Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu rrit adrenalinën para duelit me Partizanin e Beogradit, Daja do fitore me çdo kusht

Postuar: 17/10/2017 - 07:52

Trajneri Ilir Daja po e përgatit Skënderbeun në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e së enjtes kundër Partizanit të Beogradit, një ndeshje që tejkalon përmasat sportive. Sigurisht, po merren masat që të jetë gjithçka brenda kontureve sportive dhe në fushë e jashtë saj të dominojnë vetëm vlerat sportive e politika të mos ndërhyje në këtë takim. Sigurisht, për Skënderbeun ka rëndësi fitorja dhe trajneri Daja ka vënë objektiv të vetëm për këtë ndeshje fitoren. Në grupin B ky është shansi më i madh për të marrë pikë dhe trajneri i bardhekuqve korçarë shpreson t’ia dalë. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet ta përgatisim si duhet, sepse kemi objektiv fitoren”, është shprehur Daja.

UEFA instalon infrastrukturë ekstra për sigurinë e ndeshjes

Të dështuar në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të vitit 2014, ku huliganët serbë u futën në fushë, zyrtarët e UEFA po bëjnë të pamundurën që situata të tilla të mos përsëriten edhe në rang klubesh ndërmjet dy vendeve. Kështu, në Elbasan UEFA mësohet se ka instaluar kamerat e saj dhe ka sjellë oficerët dhe teknikët e saj që të shohin nga afër kushtet e sigurisë. Jo rastësisht ata kanë kërkuar edhe nga FSHF të ketë vëmendje maksimale dhe kanë kërkuar nga klubi i Skënderbeut të jetë vigjilent për çdo rast. Nuk pritet ndonjë ngjarje negative, pasi po përballen thjesht dy ekipe në Ligën e Europës, por UEFA me ekspertët e saj do të zbarkojë në këtë takim, i cili vlerësohet mjaft i nxehtë dhe me pritshmëri të mëdha për të pasur tensione. Sidoqoftë, klubi i Skënderbeut po e menaxhon mirë situatën dhe është shprehur se ka marrë masat e duhura që gjithçka të jetë brenda normalitetit.

Tifozët/ Nuk do të ketë serbë në Elbasan, as shqiptarë “Ujqër” në Beograd

Në “Elbasan Arena” nuk do të ketë asnjë tifoz serb dhe në Beograd në ndeshjen e kthimit të Skënderbeut me Partizanin serb nuk do të ketë, gjithashtu, asnjë tifoz shqiptar. Për këtë kanë rënë dakord vetë klubet dhe është vënë në dijeni edhe UEFA. Kështu, kur kanë mbetur edhe dy ditë nga ndeshja e Skënderbeut kundër Partizanit në kuadër të fazës së grupeve të Europa Ligës, grupi B, gjërat rreth tifozerisë janë sqaruar përfundimisht. Rreziku se mund të ketë ndonjë përplasje në mes të tifozëve serb dhe atyre shqiptar, i ka shtyrë klubet të marrin një vendim të papritur. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka thënë për mediat se është marrë vendim që asnjë tifoz serb të mos lejohet në stadium, përveç delegacioneve zyrtare. E njëjta situatë do të ndodhë edhe në ndeshjen kthyese në Beograd. Partizani dhe Skënderbeu janë në grupin B të Europa Ligës dhe kanë arritur të sigurojnë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjesh.

Gjyqtari/ Një polak arbitron Skënderbeun kundër serbëve

Daniel Stefanski është gjyqtari kryesor që UEFA ka ngarkuar për të drejtuar takimin e ditës së enjte, Skënderbeu – Partizani i Beogradit. 40-vjeçari nga Polonia do të ketë asistentët e tij Marcin Boniek dhe Daëid Igor Golis. Ndihmësat e treshes kryesore do të jenë polakët Bartosz Frankoëski dhe Zbignieë Dobrynin, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Krzysztof Myrmus. Për ekipin e Ilir Dajës, që vazhdon të mbetet i pamundur në shtëpi në aventurën e sivjetshme në Europa League, kurioz është fakti që është arbitruar përherë nga gjyqtarë nga vende të ndryshme. Kështu për Skënderbeun sivjet kjo është ndeshja e 11-të në Europa League dhe është për herë të parë që klubi korçar do të gjykohet nga një arbitër polak. Daniel Stefanski ka drejtuar gjithsej 27 takime klubesh dhe 25 ndeshje të skuadrave përfaqësuese, ku pjesën më të madhe, më saktë 13 prej tyre, e zënë pikërisht sfidat e moshave të 19 dhe 21-vjeçarëve. Në 18 nga këto 52 ndeshje Stefanski ka qenë gjyqtar i katërt. Polaku konsiderohet një arbitër që e nxjerr lehtë kartonin e verdhë, por tepër rrallë atë të kuq, pasi numërohen vetëm 9 të tillë gjithsej.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:23

 Në Spanjë, Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë në transfertë. Katalanasit fituan në Valencia ndaj Levantes me rezultatin 5-0.

Postuar: 16/12/2018 - 19:04

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester United me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme

Postuar: 16/12/2018 - 18:35

Liverpooli ka kaluar përsëri në epërsi ndaj Manchester Unitedit falë golit të bukur të Xherdan Sh

Postuar: 16/12/2018 - 16:19

Ndeshja e fundit në kampionat e Lacios ndaj Sampdorias, nuk ka rezultuar mjaft pozitive për gardi

Postuar: 16/12/2018 - 07:39

Kampionati anglez po dhuron emocione të bukura dhe spektakël javë pas jave, teksa dje Mançester S

Postuar: 16/12/2018 - 07:38

Kategoria Superiore po luan ndeshjet e javës së 17-të të saj, ku dje ranë në sy fitoret e ekipeve

Postuar: 16/12/2018 - 07:37

Një nga personalitetet e futbollit korçar dhe atij kombëtar, Dhimitraq Xhambazi, vijon të besojë