SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Skënderbeu mohon të jetë tradhtuar nga avokati, sqaron “pakujdesinë” e ndodhur në CAS
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shkurt 2018
Skënderbeu mohon të jetë “tradhtuar” nga avokatët e tij në seancat që ka zhvilluar në CAS gjatë vitit 2016 pas vendimit të UEFA-s që e pezulloi për trukim ndeshjesh. Avokati italian Zhuchereti ka thënë në një moment në gjykatë se provat e sjella janë të pakundërshtueshme dhe këtu është referimi për luhatjet e koefiçientëve të basteve që organizmat ndërkombëtare dhe gjykata i merr të mirëqena, por ky pranim që është interpretuar më pas nga avokati është marrë nga inspektorët e UEFA-s dhe mediat brenda e jashtë Shqipërisë si pranim i fajit, pra përfshirje e lojtarëve në trukimin e ndeshjeve. Por këtë Skënderbeu e mohoi dje kategorikisht, duke mbajtur dhe një qëndrim sqarues nëpërmjet një komunikate për mediat.
Komunikata e klubit të Skënderbeut
Përmes kësaj komunikate për shtyp, KF Skënderbeu sqaron opinionin publik sa i përket deklarimeve të bëra nga Avokati Zuçhereti gjatë seancës dëgjimore në CAS. Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqësuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficientëve të basteve live për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundërshtueshme, por assesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara. Ky qëndrim i Avokatit Zuchereti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në UEFA Champions League 2016/2017, ka saktësuar se në analizë të raporteve të UEFA BFDS, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme. Ndër të tjera, mundësia e përfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjesht si hipotezë nga ana e përfaqësuesit tonë në proces, jo si një akuzë por si një formë për të evidentuar se në një proces disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proces populist ku të gjithë janë të fajshëm por asnjëri nuk është fajtor. Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proces të rregullt e ligjor. KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast ti mbrojë ata nga çfarëdo lloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore. Së fundmi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqësuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese. Sa i përket pretendimeve të Inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqpërdorim të thënieve të Avokatit Zuçhereti, përgjigja e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive. Faleminderit për mirëkuptimin! Zyra për shtyp, KF Skënderbeu.
Përgatitjet anti-Partizani
Përgjigja fituese e dhënë ndaj Kamzës, pavarësisht ngarkesës së dukshme psikologjike te ekipit, i parapriu dy finaleve vendimtare në rrugën drejt titullit, që skuadra do të luajë në harkun kohor të gjashtë ditëve. Duke nisur nga kjo e premte, ku skuadra e Ilir Dajës pret në Korçë rivalët e Partizanit. Në ndeshje të tilla, distanca prej 18 pikësh në renditje nuk mund të shërbejë si njësi matëse. Rivaliteti është aq i madh sa ndeshje të tilla janë të paparashikueshme dhe për të kuqtë nuk do të kishte më mirë sesa rikthimi të ecuria pozitive duke nisur nga sfida me kryesuesit. Menjëherë më pas, të mërkurën e ardhshme vjen dueli në Kukës. Edhe kjo ndeshje me shumë peshë, si për klasifikimin, ashtu edhe për objektivat e dy skuadrave. Dy ndeshje përballë rivalëve të mëdhenj, që përpos distancës në renditje janë aty për të luftuar për objektivat e tyre, për të treguar sa vlejnë e mbi të gjitha për të shpresuar se me ndonjë hap të mundshëm fals të korçarëve, gara në kampionat mund të rihapet. Në anën tjetër, pavarësisht asaj që do të bëjë Flamurtari i vendit të dytë, te Skënderbeu janë të vetëdijshëm se nëse kalojnë me sukses këto dy përballje, praktikisht e kanë vendosur një dorë te titulli dhe triumfi do të mbetej thjesht një formalitet matematikor. /Adriatik BALLA