Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu europian “leksion” Partizanit “italian”, Juliano rrezikon shkarkimin

Postuar: 24/09/2017 - 07:32

Skënderbeu është ekip europian dhe e tregoi mbrëmë edhe në Korçë që është ekipi më i mirë në kateëgorinë Superiore. Lojë të qartë, teknikisht shumë lart, faktikisht perfekt në mbrojtje dhe zhdërvjelltësi në sulm, gola dhe spektakël. Pra Skënderbeu është ekipi për t’u mundur. Mbrëmë ai fitoi në Korçë me një rival direkt si Partizani, me shifrat 2-0. Fatet e ndeshjes u vendosën në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi Soue, e më pas Lilaj me penallti, ndërsa Partizani del kokulur nga Korça, tashmë duke vënë në rrezik edhe pankinën e italianit Mark Juliano.

Ndeshja

Skënderbeu tregoi gjatë pjesës së parë se nuk është rastësisht në fazën e grupeve të Ligës së Europës. skuadra korçare ka fizionomi loje, ka shpejtësi në veprime dhe zhdërvjelltësi në ndërtimin e aksioneve, duke krijuar një lojë harmonike që i vë në vështirësi kundërshtarët. Kjo harmoi merr vlerë nga kualiteti teknik që ka Skënderbeu me lojtarë të mesfushës si Lilaj, Muzaka, Gavazaj Nimaga e Xhejms, të cilëve u printe i vetëm në sulm Soue. Shenjën e parë në sulm e jep pikërisht afrikani por gjuajtja e tij përfundon jashtë, pak larg shtyllës pingule. Ishte minuta e dytë e ndeshjes, kurse në minutën e 5-të do të shpërthente një sherr masiv në fushë, ku protagonist do të bëhej mesfushori i Skënderbeut, Xhejms, i cili në një moment kur lojtarët e Partizanit kishin një të dëmtuar në fushë nuk ndaloi lojën, pra nuk respektoi “fair-play”, duke u përplasur fizikisht me lojtarët e kuq, fillimisht me kapitenin Idriz Batha e më pas me lojtarët e tjerë. Të dy grupet u përleshën me njëri-tjetrin, por gjyqtari Sadiku nuk dha për çudi asnjë karton të verdhë. Loja tensionohet në shumë dhe gjatë gjithë pjesës së parë pati ndërhyrje të ashpra që meritonin kartonë, por gjyqtari, si duket i vendosur për të mos e prishur takimin me kartonë, lejoi lojën e fortë deri në fund. Në minutën e 10-të Çani ka një rast të mirë shënimi, por nuk koordinohet si duhet dhe gjuajtja ndalet nga Shehi. Pikërisht një minutë më pas është rasti i Gavazajt për t’u regjistruar, ku kosovari del i vetëm përballë Shehit në hyrje të zonës, gjuan por topi përplaste në shtyllë. Më pas është Shehi që devijon një goditje të Çanit, ndërsa nga minuta e 12-të e deri në minutën e 35-të në fushë komandon vetëm Skënderbeu. Në minutat e mbetura të pjesës së parë Adorian ka një rast magjik për të ndryshuar shifrat, por gjuajtja e tij “lexohet” nga portieri Shehi dhe gardiani i skuadrës korçare pret me qetësi mu para këmbëve të Çanit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Në pjesën e dytë korçarët vijuan të kontrollojnë mesfushën, duke bërë një lojë të shpejtë e me një takim, si dhe duke mbuluar kundërshtarin një për një ku të kuqtë merrnin topin. Zgjedhja e trajnerit Daja si taktikë rezultoi e suksesshme dhe në minutën e 66-të, kur Vangjeli jep asist për Soue në krahun e majtë të sulmit dhe gambiani nuk fal dhe shënon golin e parë personal me skuadrën korçare. Pas këtij momenti Partizani tenton të balancojë ndeshjen, duke sulmuar fort nga krahët dhe në qendër, por pasimi i fundit vazhdimisht mungon, ndërsa Sukaj shpresoj të bëjë individualisht atë që nuk e bën skuadra e gjitha. Repartet e Partizanit janë dukshëm të ndarë nga njëri-tjetri dhe nuk lidhen, ndërsa mbrojtja ka vazhdimisht probleme kur gjendet në kundërsulm. Kjo mangësi solli edhe ndëshkimin e dyfishtë, pasi në të 87’ Trashi pengon gabimisht Micin dhe shkakton penallti, e cila shndërrohet në gol nga Sabien Lilaj. 2-0 dhe me këto shifra mbyllet edhe takimi. Partizani nuk luajti keq dhe kishte përmirësim nga ndeshjet e para në kampionat, por përballë një Skënderbeu europian paraqitja e tij nuk mjaftoi dhe stafi italian është tani në vështirësi serioze, sepse rrezikon shkarkimin. Skënderbeu me këtë fitore merr përkohësisht kreun, ndërsa Partizani mbetet në vend të fundit me 1 pikë, 4 gola të pësuar e 0 të shënuar. Dueli midis sulmuesve, Çani dhe Soue, u fitua nga bomberi afrikan, ndërsa Çani vijon të jetë ende larg formës më të mirë. Ndërkohë, në stadiumin e Korçës dje u shënua edhe një viktimë. Në fakt, një burrë i moshuar humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, duke e prishur paksa bukurinë e një supertakimi. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:51

Madrilenët turpëruan Seviljen 5-0, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Kjo fitore e afron realin me kryesuesit e garës, rivalen e tyre të vjetër, Barcelonën

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër

Postuar: 10/12/2017 - 09:46

Në Kukës pati një fitues në ndeshjen e djeshme Kukësi-Lushnja, por fitues ishin pikërisht miqtë lushnjarë që fituan 3-1 dhe poshtëruan kampionen në fuqi brenda në fushën e saj.

Postuar: 10/12/2017 - 09:29

Basketbolli shqiptar nuk është në ditën e tij më të mirë, natyrisht, dhe s’ka si të jetë sepse strategjitë që e nxjerrin atë nga “errësira” dhe e fusin në rrug

Postuar: 09/12/2017 - 19:25

Zhvillohet ditën e sotme, ndeshja derbi e basketbollit, mes Partizanit dhe Tiranës, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Postuar: 09/12/2017 - 07:52

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter.

Postuar: 09/12/2017 - 07:51

Përballja e kreut mes Interit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjal