Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu nuk ka sukses me turqit, pëson disfatë edhe ndaj Beshiktashit

Postuar: 13/01/2018 - 10:04

Antalia po shfrytëzohet nga skuadrat tona në këtë periudhë për të përgatitur pjesën e dytë të sezonit në kampionat. Në kuadër të fazës përgatitore dimërore ekipet e Skënderbeut, Partizanit, Flamurtarit, Kamzës, Kukësit e ndonjë tjetër, po zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, për të rritur kapacitetet e tyre sportive. Natyrisht, duelet miqësore u shërbejnë trajnerëve për të përgatitur si duhet skuadrën dhe për të parë efikasitetin e lojtarëve të veçantë, por edhe grupit në tërësi, me theks harmoninë ndërmjet reparteve. Dje ishte radha e disa skuadrave tona të zbrisnin në fushë përballë kundërshtarëve turq që zhvillojnë fazën përgatitore në këtë periudhë në Antalia. Asnjëri nuk ia doli të fitonte, madje as të barazonte. Të gjithë i humbën duelet e tyre, por vëmendja u përqendrua te një prej ndeshjeve më të forta, pikërisht ajo mes Skënderbeut e Beshiktashit, e cila përfundoi me fitoren e turqve 3-2. Ishte një ndeshje e çuditshme, pasi golat e parë për të dyja skuadrat ishin “dhurata”, ku të parët realizuan vendasit një gol në kundërshtim me rregullat e “fair-play”-it, por që Beshiktashi e korrigjoi shpejt, duke lënë Ali Soue të merrte topin nga mesi i fushës e të shënonte golin e barazimit, duke bërë që të merrte duartrokitjet e atyre pak të pranishmëve, si një zbatim i lojës së drejtë e të ndershme. Vendimtare për ndeshjen ishte padyshim pjesa e dytë ku turqit u treguan superiorë dhe e fituan takimin. Por duhet thënë se Beshiktashi është skuadër shumë e fortë dhe kampione në fuqi e Turqisë, prandaj bën edhe diferencë. Gjithsesi, paraqitja e skuadrës tonë ishte pozitive dhe në nivel të kënaqshëm, gjë që tregon se, ndryshe nga dueli i parë miqësor me Bursasporin, këtë herë Skënderbeu kishte përmirësime dhe rritje të ndjeshme të nivelit, gjë që do të thotë se po përmirësohet. Daja hodhi në fushë këtë formacion: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue. Siç thamë, Beshiktas kaloi në epërsi që në minutën e 16-të me Mustafa Petkemek, por vetëm një minutë më vonë barazoi Ali Soue. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë, por më të 52-ën Pektemek realizoi të dytin personal, dukë kaluar sërish në avantazh turqit. Në minutën e 62-të një emër i njohur i futbollit europian, spanjolli Alvaro Negredo i çoi shifrat në 3-1, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Sabien Lilaj realizoi me 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2. Vetëm kaq, pasi Skënderbeu nuk kishte as kohë të bënte më shumë e për pasojë e humbi ndeshjen. Kjo ishte disfata e dytë në dy ndeshje miqësore për ekipin e Skënderbeut, i cili vijon të stërvitet në kuadër të fazës përgatitore dimërore në resortin turk të Antalias./Adriatik Balla

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/01/2018 - 19:20

Zgjedhjet e FSHF-së, që do të mbahen në datën 7 shkurt ka nisur e zjarrtë dhe plotë polemika. Përballë njëri-tjetrit do të jenë presidenti aktual i Federatës, Armand Duka dhe deputeti i PS Bashkim Fino.

Postuar: 15/01/2018 - 19:20

Zgjedhjet e FSHF-së, që do të mbahen në datën 7 shkurt ka nisur e zjarrtë dhe plotë polemika.

Postuar: 14/01/2018 - 11:13

Kukësi barazoi 2-2 në miqësoren e djeshme ndaj Fenerbahçesë, një takim miqësor i luajtur në Antalia, por që pati jo vetëm lojë të fortë, por edhe tensione e deri në sherre masiv

Postuar: 14/01/2018 - 11:10

Nga sportet kolektive, basketbolli është sporti i dytë më i ndjekur e më masiv në Shqipëri pas futbollit.

Postuar: 13/01/2018 - 10:10

Prej dy ditësh në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit ka dy kandidatura të konfirmuara tashmë zyrtarisht.

Postuar: 13/01/2018 - 10:08

Një lajm befasues erdhi sot nga mediat sportive në Prishtinë. Sipas tyre, ditë të mira po vijnë për ekipin e FC Vëllaznimit dhe tifozerinë gjakovare.

Postuar: 13/01/2018 - 10:06

Partizani largoi disa lojtarë të rëndësishëm të grupit të mëparshëm, për t’i zëvendësuar me emra të rinj.