Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

SITUATA/ Gjici kërkon më shumë nga Albi Alla, Alijev mendon largimin nga Kukësi

Postuar: 23/11/2017 - 07:35

Klubi i Kukësit po kalon një krizë në këtë periudhë, shprehur me mungesën e fitoreve në ndeshjet e fundit. Në tre ndeshjet e luajtura së fundmi, Kukësi ka marrë vetëm dy pikë dhe kjo është një shenjë alarmi për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Ndërkohë, presidenti Gjici këtë herë ka vendosur të mbështesë trajnerin Milinkoviç dhe u është përveshur lojtarëve. Përveç gjobave për të gjithë dhe ultimatumit për 2 fitore, kreu i klubit kuksian është kapur me mbrojtësin Albi Alla. bën me dije se Gjici i ka kërkuar llogari qendërmbrojtësit për gabimin e bërë ndaj Partizanit, duke iu drejtuar me fjalët: Si ma shpjegon atë gabim? Nga ana tjetër, sulmuesi Alijev, i cili gjatë gjithë kohës që ndodhet në Shqipëri ka qenë një çështje me vete, pohon se dëshiron të largohet. Raporton se sulmuesi nga Azerbajxhani është duke menduar largimin në janar, pasi ka pretendime për një skuadër më të mirë, për një kampionat më të mirë. Për të shmangur të tjera ndëshkime, siç është rishikimi i pagave, lojtarët e Kukësit duhet të fitojnë ndeshjet e radhës me Laçin dhe Skënderbeun. Në fakt, fitorja në dy ndeshjet e radhës është vendosur në formë ultimatumi nga presidenti Gjici, i cili ka vënë në shënjestër trajnerin, por edhe lojtarët. 6 pikë në dy ndeshje shumë të forta është një objektiv shumë i vështirë, të cilin Kukësi duhet ta kalojë me sukses, në të kundërt do të ketë “koka turku” në gjirin e klubit, përfshi dhe pjesëtarët e stafit teknik apo skuadrës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal