
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Silvinjo uron Asllanin për Kupën e Italisë, bëhen 5 shqiptarët që e fitojnë këtë trofe

Shkruar nga Adriatik Balla 26 Maj 2023

Në përfundim të sezonit disa lojtarë shqiptarë po shijojnë sukseset me skuadrat e tyre e një ditë pas Qazim laçit që fitoi titull në Çeki, mbrëmjen e së mërkurës ishte radha e Kristjan Asllanit të shijonte fitoren e Interit në finalen e Kupës së Italisë, një sukses i rëndësishëm për lojtarin shqiptar që këtë sezon luajti me fanellën zikaltër dhe ka marrë vlerësime të mira për performancën e tij, pavarësisht se luan në një ekip ku ka rivalitet dhe sidomos roli në fushë është më shumë se me rivalitet me emra të spikatur të futbollit europian. Fitorja e Kupës e ka radhitur Asllanin në rangun e fituesve dhe kjo do të thotë shumë për mesfushorin kuqezi, i cili pritet të marrë rol organizatori në dy ndeshjet zyrtare që Kombëtarja do të luajë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në muajin qershor. Ndaj komentet dhe vlerësimet për mesfushorin shqiptar nuk kanë ardhur vetëm nga italianët në mediat sportive italiane dhe më gjerë, por edhe nga radhët e stafit të Kombëtares, që po e inkurajojnë lojtarin të ruajë formën e tij.
Shqiptarët që fituan kupën e Italisë
Naim Kryeziu (Roma), Lorik Cana (Lacio), Thomas Strakosha (Lacio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe Kristjan Asllani (Inter), janë pesë futbollistët shqiptarë që kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë. Pavarësisht minutazhit të pakët në këtë sezon, për Kristjan Asllanin, ky trofe e bën mesfushorin e talentuar 21-vjeçar një nga 5 lojtarët e vetëm shqiptarë, që e kanë provuar shijen e Kupës së dytë më të rëndësishme në futbollin italian, pas Serisë A. Gjithsesi e ardhmja e Asllanit, në sezonet në vijim pritet të jetë akoma dhe më e ndritur dhe pse jo të shoqërohet me trofe të tjerë të rëndësishëm.
Duka dhe Silvinjo urojnë Asllanin
Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar shqiptar i Interit, ngriti mbrëmjen e kaluar së bashku me skuadrën zikaltër Kupën e Italisë për edicionin 2022-2023. Djaloshi shqiptar ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm përgjatë këtij sezoni me ekipin e Interit, jo vetëm në Serinë A, por edhe në kompeticionet e tjera ku skuadra zikaltër ka marrë pjesë. Kristjan Asllani bëhet kështu futbollisti i pestë shqiptar, i cili ia doli të provojë edhe këtë sukses, duke fituar Kupën e Italisë. Ndërkaq, djaloshi kuqezi dhe skuadra e Interit kanë siguruar gjithashtu edhe finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, kundër Mançester Sitit. Cilësitë e larta të futbollistëve kuqezi që luajnë në kampionatet më të rëndësishme në Europë është një lajm shumë i mirë edhe për Shqipërinë e futbollit, që synon kualifikimin në finalet e Europianit 2024. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares përshëndesin mesfushorin Kristjan Asllani për këtë triumf të dytë sezonal me skuadrën e Interit, duke i uruar suksese dhe të ngjitet sa më lart në arenën ndërkombëtare të futbollit dhe e mirëpresin për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë kundër Moldavisë e Ishujve Faroe. Suksesi i Kristjan Asllanit është edhe suksesi i Shqipërisë!
Më të lexuarat


Zbulohet oferta e parë e Barcelonës, ja sa do të paguhet Leo Messi

I skadon kontrata, kjo është skuadra 'bujare' ndaj Benzemas dhe e josh me ofertën e majme

Lionel Mesi “vjen” në Tiranë, ja ku do të mund ta takoni atë çdo ditë

Reali i shqetësuar, Benzema mund të përfundojë në Arabinë Saudite sezonin tjetër

Partizani kthehet tek titulli pas 4 vjetësh, Tirana mbetet nënkampione

Rrok Bardeli, një emër me histori në mundjen e lirë

“Ju kampion me VKM”, “Tirona Fanatics” reagon ashpër pas kurorëzimit të Partizanit

“Ndjesi unike, s’është trofeu im i fundit”, Alban Hoxha gëzon për titullin e Partizanit

“Demat e kuq” shpallen për herë të 17 kampionë të Shqipërisë

Grusht ndaj tifozit, futbollisti i njohur nuk përmbahet jashtë fushe
