BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Sport

Siti kundër Liverpulit, Guardiola: I respektojmë, por na duhet fitorja

Siti kundër Liverpulit, Guardiola: I respektojmë, por na duhet fitorja

Premier League angleze po shkon drejt fundit dhe ekipet po përpiqen të marrin maksimumin për të realizuar objektivat e tyre. Epërsia me 8 pikë që ka Arsenali ndaj Mançester Sitit i jep avantazhe skuadrës së Londrës, por “qytetarët” kanë një ndeshje më pak dhe kanë premisa për ta shkurtuar këtë diferencë e për ta rihapur garën. Në fakt, mbeten dhe 10 xhiro deri në fund dhe surprizat edhe mund të ndodhin, ndaj trajneri Pep Guardiola i Sitit nuk e ka humbur shpresën e një përmbysje të madhe. Por para se të shkojë tek ky objektiv, Siti i tij duhet të përballojë fillimisht Liverpulin, në atë që konsiderohet si një prej rivalëve më të vështirë në kampionatin anglez. Asgjë nuk është e lehtë dhe vetë Guardiola e ka deklaruar mëse një herë se përplasjet me Liverpulin jo vetëm janë të forta, por janë edhe mjaft të vështira, ku asnjëherë nuk është i sigurt rezultati pozitiv. Në fakt, Guardiola doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Liverpul, ku foli për gjendjen e lojtarëve të tij dhe njëkohësisht respektoi kundërshtarët. “Lojtarët ndihen gati. Nesër do të bëjmë stërvitjen e fundit dhe them se jemi gati për të mposhtur Liverpul. Foden dhe Haland? Do të shoh ç’mund të bëjmë deri nesër. Foden disa ditë më parë ka kryer një operacion dhe doktorët më kanë komunikuar se do t’i duhen 2-3 javë për t’u rikuperuar. Për çështjen Haland do të vendos ditën e nesërme, pasi fillimisht duam që Erling të ndihet mirë fizikisht”, tha Guardiola. Tekniku spanjoll i “qytetarëve” shtoi se si dëmtimi i sulmuesit norvegjez i ka ndryshuar jo pak planet brenda skuadrës… “Unë kam futbollistë me shumë cilësi dhe jam me fat për këtë. Erling dhe Alvarez janë të dy lojtarë cilësorë. Secili nga ata kanë tipare dhe stil të veçantë të të luajturit, nuk janë të ngjashëm. Në një sezon futbollistik është shumë e vështirë që të gjithë lojtarët të jenë të qëndrueshëm”, shton spanjolli. Guardiola nuk harron të flasë dhe për rivalët e Liverpulit, të cilët i trajton padyshim me respekt. “Me Liverpulin kemi shumë vite që ndeshemi dhe e njohim mirë. Ashtu siç ata mund të fitojnë çdo ndeshje, edhe ne mund ta bëjmë gjithashtu”, u shpreh Guardiola. Duhet thënë se nën drejtimin e tij Mançester Siti ka shënuar sukese të rëndësishme në Premier League, duke fituar tituj kampionë, por nuk ka mundur të fitojë UEFA Champions League, një objektiv që këtë edicion Guardiola e ka si synim më vete. Por shorti e ka vendosur përballë Bajernit të Mynihut, konsideruar edhe si dueli më i fortë i çerekfinaleve të Champions League.