BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Siti përmbys Junajtid në duelin derbi të Mançesterit dhe kërcënon Liverpulin kryesues

Siti përmbys Junajtid në duelin derbi të Mançesterit dhe

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit anglez në këtë fazë të dytë të tij u luajt dje, pikërisht derbi i Mançesterit midis Junajtid dhe Sitit, që përfundoi me fitoren e qytetarëve me shifrat 3-1, fitore që i mban ata të karikuar në garën për titull, pasi tani janë vetëm një pikë larg dhe skuadra e Pep Guardiolës me fitoren e djeshme kërcënon edhe Liverpulin kryesues. Gjithçka nisi mirë për Junajtid, por me kalimin e minutave u pa qartë diferenca, e cila kontrollohej nga potenciali që ka grupi i Sitit, me lojtarë super cilësorë dhe të motivuar për të ruajtur titullin në Premier League. Edhe pse të parët shënuan “djajtë e kuq”, ishte Siti që e përmbysi rezultatin, duke i dhënë goditje të fortë rivalit të qytetit, por njëherësh duke trembur rivalët e tjerë në kryesimin e kampionatit anglez. Thënë ndryshe, Siti-Junajtid dhurojnë spektakël dhe gola në derbin e Mançesterit, me sfidën e luajtur në “Etihad Stadium” që u mbyll me rezultatin 3-1. “Citizens” diktuan ritmin e këtij takimi dhe në fund përmbysën “Djajtë e Kuq”, duke marrë pikët e plota në takimin e javës së 27-të të Premier League. Mjaftoi minuta e 8-të që pas asistit të Bruno Fernandes, Rashford të realizon një gol spektakolar dhe t’u jepte avantazhin miqve. Avantazh që zgjati deri në minutën e 56-të, moment në të cilin Foden realizoi një perlë të vërtetë dhe barazoi për vendasit. Ndërsa në minutën e 80’, i asistuar nga Alvarez, Foden përmbysi rezultatin me një tjetër super goditje. Sfida u vulos në minutën e 90+1’, me Haland që shënoi golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës si dhe i dhuroi qetësi për minutat e mbetura. 3-1 dhe Mançester Sitit renditet në vend të dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpuli kryesues, teksa Mançester Junajtid renditet në vend të gjashtë me 44 pikë. Ndërkohë, ditën e djeshme u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së 27-të të Premier League, para se të luhej dueli derbi i skuadrave të Mançesterit. Bëhet fjalë për duelin Bërnli-Bornemuth, që u fitua nga miqtë me rezultatin 0-2, një ndeshje ku me fitoren e vet Bornemuth ngjitet në mestabelë me 31 pikë, kurse Bërnli zbret në vend të parafundit, pra në vend të 19-të, me 13 pikë, duke qenë “kandidat” për të rënë nga kategoria sezonin e ardhshëm. Padyshim, kryesimin e Premier League e mban Liverpuli, me 63 pikë, ndjekur nga Mançester Siti me 61 pikë, e në vend të tretë Arsenali me 58 pikë por që “topçinjtë” kanë një ndeshje më pak. Në vend të katërt është Aston Vila me 55 pikë e në vend të pestë Totenhem me 50 pikë.