Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbe madhështor në Europa League, siguron fitoren e parë në grupin B

Postuar: 24/11/2017 - 07:14

Në stadiumin “Elbasan Arena” të boshatisur për shkak të penalizimit të dhënë nga UEFA për sjelljen e gabuar të tifozëve korçarë në ndeshjet e shkuara. Megjithatë, entuziazmi i Skënderbeut nuk mungoi dhe grupi u përpoq të arrinte maksimumin e vet në fushë, duke qenë i bindur se mund të regjistronte fitoren e parë këtë edicion të Europa League, ndoshta mundësia e fundit. Loja kishte episodet e saj që kushtëzuan edhe rezultatin e takimit, por përtej rezultatit u vërtetua dhe një herë tjetër se Skënderbeu luan bukur, se përballet me dinjitet me kundërshtarët e tij dhe është në gjendje të luajë në nivele të larta në Europë. Këtë e mundësojnë kualitetet e skuadrës korçare, e cila ka synime dhe objektiva të larta në vazhdimësi. Sa i takon ndeshjes së luajtur mbrëmë në “Elbasan Arena”, ishte në vazhdën e lojërave të bukura që Skënderbeu ka bërë në vazhdimësi këtë edicion. Natyrisht, përballë skuadrave me eksperiencë dhe shumë të forta korçarët nuk mund të bënin më shumë.

Ndeshja

Skënderbeu luajti më mirë se sa Dinamo e Kievit gjatë pjesës së parë, por rastet më të mira për shënim i patën ukrainasit, të cilët kishin më shumë freski në mbylljen e aksioneve të tyre, duke qenë faktikisht më të vendosur dhe në kundërzbritje më të shpejtë dhe më të rrezikshëm. Madje ishin pikërisht ukrainasit që shënuan të parët me anë të Viktor Tsikangov në minutën e 16-të. Skënderbeu nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh menjëherë në sulm. Dy minuta më pas edhe skuadra korçare e gjeti golin me anë të mesfushorit Sabien Lilaj,q ë barazoi shifrat 1-1. Për minuta të tëra zot në mesfushë do të ishte Skënderbeu, ku Muzaka, Gavazaj, Xhejms dhe Lilaj synuan të vendosin diktatin në fazën sulmuese duke pasur për Soue, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë pati një rast të mirë shënimi, por gjuajtja e tij nuk pati saktësinë e duhur.  Në fund të pjesës së parë edhe ukrainasit krijuan dy raste të mira shënimi, por kulmi arriti me goditjen e shtyllës, por në këtë rast Shehi ishte me fat që topi nuk përfundoi në rrjetë. Epërsinë e Skënderbeut në lojë e dëshmojnë goditjet në kuadrat dhe në drejtim të kuadratit, ku Skënderbeu dominon 3-2 në të dy rastet. Mbajtja e topit gjatë pjesës së parë ishte 50:50 dhe në të njëjtat pozita edhe goditjet nga këndi, nga 5 secila skuadër. Problemi i vetëm për korçarët ishte se nuk kishin saktësinë e duhur në goditjet finale, përfshi nga një rast Soue, Xhejms dhe Lilaj. Në pjesën e dytë Skënderbeu tregohet madhështor në fushën e lojës. Nëpërmjet veprime të sakta në sulm, një asist i Soue në minutën e 53-të bën që Xhejms të dalë në pozicionin e duhur dhe të regjistrojë golin e dytë. Entuziazmi i Skënderbeut arrin kulmin, ndërsa Dinamo e Kievit shtanget dhe vihet në vështirësi. Gjatë një kundërzbritje në minutën e 57-të vjen dhe goli i tretë i skuadrës korçare, ku këtë herë është Soue që realizon golin e parë personal në këtë sfidë dhe e fut fitoren e Skënderbeut tonë në rrugën e duhur. Ka ende shumë minuta lojë dhe ukrainasit nisin të gjallërojnë lojën e tyre, ndërsa korçarët kujdesen pas golit të tretë më shumë për mbrojtjen. Por gabimet në minutat e fundit për pak i kushtuan Skënderbeut, i cili u tregua nervoz në disa momente vendimtare të lojës. Nazari Rusin shënoi në minutën e 90-të golin e dytë, duke vendosur në pozita ankthi ekipin korçar. Pesë minutat shtesë ishin një siklet i madh për Skënderbeun, por mbrojtja ia doli ta mbajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit e ta fitojë duelin me rezultatin 3-2. Kjo fitore e para për Skënderbeun në këtë edicion të Europa League i ngjit korçarët në vend të tretë me 5 pikë, por nuk kualifikohen dot, pasi Partizani i Beogradit e fitoi duelin e tij me Jang Bojs dhe shkoi në tetë pikë duke siguruar vendin e dytë.

 

Ndeshjet e grupit B

Skënderbeu-Dinamo Kiev      3-2

Partizani Beograd-Jang Bojs   2-1

Renditja

Dinamo Kiev               10

Partizani Beograd       8

Skënderbeu                 5

 

Jang Bojs                     3

 

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal