
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Siti “tërmet 7-ballë” ndaj Leipzigut, Erling Haland barazon rekordin e Leo Mesit në Champions

Shkruar nga Adriatik BALLA 15 Mars 2023

Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku pati emocione dhe rivalitet, por edhe surpriza të bukura. Kështu, Mançester Siti priti mbrëmë Leipzigun. Në duelin e parë midis tyre që u luajt në Gjermani, skuadrat kishin barazuar 1-1. Ky rezultat e kishte lënë të hapur mundësinë e kualifikimit për të dy rivalët. Por Siti i trajnerit Pep Guardiola nuk i la mbrëmë asgjë rastësisë. Erling Haland u tregua gjigant në fushë që në startin e ndeshjes. Talenti norvegjez shënoi dy gola të rrufeshëm brenda dy minutash. Fillimisht në minutën e 22-të me penallti, duke goditur saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kurse në minutën e 24- shënoi golin e dytë pas asistimit të Kevin de Bryjnit. Por shkëlqimi i Haland nuk do të mbyllej në atë moment. Në fundin e pjesës së parë norvegjezi shënon edhe golin e tretë personal e të tretin për skuadrën, pas një pasigurie në mbrojtjen gjermane dhe ku ai mori epërsinë e pozicionimit në gjuajtje. Pjesa e parë mbyllet kështu 3-0, një rezultat që “hipotekoi” kualifikimin e Sitit për në çerekfinale. Në pjesën e dytë Siti e nisi aty ku e la, me gola dhe spektakël. Gundogan shënoi golin e katërt për “Qytetarët” në minutën e 49-të pas asistit të Grilish. Haland do të rikthehej në skenë në minutën e 54-t, ku shfrytëzoi pasimin e Akanjit. Tre minuta më pas, në të 57’, Haland shënon golin e gjashtë për Sitin, e të pestin personal. Në këtë mënyrë, Haland barazoi rekordin e Lionel Mesit që kishte shënuar 5 gola në mars të vitit 2012 me Barcelonën në duelin kundër Bajer Leverkusenit, fituar 7-1 nga katalanasit, pas fazës së grupeve. Në grupe 5 gola kishte shënuar Luiz Adriano në duelin Bate Borisov-Shakhtar 0-7 në sezonin 2014-2015. Golin e 7-të për Sitin e shënoi De Bryjn në minutën e 92-të. Sa i takon ndeshjes Porto-Inter, ajo ishte më e paparashikueshme, pasi të dyja skuadrat qëndrojnë në këtë moment pak a shumë në një nivel. Ndeshjen e parë të luajtur në Itali e kishte fituar Interi 1-0, por mbrëmë portugezët ishin dukshëm superiorë në fushë sidomos sa i takon kontrollit të topit dhe dominimit në mesfushë. Porto pati shumë aksione sulmuese në 45-minutëshin e parë, por mbrojtja e Interit ishte shumë e fortë dhe efikase, duke ia dalë të mbajë portën e vet të paprekur. Për pasojë pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Interi vijoi të luajë me të njëjtën skemë taktike, duke u përpjekur të mbyllë në ekstrem hapësirat e të menaxhojë fitoren nga ndeshja e parë. Volumi i lojës dyfish nga portugezët nuk u konkretizua në rezultat për Porton, ndaj Interi mendoi vetëm për kualifikimin e aspak për bukurinë e lojës. U mbyll barazim 0-0 dhe me fitoren nga dueli i parë shkojnë në çerekfinale italianët.
Më të lexuarat


Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Silvinjo e krijoi idenë rreth grupit, në qershor s’ka më justifikime

Mbyllen pjesët e para, Kosova në kërkim të golit të parë, Kroacia e Zvicra dhurojnë spektakël

EURO 2024, KUALIFIKUESET/ Në fushë Kosova, Zvicra dhe Spanja! Mësoni formacionet zyrtare të 6 supersfidave

Ylli portugez po vijon me ritme të larta shënimi në Arabinë Saudite, kurse “Pleshti” argjentinas ka shanse të kthehet në “Kamp Nou”

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Mbyllet takimi, Shqipëria humbet përballë Polonisë

Shokohet Shqipëria, në momentin më të mirë Polonia na ndëshkon

Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese
