BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Sivaspori kërkon 15 mln për Manajn, Kumbulla kthehet në fushë pas 10 muaj mungese

Sivaspori kërkon 15 mln për Manajn, Kumbulla kthehet në

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente tumira me skuadrat e tyre në Europë. Një pjesë janë liderë dhe pragmatistë, duke spikatur edhe me të dhënat sportive, siç ndodh me disa futbollistë që luajnë në Superligën turke. Nga ana tjetër, ka një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë dhe trajnerin Silvinjo. Marash Kumbulla është kthyer në fushë pas një mungese prej 10 muajsh. Duke qenë se ai u transferua te Sasuolo në janar, në këtë ekip luajti dje minutat e para pas një mungese shumë të gjatë. Jasir Asani nga ana tjetër vijon të dhurojë spektakël si në fushë dhe në stërvitje, ndërsa për Rei Manajn, Siuvaspori turk kërkon të paktën 15 mln euro. Po në Turqi, Ernest Muçi po jep spektakël me Beshiktashin, ku ka gjetur edhe golin e parë dhe është padyshim titullar në formacionin bazë.

Jasir Asani jep spektakël me gjuajtje edhe në stërvitje

Jasir Asani është rikthyer në stërvitje me Guangxhun në Korenë e Jugut, ku po bëhet gati për startin e sezonit të ri. Edhe pas tre muajve pushim, duket se sulmuesi I Kombëtares shqiptare është më në formë se kurrë dhe këtë gjë e ka treguar dhe në stërvitje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Asani postoi disa moment nga përgatitja me skuadrën, ku dy gjuajtje të tij ishin të pandalshme nga portieri, duke treguar dhe njëherë që e majta e tij është problem për kundërshtarët.

Marash Kumbulla kthehet në fushë pas 10 muajsh mungesë

Marash Kumbulla rikthehet në fushë. Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares Shqiptare la pas dëmtimin e rëndë, që e mbajti për plot 10 muaj larg fushave, për t’u aktivizuar në minutën e 77’ të ndeshjes Sasuolo-Napoli. Një rikthim mjaft i rëndësishëm për mbrojtësin kuqezi, që zbriti në fushë në një moment kur llogaritë ishin mbyllur dhe Napoli kryesonte 1-6, megjithatë në këtë situatë, minutat në fushë janë shumë të rëndësishme për futbollistin. Marash Kumbulla u dëmtua rëndë në 29 prill të vitit të kaluar, në ndeshjen mes Romës dhe Milanit dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni që e mbajti shumë gjatë larg fushave. Mbrojtësi kuqezi u largua nga Roma në janar, për t’u bashkuar me Sasuolon në huazim, në mënyrë që të marrë sa më shumë minuta dhe të gjejë formën më të mirë, për të dhënë kontributin e tij me Shqipërinë në Euro 2024.

Rei Manajt i ofrohen 10 mln euro, por Sivaspori do 15 mln

Bomberi Rei Manaj është duke bërë paraqitje tejet të mira me fanellën e Sivasporit në kampionatin turk. Lojërat e tij të mira kanë bërë që të ketë interes për të. Thuhet se gjiganti turk, Beshiktash e ka bërë futbollistin shqiptar objektivin kryesor të tyre. Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivaspori. Kjo e fundit e vlerëson Manajn 15 milionë euro, por këtë shumë gjiganti turk nuk është në gjendje ta ofrojë. Skuadra nga Stambolli është gati të ofrojë 10 milionë euro, plus dy lojtarë te Sivaspori për të arritur te Manaj. Te gjiganti turk ëndërrojnë që për sezonin e ri të kenë një treshe shqiptare në repartin ofensivë me Rei Manajn, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. Në 26 ndeshje në të gjitha garat me Sivasporin, Rei Manaj ka realizuar 18 gola.