BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Siti i Guardiolës “leksion” championsi Realit të Zidanit, Lioni shtang Juventusin

Siti i Guardiolës “leksion” championsi Realit të Zidanit,

Madrilenët pësuan disfatë 1-2 përballë Mancester Sitit dhe rrezikojnë eliminimin, kurse “Zonja e Vjetër” italiane humbi 1-0 në Francë ndaj Lionit, duke vështirësuar pozitat

Liga e Kampioneve  vijoi mbrëmë me duelet e saj në xhiron  e parë të turit të 1/8 e finales, ku padyshim përballja mes Realit të Madridit dhe Mancester Sitit ishte një finale e parakohshme e UEFA Champions League. Fituan anglezët e trajnerit Pep Guardiola, që i dhanë një “leksion” me përmbysje Realit të Zidanit, teksa kartoni i kuq i serxhio Ramosit ishte dëshmi e një dorëzimi pa kushte të madrilenëve brenda në “Santiago Bernabeu”. Sa i takon kësaj përplasjeje, Reali i Madridit e nisi ndeshjen e djeshme si favorit, nisur nga eksperienca që ka në këtë aktivitet, si dominues i madh i Championsit ndër vite, por edhe për faktin se luante në fushën e tij, para tifozëve të tij në “Santiago Bernabeu”. Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0. Kishte një lojë të ekuilibruar të skuadrave në fushë, që nuk rrezikuan shumë, duke studiuar njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë diferencën e bëri mancester Siti i Pep Guardiolës, i cili pati më shumë qartësi dhe freski se kundërshtari. Në fakt, të parët shënuan madrilenët, me mesfushorin Isko, në minutën e 60-të. Por Mancester Siti do të përmbyste shifrat në minutën e 78-të dhe 83-të, fillimisht me golin e b razilianit Gabriel Jezus, ndërsa gollin e dytë e realizoi me penallti Kevin de Bryjn. Fitorja e Sitit u bë më e sigurt pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit dhe kapitenit të Realit, Serxhio Ramos, i cili u ndëshkua në minutën e 86-të, në një moment kur nuk kishte më kohë për reflektim nga vendasit. Fitoi si përfundim Mancester Siti me rezultatin 2-1, duke hedhur një hap përpara drejt kualifikimit, megjithëse do të duhen edhe 90 minuta të tjera betejë në duelin e kthimit. Por anglezët kanë avantazh dy golat si dhe fitoren në transfertë. Realit të trajnerit Zinedin Zidane i duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit që të realizojë objektivin e vet. Mbrëmë nuk ishte aspak mbrëmja e “Los Blancos”. Ka zhgënjyer tërësisht Juventusi mbrëmë në Francë, pasi u mund nga Lioni me rezultatin 1-0. Ishte një ditë e keqe e juventinëve, të cilët nuk arritën të imponohen me raste shënimi, pavarësisht se në përbërje të tyre kanë një kastë lojtarësh të nivelit botëror, përfshi dhe një prej sulmuesve më të mirë në histori, sikurse është Kristiano Ronaldo. Ishte Tusart që realizoi në minutën e 31-të golin e vetëm të takimit, për t’i dhënë Lionit një fitore të merituar 1-0 dhe një mundësi shprese për kalimin e turit. Padyshim që “Zonja e Vjetër” italiane mbetet favorite, pasi takimi i kthimit do të luhet në Torino dhe Juventusi do ta përgatisë si duhet këtë përballje me skuadrën e njohur franceze. Sidoqoftë, jo vetëm rezultati, por edhe loja tregoi se kampionia e Italisë ka probleme dhe nuk e ka potencialin e sezoneve të shkuara.