BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Sport

Silvinjo shpall listën e kuqezinjve, ka prurje të reja dhe largim të vjetrish

Silvinjo shpall listën e kuqezinjve, ka prurje të reja dhe largim

Shqipëria do të luajë me Poloninë në transfertë më 27 mars. Është ndeshja e parë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2024 dhe rezultati i këtij takimi të parë në grup ka shumë rëndësi për vetë skuadrën, objektivat e saj, ambiciet e FSHF-së e sidomos për trajnerin e ri në krye të kuqezinjve, brazilianin Silvinjo. Dje tekniku shpalli listën e lojtarëve që ka ftuar për ndeshjet e para eliminatore, ku vihet re një ndryshim jo i vogël në emra. Ka prurje të reja, largime të vjetrish, por edhe një gërshetim të elementëve që kanë minutazh në këmbë me ata që përbëjnë bërthamën e grupit.

Prurjet e reja

Në të vërtetë trajneri brazilian Silvinjo e nis me surpriza jo të pakta që në startin e tij në krye të kuqezinjve, duke sjellë disa elementë të rinj dhe duke bërë disa përjashtime nga garda e të vjetërve. Ai e ka mbajtur fjalën kur përmendi pak ditë më parë se do të ketë surpriza në listë, e kështu ndodhi realisht. Anis Mehmeti dhe Jasir Asanin janë dy prurjet e reja të Silvinjos, që do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi. Futbollisti i Bristol Sito ka bërë mjaft mirë në javët e fundit, duke tërhequr dhe vëmendjen e brazilianit, i cili i ka dërguar menjëherë ftesë. Mehmeti numëron vetëm 2 ndeshje me skuadrën e 21-vjeçarëve në shtator të 2021. Jasir Asani është surpriza e Silvinjos. Sulmuesi, i cili luan në Korenë e Jugut me Gëangiu, ka vendosur të lërë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar me 21 dhe 19-vjeçarët, për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Lojtarët e kampionatit shqiptar

Nga kampionati shqiptar, do të jetë pjesë e skuadrës Andi Hadroj. Lojtari i Partizanit u ftua dhe nga Edoardo Reja në ndeshjet miqësore me Katarin, Arabinë Saudite dhe Armeninë. Në mungesë të Berat Gjimshitit të dëmtuar, Silvinjo ka ftuar Jon Mersinajn, 24-vjeçarin që a luajtur këtë edicion në 19 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit. Do të mungojnë disa prej lojtarëve që në ndeshjet e fundit të Kombëtares kanë qenë pjesë e formacionit. Odise Roshi dhe Bekim Balaj nuk do të jenë pjesë e grumbullimit, ndërsa nuk janë ftuar as Ernest Muçi dhe Xhuljano Skuka.

Largohen të vjetrit

Jo të gjithë të vjetrit janë larguar, por lënia jashtë përfundimisht e Roshit dhe Balajt është dëshmi se tekniku brazilian po “skercon” ata lojtarë që nuk kanë peshë në ekipet lku aktivizohen aktualisht dhe nuk kanë lënë gjurmë me ekipet e tyre. Me pak fjalë, një pjesë e gardës së vjetër po zhbëhet dhe ka nisur me dyshen e mësipërme. Por ka dhe futbollistë që nuk do të lagohen menjëherë dhe këtu bëhet fjalë për dy lojtarë veteranë, mesfushorin Amir Abrashi dhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, lojtarë që japin maksimumin në fushë dhe që aktivizohen me skuadrat e tyre, ku kanë një peshë edhe në grup. ftesa për Cikalleshin dhe Abrashin duket në fakt më shumë një nevojë e stafit për të pasur një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet. Trajneri do të dalë sot në konferencë për shtyp, kurse të dielën do të nisë grumbullimin dhe seancat stërvitore.