BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Silvinjo tregon si arriti deri në kualifikimin e Shqipërisë në Europian, flet për listën

Silvinjo tregon si arriti deri në kualifikimin e Shqipërisë

Trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo, në një intervistë për "Top Chanel", ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke thënë se kjo skuadër ka cilësi dhe mund ta përparojë cilësinë e saj. Nga ana tjetër, trajneri ka treguar detaje nga jeta e tij në Tiranë, stresi i profesionit, ku egoja nuk e linte të qetë dhe puna e madhe me grupin për të marrë maksimumin. “Shumë net kanë kaluar pa gjumë, në Moldavi, kam fjetur dy apo tre orë maksimumi përpara asaj ndeshjeje. U zgjova dhe po haja mëngjes me Dorivën, më pyeti: Si je? – I thashë mirë dhe po shihnim njëri tjetrin pa folur, sepse njihemi mirë, ula zërin dhe i thashë kam fjetur shumë keq. Çdo gjë në letër përpara asaj ndeshjeje ishte shumë e mirë, udhëtuam shkuam atje dhe të gjitha mendimet ishin që na duhej një rezultat çfarëdolloj, përveçse një humbjeje dhe do të jemi në Europian. Kur mendon të gjitha këto është normale mos të flesh. Ndoshta kur je mësuar të shkosh e kualifikohesh në nivele të tilla është më e thjeshtë, uroj që Shqipëria pas disa vitesh t’i ketë gjërat shumë më të thjeshta edhe pse të lehtë në futboll nuk ka asgjë sepse duhet të luftosh, por të paktën që jetë e mësuar të kualifikohet dhe ambientuar me Europianin dhe Botërorin”, nënvizoi ai.

Rritje e ngadaltë, por e sigurt

Trajneri Silvinjo beson se skuadra do të vijojë të rritet, por kjo duhet të ndodhë gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme. “Vërtetë me Brazilin është më e thjeshtë është e drejtë, pasi është një tjetër nivel skuadre, por sa na përket ne, ne duhet të fillojmë të ambientohemi me këto gjëra. Që edhe njerëzit ta shohin skuadrën tonë, sigurisht ngadalë-ngadalë. Ne vërtetë jemi një skuadër e fortë e organizuar gjë që nuk është e thjeshtë, por nuk duhet të fillojmë të mendojmë që do të shkojmë atje e të barazojmë me Francën, apo të fitojmë me Anglinë 2-0. Nuk është kështu futbolli. Ne duhet të zhvillohemi, të rritemi së bashku, por dalëngadalë dhe me mbështetje. Nuk mund të zgjohemi një ditë në mëngjes të luajmë me Francën, Gjermaninë apo Brazilin dhe të futemi si të barabartë, duhet të kuptojmë, që na duhet të rritemi me qetësi dhe ngadalë, megjithatë me një mbështetje të madhe nga tifozeria besoj se mund t’ia dalim”, tha ai.

Lista e lojtarëve në Europian

Për trajnerin Silvinjo është shumë e vështirë të zgjedhë vetëm 23 emra që do të luajnë në Europian. Ai mendon se duhen ftuar shumë lojtarë, përfshi dhe ata që kanë dhënë kontribut në pak minuta në eliminatore, apo lojtarë që nuk kanë qenë në eliminatore por janë në formë dhe mund të japin kontribut. “Për pak do të vijë momenti i listës me 23 lojtarë dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë në këtë situatë, pra që kam luajtur në eliminatore dhe mos grumbullohem. Por kam pasur shok të mi, dhe e kuptoj situatën. Nuk është e thjeshtë, por duhen marrë të gjitha përgjegjësitë për të arritur tek momenti i 23-shes. Kombëtarja i ka gjithmonë dyert e hapura. Sigurisht nëse ka ndonjë lojtarë që po bën mirë dhe nuk ka qenë deri më tani, sigurisht do të jetë një dhimbje koke për trajnerin, por më mirë për ekipin. Janë gjashtë muaj deri në Europian, janë gjashtë muaj futboll për lojtarët, përgjigja  është e tyre”, përfundoi Silvinjo.