
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Silvinjo në luftë me kohën, ndaj Polonisë po eksperimenton formacion sulmues

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Mars 2023

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, ka vijuar të stërvitë grupin e kuqezinjve që ka grumbulluar në Tiranë për ndeshjen që do të zhvillohet në transfertë ndaj Polonisë më 27 mars. Është ndeshja e parë në grup dhe njëherësh më e vështira e këtyre eliminatoreve të Europianit të Gjermanisë të vitit 2024. Duhet theksuar se tekniku brazilian ka punuar fort këto ditë, ka bërë maksimumin për të njohur lojtarët, për t’i harmonizuar ata në skemë dhe për të sjellë një atmosferë më pozitive. Trajneri ka punuar me grupin duke e ndarë atë në dy pjesë. Lojtarë si Hysaj, Abrashi, Kumbulla e ndonjë tjetër janë në formacionin titullar në mënyrë të padiskutuar. Përgjithësisht gjendja e lojtarëve ka qenë e mirë dhe me frymë të lartë angazhimi e optimizmi. Problemi i trajnerit është harmonia në skemë e elementëve, pasi jo të gjithë përshtaten me karakteristikat e tij. gjithsesi, nga aq sa është provuar deri tani, skuadra do të luajë me formacion përgjithësisht sulmues. Thuhet kështu sepse Cikalleshi do të shoqërohet në sulm jo vetëm nga Uzuni, por me siguri dhe nga njëri prej Asanit, Mehmetit apo ndonjë tjetri. Një skemë tipike sulmuese 4-3-3 duket e pamundur përballë Polonisë, e cila ka lojtarë kalibri në radhët e saj, sikurse është Levandovski, por një 4-3-2-1 duket e mundur, sepse mbulon hapësirat në fazën e lojës mbrojtëse kur ekipi të gjendet në vështirësi. Me pak fjalë, Silvinjo po i kushton jo pak rëndësi harmonizimit të skemës në lojë, një punë që ai po tenton ta bëjë sa të jetë e mundur perfekte. Dje ekipi pati dhe një ndeshje kontrolli të brendshëm ku trajneri mbajti shënime dhe specifikoi deri diku formacionin që do të duhet të luajë në fushë nga minuta e parë ndaj Polonisë. Shpresohet që të mos ketë dëmtime në këto dy ditë të fundit që janë përcaktuar për stërvitje, pasi të dielën skuadra do të hipë në avion dhe do të udhëtojë drejt Polonisë.
Formacioni
Në portë me shumë gjasë pritet të jetë Strakosha, por ndonjë surprizë e minutës së fundit nuk përjashtohet. Para tij priten të rreshtohen katër mbrojtës, ku Hysaj dhe Balliu duken më të kuotuarit për momentin, kurse në qendër të mbrojtjes është Kumbulla. Mesfusha pritet të jetë një rebus i vërtetë, edhe pse trajneri ka goxha alternativa aty. Abrashi, falë përkushtimit dhe eksperiencës së tij pritet të jetë titullar, ndërsa e ndjekin Ramadani, Bajrami e Asllani, por nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë në skemë në sekondën e fundit. Në sulm Cikalleshi mund të luajë titullar falë eksperiencës së ka dhe forcës fizike, ndërsa Uzuni, me formën që po kalon as nuk diskutohet që do të jetë titullar. Mbetet të shihet shoqëruesi tjetër që do të luajë në fazën ofensive nga pjesëtarët e grupit të lojtarëve. Në tërësi stërvitja ka ecur mirë, Silvinjo e ndihmësit e tij janë të kënaqur dhe skuadra premton të bëjë më të mirën e saj. Problemi i vetëm është mosnjohja e mjaftueshme e Silvinjos rreth grupit të lojtarëve, të shkuarës së tyre në fushë, gjendjes fizike dhe dinamikave të ndryshme që prodhohen në skuadër. Në fakt, problemi më i madh për trajnerin brazilian në këtë fazë është lufta me kohën, pra që ai të bëjë maksimumin në një kohë të shkurtër.
Më të lexuarat


Messi njofton largimin nga PSG

Ronaldo i lumtur në Arabi, fton edhe “yjet” e tjerë të Europës të shkojnë në kampionatin saudit

E bujshme në Gjermani, Granit Xhaka pranë firmës me Bajernin e Mynihut

Disiplina vijon të ndëshkojë Flamurtarin, e pëson edhe Korabi në Kategorinë e Parë

Erzeni gati për finalen, titullarin e shijakasve e duan në Turqi

Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është Barcelona ose Arabia

Nuk luajti aspak gjatë sezonit, Berisha largohet nga Torino

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë, Tirana ndihet sërish e vjedhur

Pas kampionatit Tirana lëshon dhe Kupën, Egnatia shkruan historinë

Finalja e Kupës së Shqipërisë, përfundon pjesa e parë
