Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu/ Radhë lojtarësh për të zënë vendin e Latifit, rikthehet edhe Taku

Postuar: 30/08/2017 - 07:43

Skënderbeun e duan të gjithë dhe duke qenë se klubi korçar merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, talentet nga brenda e jashtë Shqipërisë po e shohin skuadrën korçare si një mundësi të madhe prezantimi, prandaj edhe vetë Skënderbeu si klub po afron shumë talente në këtë periudhë. Largimi i Liridon Latifit nga Skënderbeu mund të shihet si një dobësim për korçarët, duke qenë se ka mbajtur peshën më të madhe në fazën sulmuese për ekipin e Ilir Dajës. Por në Korçë i kanë të qarta strategjitë dhe asgjë nuk i lejnë rastësisë. Afrimi i mesfushorit Suad Sahiti shihet si një goditje, pasi ish futbollisti i Rabotniçkit ka kualitet për të bërë diçka të tillë. Nuk duhet harruar që tek Skënderbeu i kanë paraprirë një largimi të Latifit, teksa verën e kaluar afruan ish mesfushorin e shpresave të Shqipërisë Enis Gavazaj, duke pasuar në merkaton e dimrit me Nazmi Gripshin për të cilin u paguan 60 mijë euro tek klubi i Teutës. Mesfushori durrsak është vetëm 20 vjeç dhe këtë vit pritet të ketë më shumë minuta, teksa sezonin e kaluar ka luajtur 19 ndeshje me Teutën dhe 10 me Skënderbeun, takime të cilat i ka nisur nga stoli. Pjesëmarrja në grupet e Europa League shton numrin e ndeshjeve për 6 herë radhazi kampionët e vendit si dhe ngjeshjen e kalendarit, çka mund të sjellë domosdoshmërinë për të lënë pushim ndonjë nga titullarët. Për këtë arsye pritet të ketë më shumë minuta për Gripshin, Reza Karimin apo Demte. Së fundmi, mësohet se te Skënderbeu po rikthehet edhe ish-mesfushori i krahut të djathtë, Afrim Taku, i cili ka lënë Amerikën dhe besohet se do të jetë një përforcim më shumë për klubin  korçar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:08

Futbollisti i Manchester United, Maks Tajer ka marrë një lajm të tmerrshëm.
 
Rezultatet e analizave kanë treguar se 19-vjeçari është diagnostifikuar me kancer.
 

Postuar: 17/02/2019 - 20:08

Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlor

Postuar: 17/02/2019 - 17:52

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi p

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Postuar: 17/02/2019 - 07:39

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio Ramos për mar

Postuar: 17/02/2019 - 07:37

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotm

Postuar: 17/02/2019 - 07:35

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme.