Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Simeone zbulon ëndrrën e tij të vjetër, drejtimin e Interit në Serie A italiane

Postuar: 12/09/2018 - 07:18

Atletiko e Madridit ka luajtur në vitet e fundit si skuadër rivale dhe pretendente me Realin dhje Barcelonën, duke qenë shpesh edhe një prej favoriteve për trofetë e rëndësishëm në Spanjë dhe në Europë. Edicionin që lamë pas Atletiko e Madridit fitoi UEFA Europa League, pasi mundi në finale Olimpikun e Marsejës. Trajneri Diego Simeone ka ndërtuar prej disa vitesh një skuadër agresive, mjaft të disiplinuar dhe me pak para ka mundur të bëjë goditje të mira në treg që i kanë dhënë përparësi skuadrës në kompeticionet sportive ku ka marrë pjesë. Natyrisht, Reali dhe Barcelona mbeten ekipet për t’u mundur, por Atletiko e Simeones është, gjithashtu, një skuadër që rivalizon dhe prodhon emocione dhe spektakël. Por a do të vazhdojë gjatë qëndrimi i Simeones në kryeqytetin spanjoll Madrid? Kjo mbetet për t’u parë sepse trajneri ka pranuar të rinovojë me klubin madrilen. Por Simeone nuk ka habitur së fundmi kur ka deklaruar se ëndrra e tij është të drejtojë Interin dhe se po e projektonte këtë gjë në vitet në vijim. Ai e sheh drejtimin e Interit si një mision që nuk duhet të mbetet pa u përmbushur. Edhe mediume të caktuara sportive në Spanjë dhe Itali shkruajnë: “Diego Simeone si trajner i Interit”. Kjo fjali është si “muzikë” për veshët e tifozëve zikaltër, të cilët ëndërrojnë ta shohin “Cholon” në stolin e ekipit të tyre të zemrës. Vetë Simeone, në një intervistë për mediat spanjolle, konfirmoi se në të ardhmen ai do ta drejtojë Interin dhe se kjo ishte një ëndërr e madhe e tij që mund të realizohej në vitet në vazhdim. “Gjithmonë e kam thënë se një ditë do të jem trajner i Interit, por në këtë moment të jetës time po kaloj një periudhë fantastike tek Atletiko. Këtu mendoj se mund të më pushojnë nga puna edhe nesër. Kjo më jep stimuj, sepse kur ka sfidë, unë marr shtysa të reja”, u shpreh që në fillim Simeone. Jo vetëm e ardhmja e tij, por dhe e tashmja. Simeone nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë e tij, për mospërfshirjen e Antuan Griezman tek 3 më të mirët e çmimit FIFA The Best. Gjithashtu, argjentinasi foli për objektivat me Atletikon e tij e lojtarët që ka në dispozicion, duke qenë optimist për suksese të reja. “Antuan Griezman është më i miri në botë për sezonin që ka bërë. Ai është kampion bote, ka fituar Europa League, Superkupën e Europës, dhe ishte lojtari më i mirë në finalen e Botërorit. Kemi një grup fantastik me lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Synimi ynë është finalja e Champions, por varet si do të shkojë dhe sezoni”, theksoi më tej Simeone. Kampionati spanjoll nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Atletikon. Skuadra madrilene ka marrë 4 pikë në 3 ndeshjet e para, e madje në ndeshjen e fundit është mundur 2-0 nga Celta Vigo. Gjithsesi, kampionati është ende i gjatë dhe Atletiko do ta thotë fjalën e saj si duhet në ndeshjet e ardhshme, ku Simeone pretendon që të rrisë jo vetëm performancën e skuadrës në fushë, por ta kthejë atë shpejt tek rezultatet e qëndrueshme./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 23:10

Janë mbyllur takimet e para në grupet A, C dhe D të UEFA Champions League. 

Postuar: 18/09/2018 - 21:30

Futbollisti koreano-jugor, Heung-Min Son, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak

Postuar: 18/09/2018 - 20:56

Barcelona e Leo Messi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 4-0 kundër

Postuar: 18/09/2018 - 20:50

Kanë përfunduar  dy sfidat e para të Champions League në grupin B.

Postuar: 18/09/2018 - 20:42

Barcelona ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj PSV.

Postuar: 18/09/2018 - 20:30

Tottenham ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Inter.

Postuar: 18/09/2018 - 20:19

 Besimi duket se po mbizotëron në familjen e Cristiano Ronaldos derisa sulmuesi i Juventusit