. Të marrim pikët e plota që të shkojmë në Europian. Shpresojmë të rikuperojmë një lojtar të rëndësishëm në mesfushë. Për mua janë të gjithë lojtarë të rëndësishëm. Nuk ka rëndësi kush luan, kush qëndron në pankinë apo tribunë”, theksoi në fund trajneri Bulku.