BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të kualifikohet edhe në Botëror

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të

Trajneri i Kombëtares tonë, Silvinjo, ka folur për median italiane “Cronache di spogliatoio”. Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF. Ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë. Sa i përket së ardhmes, braziliani u shpreh se Shqipëria duhet të mësohet të luajë në Europian. Teksa shtoi se duhet të synohet edhe kualifikimi në Kupën e Botës. “Shumë minuta stres në ndeshjen ndaj Moldavisë, por në fund hodha pas të gjithë ankthin që kisha brenda. Ishte diçka e bukur. Ne kemi pasur mbështetje fantastike nga tifozët tanë në çdo ndeshje. Në ndeshjen ndaj Çekisë në transfertë, për shembull, ishte çmenduri! Në Pragë kishte shumë tifozë shqiptarë, kjo u ndje shumë. Është diçka fantastike, një ndjesi e mrekullueshme. Ndërkohë, përzgjedhja, njohja dhe monitorimi i lojtarëve është një proces shumë i vështirë. Në fakt, muajt e parë janar, shkurt, dhe para ndeshjes së marsit, ishin shumë të vështirë. 40-50% e futbollistëve luajnë në Itali, Spanjë, Premier League dhe Bundesligë. Ata në fakt ishin lojtarët më të lehtë për t’u ndjekur, por të tjerët jo. Pastaj nisëm një tur me udhëtime të rëndësishme. Unë dhe Doriva bëmë shumë udhëtime nëpër Europë për të parë dhe takuar lojtarët”.

Objektivat

Silvinjo beson se Shqipëria mund të shkojë edhe në Botëror, pra në këtë mënyrë ai i jep një sinjal edhe vetë FSHF-së që mund të përtërijë kontratën pas Europianit të vitit 2024. “Duhet të mësohemi të luajmë në Europian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Europian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Europian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Gjimshiti një shembull

Trajneri brazilian foli edhe për kapitenin e përfaqësueses, Berat Gjimshitin, të cilin e vlerësoi me notë të lartë dhe si një lider të vërtetë. “Për të ka qenë e vështirë të mos shkonte në finalet e Euro 2016. Por futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë dhe jo vetëm futbolli, vetë jeta të jep një shans të dytë. Ai është shumë i qetë dhe arsyeja që bëmë atë kapiten është edhe fakti se skuadra ka nevojë për qetësi në fushë. Kam parë pak historinë e tri, katër, pesë viteve të fundit dhe ndonjëherë futbollistët e humbin pak përqendrimin. Por futbolli nuk të fal. Nuk është e lehtë, por vazhdueshmëria dhe qetësia janë shumë të rëndësishme. Ai përveç faktit se është një futbollist i madh, është nga ata që e ruan shumë qetësinë. Luan në një skuadër ku ka lojtarë të mëdhenj, ekspertë. Por, ai është gjithnjë i qetë dhe këtë ia transmeton skuadrës”, përfundoi Silvinjo.