
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Qershor 2023

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, doli dje në një konferencë për shtyp ku shpalosi idetë e tij për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses, analizoi me kujdes të dhënat që kishte rreth grupit dhe justifikoi zgjedhjet e tij, ndërkohë që çështjen e kualifikimit e cilësoi të rëndësishme, duke i konsideruar të shtatë ndeshjet në grup si shtatë finale. “Ai foli për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Evropianit kundër Moldavisë dhe Ishujve Farore. Është një moment disi i vështirë. Kemi folur me të gjithë lojtarët për të kuptuar situatën e tyre me çdo klub. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë 100% gati për të dhënë maksimumin. Do të duhet ta menaxhojmë sa më mirë grupin dhe intensitetin. Për këtë arsye kemi zgjedhur 26 lojtarë. Ne tani njohim më shumë lojtarë dhe më mirë. Nuk është e lehtë, por unë jam i kënaqur me lojtarët që kam. Kemi një skuadër të re, por edhe me përvojë, që mund të bëjnë shumë mirë në dy ndeshjet e ardhshme. Tani e njoh më mirë skuadrën”, theksoi ai. Më tej Silvinjo foli për rëndësinë e rezultatit, duke qenë i bindur se skuadra tani do t’i bindet më shumë, sepse e njeh akoma më mirë. Ai tha se duhen fituar të dy ndeshjet, por duhen fituar me lojë të mirë. “Duam ta fitojmë ndeshjet dhe të bëjmë paraqitje të mirë. Kur luan mirë ke më shumë shanse për të fituar. Kemi shtatë ndeshje, shtatë finale, pra kemi një rrugë të gjatë. Duhet të fitojmë dhe të bëjmë sa më shumë pikë. Për momentin mendoj vetëm për Moldavinë. Ne kemi shumë dëshirë për t’u kualifikuar. Kemi një skuadër të mirë dhe unë në të vërtetë besoj. Ja mi bindur që më 17 qershor kur të debutoj në Shqipëri, do të jetë atmosferë e zjarrtë dhe do të fitojmë”, shtoi ai.
Seleksionimi i emrave, ka rikthime të rëndësishme
Trajneri Silvinjo foli më pas për prurjet e reja në Kombëtare, apo dhe rikthimet e bujshme si Sadiku e ndonjë tjetër, duke justifikuar emrat në listën e tij dhe me shpresë se përvoja e ndonjërit do të ndikojë pozitivisht. “Sigurisht që lista është për dy ndeshje. Muçi po bën shumë mirë, është trekuartist, kërkon hapësirat shënon. Me meritë është këtu, sepse është në formë. Shpresoj të sa më mirë. Sadiku rikthehet në Kombëtare, unë kam folur me të. Është një futbollist që shënon, shumë i rrezikshëm brenda zonës, një simbol për Kombëtaren. Jam i kënaqur me të dy. Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares”, nënvizoi më tej trajneri Silvinjo. Në fund ai shpalosi platformën e tij për të dalë me sukses në këto dy përballje, duke thënë se u ka kujtuar lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla dhe ndaj secilit rival duhet përqendrim dhe angazhim maksimal. “U them dhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. Janë të gjithë rivalët njësoj. Ajo që duhet theksuar është që çdo gjë do të varet nga ne. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Çekia. Ne duhet të jemi gjithmonë në 100%. Trajneri duhet të motivojë lojtarët. Luajmë me një rival që nuk ka pësuar humbje. Jam i bindur që dhe ata nuk e quajnë Shqipërinë të vogël. Ka ndeshje ku kundërshtari tërhiqet, por ne duhet të gjejmë mundësitë tona për të shënuar”, përfundoi trajneri Silvinjo.
Më të lexuarat


Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar në La Liga

Tmerr në Francë/ Futbollisti i njohur kërcënon se do të hidhet nga ura, zbardhen detajet
