BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Sport

Sindikata e futbollistëve apel lojtarëve të mos mashtrohen nga kontratat poshtë tavolinave, kërkohet transparencë

Sindikata e futbollistëve apel lojtarëve të mos mashtrohen nga

Futbolli në Shqipëri po bën përpjekje prej shumë vitesh të kalojë nga stadi amator në atë profesionist, por jo të gjitha klubet ia kanë dalë të kenë sukses. Natyrisht, Partizani nën drejtimin e Gazment Demit është i pari ndër vite që futi një filozofi administrimi dhe konceptesh perëndimore në funksionimin e klubit, pasi përveç organizmit në të gjitha nivelet, klubi pritet të ketë shumë shpejt edhe kompleksin e tij btë ri, ku do të akomodohen të gjitha skuadrat e kuqe, nga ekipi i parë deri tek moshat, si dhe impianti që do të presë afro 5 mijë vetë dhe ku Partizani do të luajë ndeshjet e tij. por shumica e ekipeve nuk i kanë këtu kondita, me përjashtim të Tiranës, Skënderbeut dhe ndonjë tjetër që kanë traditë dhe potencial për të pretenduar trofe. Klubet e qyteteve dytësore as që diskutohet të afrohen me këtë standard. Amatorizmi dhe problemet nuk duken vetëm në infrastrukturë dhe menaxhim, por edhe në kontratat që bëjnë klubet me lojtarët, ku ka plot “kleçka” që dëmtojnë futbollistët por jo presidentët e klubeve. Kjo ndodh ngaqë në Shqipëri, si në shumë fusha të tjera, edhe në futboll pagesat bëhen nën dorë, jashtë sistemit fiskal e në rrugë të shkurtra e problematike. Për këtë arsye, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, që drejtohet nga Andi Lila, apelon që të mos nënshkruhen kontrata poshtë tavolinave, marrëveshje që sjellin dëme për futbollistët dhe gjyqe në FIFA.

Sindikata kërkon transparencë dhe kujdes nga lojtarët

Problemet ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19 janë më evidente se kurrë edhe në futbollin shqiptar. Ka shumë futbollistë që nuk janë paguar nga klubet e tyre gjatë kësaj periudhe, ndryshe nga sa parashikohet në kontratat që kanë firmosur. Për këtë ka reaguar Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë që ka dalë me një deklaratë zyrtare ku bën me dije se kjo situatë e vështirë përsa i përket çështjes së pagave do të transmetohet edhe në FIFPRO, ndërsa u bëri thirrje lojtarëve t’ i analizojnë më mirë kontratat nga ky moment e më pas, përpara se t’i firmosin. “Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare i kërkon çdo futbollisti të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, të cilët për shkak të vështirësive ekonomike që kanë kaluar klubet e tyre, nuk kanë marre pagat e plota sipas kontratave që ata kanë nënshkruar me klubet e tyre. Siç jeni në dijeni, FIFA nëpërmjet FIFPRO (Sindikata Botërore e Futbollistëve Profesionistë) po ndihmon futbollistët në të gjithë botën për të kaluar këtë situatë të vështirë. Për situatën e vështirë në të cilën ndodhen, edhe ne futbollistët shqiptarë duhet të bëjmë me dije edhe FIFPRO-n”, thuhet që në fillim të njoftimit të dhënë nga sindikata e futbollistëve. Më pas sindikata del direkt e në temë, tek kontratat e futbollistëve, duke apeluar të jenë brenda ligjit dhe të qarta në aspektin juridik. “Gjithashtu, duke qenë se në muajt në vazhdim do të fillojë sezoni i transferimeve të futbollistëve, ju bëjmë thirrje të jeni mjaft të kujdesshëm në kontratat e punës që nënshkruani me klubet e futbollit. Në mungesë të kontratës kolektive, është kjo kontratë individuale që do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet që do të keni me klubin e futbollit që do të nënshkruani. Është kjo kontratë dhe asnjë tjetër e cila do t’ju ofrohet (poshtë tavolinës), dokumenti ligjor të cilit do t’i referohen të gjitha instancat e FSHF në rast konflikti. Për këtë arsye, ju rekomandojmë që përveç anës financiare, kontratën ta konsultoni edhe me avokatët tuaj. Në mungesë të tyre është Sindikata, që do të japë gjithë ndihmën e saj në mbrojtje të të drejtave të futbollistëve”, shkruhet në deklaratën e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.