
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Silvinjo ul skuadrën me këmbë në tokë, kërkon angazhim maksimal për Ishujt Faroe

Shkruar nga Adriatik BALLA 20 Nëntor 2023

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, i entuziazmuar së tepërmi nga realizimi i objektivit që ishte kualifikimi në Europian, por edhe performanca e mirë e skuadrës në këto eliminatore, duket se është kthyer me “këmbë në tokë” pas “fluturimit” emocional që prodhoi barazimi me Moldavinë, aty ku siguruam matematikisht kualifikimit në “Gjermani-2024”, por edhe vendin e parë (me shumë gjasa). Por trajneri dëshiron ta mbyllë me fitore dhe pavarësisht se Ishujt Faroe janë rival i lehtë në letër, ai beson se grupi duhet të angazhohet maksimalisht, sepse nuk ka rivalë të lehtë, ndaj dëshiron angazhim për ta përmbyllur me sukses. Pra, braziliani theksoi se kuqezinjtë nuk duhet ta ulin ritmin ndaj Ishujve Faroe, ndërsa shtoi se llogaritë për lojtarët e grumbulluar do të bëhen vetëm pasi të përfundojë ndeshja e fundit në grupe. “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroen, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë. Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllin me fitore këtë fushatë”, nënvizoi ai.
Analiza pas Moldavisë dhe ndryshimet në ekip
Trajneri Silvinjo bëri një përmbledhje të lojës së bërë ndaj Moldavisë, rezultatit dhe natyrisht ecurisë së skuadrës në tërësi. Por ai tha se duhet menduar për sfidën e radhës, ku pranoi se do të ketë edhe ndryshime jo të pakta, që vijnë si domosdoshmëri pasi grupi është lodhur nga me moldavët. “Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjikisht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, ngadalë-ngadalë. 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”, nënvizoi ai. Më tej Silvinjo foli për mundësinë e ndryshimeve, duke pranuar dhe justifikuar se ndryshimet janë të nevojshme pasi skuadra është lodhur shumë në Moldavi. “Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”, shtoi ai.
Shanset e Kumbullës e Brojës vijnë më pas
Trajneri Brazilian i Kombëtares tonë, Silvinjo, u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve që kanë lidhje me lojtarët e dëmtuar si Broja dhe Kumbulla. “Nuk ka shumë kohë. Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”, përfundoi Silvinjo.
Më të lexuarat


Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm të UEFA-s në Hamburg

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

Komisioni i Displinës me dorë të hekurt, çelet hetimi për aktet e dhunës në përballjen Tirana-Vllaznia

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e inkurajon të mbetet i Interit

Marvin Çuni flet për mediat italiane: Serie A do të më ndihmojë t’i bashkohem një klubi të madh

EURO 2024, çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen finalet

Cr7 në telashe, i bëjnë padi kolektive kundër për mashtrim të investitorëve përmes kriptomonedhave, ja shifra e çmendur që i kërkohet

Gallatasarai barazon me Junajtid e ka një shans kualifikimi, Napoli s'ia del me Realin, Arsenali "tërmet 6 ballë" ndaj Lensit

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të kualifikohet edhe në Botëror
