Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sinan Idrizi heq “dorashkat”: Arrita marrëveshje me Financat dhe FSHF-në për licencimin

Postuar: 14/08/2019 - 07:21

Flamurtari është një klub në krizë. Indirekt pranohet edhe nga administratori Sinan Idrizi, megjithëse dje klubi vlonjat bëri dy goditje në treg, një rinovim me Xhevahir Sukajn dhe një afrim cilësor si ai i Ardit Hoxhajt. Klubi ka bërë shkurtime në buxhet, madje në mënyrë drastike dhe administratori Idrizi këmbëngul për një miratim të shpejtë të ligjit të sportit, në të kundërt do të tërhiqet nga financimi i skuadrës. Në fakt, një arritje ai e ka, sepse ka bërë licencimin e skuadrës dhe këtë e ka arritur, sikurse e zbulon vetë ai, nëpërmjet bisedimeve dhe marrëveshjeve me Ministrisë e Financave dhe FSHF-në. Në fakt, Flamurtari ishte skuadra e fundit që u licencua për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore në këtë edicion. Në një intervistë për “Top Channel”, Sinan Idrizi, administratori i skuadrës vlonjate, tregon se si ia dolën për të përmbushur kriteret e nevojshme. “Arritëm marrëveshje me Ministrinë e Financave, pasi ata e dinë shumë mirë që jemi e vetmja skuadër që kemi 5 vite që jemi të deklaruar dhe paguajmë një kontratë, jo 2-3, apo si të tjerët. U gjet një mirëkuptim me ata dhe federatën e futbollit dhe morëm licencimin”, u shpreh Idrizi. Por si do të jetë Flamurtari i vitit të ri futbollistik? Këtë përgjigje e jep vetë Idrizi. “Mos prisni nga unë të ndërtoj skuadrën, unë jam këtu për të ndërtuar një klub. Do të kemi një buxhet 60% më pak se në vitet e shkuara dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi ai. Shpesh herë Idrizi ka përmendur edhe largimin e tij nga drejtimi i Flamurtarit, por me sa duket ligji i ri për investimin në sport i ka kthyer mendjen për të vazhduar ende financimin te skuadra vlonjate. “Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që do mblidhnin 5000-leksha për të mbajtur Flamurtarin. Unë do të largohesha nëse s’do të kishte një ligj për financimin në sport. Kemi projekt për të bërë të gjithë qytetin aksioner të klubit, mua më interesojnë ngjyrat e Flamurtarit që është krenaria jonë, ndërkohë që ne nuk kemi qenë, jemi dhe nuk do të jemi në të ardhmen”, theksoi më tej administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Goditja e parë në treg, rinovon Xhevahir Sukaj

Flamurtari është në luftë me kohën për të qenë gati për nisjen e kampionatin. Drejtuesit kuqezi, pasi morën licencimin për të qenë pjesë e elitës së sezonit shqiptar vazhdojnë kontaktet për të plotësuar së më parë organikën. Kuqezinjtë ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin shkodran, Xhevahir Sukaj, si dhe kanë zyrtarizuar këtë të martë marrëveshjen me Ardit Hoxhajn, i cili kthehet në Vlorë ku ka luajtur në sezonin 2016-2017. Hoxhaj është afrimi i dytë në radhë, teksa pas emërimit të Gerd Haxhiut trajner është zyrtarizuar edhe Semir Bajraktareviç. Në një intervistë të një dite më parë, dhënë për Top Channel, administratori Sinan Idrizi tha se buxheti i këtij vitit do të jetë më shumë se 50% më i ulët, çka tregon se edhe afrimet që pritet të bëhen deri në fund të merkatoje nuk do të jenë shumë të rëndësishme, por të perspektivës.

Vjen goditja e dytë e Flamurtarit në merkato, afrohet Ardit Hoxhaj

Ardit Hoxhaj është sulmuesi më i ri i klubit të Flamurtarit. Ka qenë vetë klubi vlonjat ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen e vet zyrtare duke njoftuar për firmosjen e kontratës mes palëve të cilat nuk është hera e parë që bashkëpunojnë. Në fakt, Hoxhaj është një prodhim i akademisë së Flamurtarit dhe debutoi mes profesionistëve pikërisht me të, në vitin 2013. Por pastaj ai nisi një rrugëtim të gjatë larg vlonjateve duke kaluar me radhë te Himara, Bylis, Skënderbeu e Korabi, për t’u kthyer në Vlorë vetëm si i huazuar në sezonin 2017-2018 para se të bënte prapakthehu përsëri në Korçë e me pas te Ferizaj në Kosovë. Hoxhaj mendohej se do të shkonte te Luftëtari dhe kishte bisedime mes palëve për firmën e tij, meqë sulmuesi kishte qenë në negociata me gjirokastritët edhe më parë. Por në fund ai ka vendosur që të kthehet në qytetin e lindjes, duke iu bashkuar projektit të drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 12:23

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht rreth çështjes së inaugurimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, ditën e dielë ndaj Francës.

Postuar: 14/11/2019 - 07:26

Dueli i Juventusit me Milanin i dha “Zonjës” tri pikë të vështira në Torino, por të n

Postuar: 14/11/2019 - 07:24

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si skuadër favorite për të fituar titullin, nisur nga kual

Postuar: 14/11/2019 - 07:23

Taulant Xhaka ka refuzuar të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.