BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Sport

Siti nis lëvizjet në merkato, Rijad Mahrez rinovon kurse Gabriel Jezus drejt Arsenalit

Siti nis lëvizjet në merkato, Rijad Mahrez rinovon kurse Gabriel Jezus

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola pritet të bëjë ndryshime thelbësore për sezonin e ri, pasi emra të formacionit të parë kanë dalë në treg

Merkato po përshpejton hapat e saj në këtë periudhë transferimesh verore dhe klubet e mëdha po nxitojnë të bëjnë goditjet e tyre të dëshiruara nisur dhe nga fakti se sezoni i ardhshëm nis më herët se zakonisht, për shkak të zhvillimit këtë vit të Kupës së Botës në Katar. Ndërkohë, nga mediat angleze mësojmë se Mançester Siti drejt rinovimit të kontratës me Rijad Mahrez. Sulmuesi i kampionëve të Anglisë ka ende një vit të mbetur në kontratë dhe klubi anglez nuk dëshiron ta humbasë 31-vjeçarin me parametra zero në të ardhmen. Dëshira e algjerianit është të vazhdojë karrierën e tij në Etihad Stadium me një marrëveshje afatgjatë për të ardhmen pavarësisht se mosha nuk premton shumë për sulmuesin. Pep Guardiola e ka sulmuesin të rëndësishëm për skuadrën dhe një marrëveshje e re nuk pritet që të jetë problem. Mahrez përfiton një pagë prej 160.000 paund në javë dhe ai do të ishte i hapur për një rinovim edhe me një pagë më të ulët pasi ish-lojtari i Leicester ka ndërtuar jetën e tij në Mançester dhe së shpejti ai dhe bashkëshortja e tij do të presin fëmijën e parë. Merkato verore te Kampionët e Anglisë është shumë e nxehtë pasi emra si Gabriel Jesus dhe Rahim Stërling përfliten për një largim të mundshëm nga ekipi. Mahrez u transferua te Mançester Siti në vitin 2018 dhe ekipi i Leicester përfitoi një shumë rreth 60 milion paund për sulmuesin. Në sezonin e fundit në Premier League ai zhvilloi 28 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe asistuar 5 herë për shokët e skuadrës. Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit nga dita e djeshme në merkato, mësojmë se Gabriel Jezus do të firmosë për Arsenalin, për t’u bërë ylli kryesor i kësaj skuadre për sezonin e ri. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar tani se marrëveshja është kryer 100%. Arsenali pati një kontakt të ri dhe të drejtpërdrejt me lojtarin dhe agjentin e tij, Marcelo Petinati, ku është arritur përfundimit edhe marrëveshja për kushtet personale. Gabriel do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Mançester Siti ka pranuar ofertën prej 45 milionë funteve nga “Topçinjtë”. Romano ka zbuluar se gjashtë klube iu drejtuan agjentëve të Gabriel Jezusit, por prioritet i lojtarit gjithmonë ishte kalimi në “Emirates Stadium”. Drejtori i klubit nga Londra, Edu, dhe trajneri Mikel Arteta, kanë qenë kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje. 25-vjeçari pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet nga Arsenali.