BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

S’ka asnjë surprizë në kupë, kualifikohen skuadrat e mëdha të Superiores

S’ka asnjë surprizë në kupë, kualifikohen skuadrat e

Kupa e Shqipërisë mbyll ditën e sotme turin e 1/8 e finales, një raund që deri tani nuk ka prodhuar asnjë surprizë në rezultat dhe asnjë emocion në lojë. Skuadrat e mëdha të Superiores i mbyllën llogaritë sikurse deshën vetë, duke mos u dhënë asnjë shans skuadrave të Kategorisë së Parë që kishin përballë. Duhet thënë se Tiran e Partizani fituan bindshëm në të dy përballjet me rivalët e tyre, e po ashtu kaluan Laçi, Kukësi, Egnatia e Kastrioti. Niveli i ndeshjeve ishte i kënaqshëm.

Gjashtë ekipet e kualifikuara

Dje u mësuan gjashtë skuadrat e para të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Tirana fitoi 1-0 ndaj Lushnjës me golin e Regi Lushkjes, i pari për të me bardheblutë, dhe kaloi në raundin pasardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Partizani shënoi sërish tre gola ndaj Korabit. “Demat” fituan 3-0 me golat e Eljon Sotës, brazilianit Da Silva dhe Engjëll Hotit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Kukësi e mbylli në barazim pa gola takimin e parë ndaj Apolonisë, ndërkohë që sot fitoi 5-0. Ergys Peposhi shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhën golat e Fluturim Domit (2- golësh), Gabriel Barbosas dhe Jakup Berishës. Laçi mposhti 2-1 Tomorin. Golat u realizuan nga Santino Biba dhe Olsi Myrta. Bardhezinjtë kishin fituar 3-1 edhe sfidën e parë. Egnatia-Skënderbeu përfundoi në barazim 1-1. Autogoli i Mishel Agbekpornu i dhuroi avantazhin skuadrës korçare, por vendasit barazuan në pjesën e dytë falë golit Fernando Medeiros. Në fund festoi Egnatia pas fitores 0-1 në transfertë. Kastrioti-Dinamo nuk prodhoi gola. Ekipi krutan u kualifikua në raundin çerekfinal pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Sot do të luhen takimet Vllaznia-Bylis (2-0) dhe Teuta-Erzeni (1-1).

Ndeshjet e sotme

Sot do të luhen dy takimet e fundit të fazës së 1/8 e finales, ku padyshim dueli derbi midis Teutës dhe Erzenit është me mjaft interes dhe emocionues. Theksojmë se ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1, kështu që kualifikimi mbetet i hapur. Avantazhi i vetëm i Teutës është faktori fushë, por duke qenë derbi kjo vështirë se do të ndryshonte ndonjë gjë. Ndoshta për bregdetarët mund të ndryshojë për mirë fakti se ata kanë përvojë në takime të tilla dhe në momentet de?izive dinë të marrin më të mirën. Por mbetet, sidoqoftë, një sfidë e hapur dhe po i hapur është kualifikimi. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vllazninë, e cila e ka mundur Bylisin në Ballsh 2-0 dhe sot do ta presë në Shkodër, pra ka shanse të mëdha të shkojë në çerekfinale. Vllaznia e trajnerit Mirel Josa është kështu favorite për të kaluar raundin.

Skema e çerekfinaleve

Sipas skemës së paracaktuar nga FSHF, në Grupin A në çerekfinale të Kupës do të ndeshen Kastrioti me Tiranën. Ndërsa në Grupin B, Egnatia do të rivalizojë me Laçin për një vend në katërshe. Partizani pret të mësojë se kush është kundërshtari i çerekfinaleve nga Grupi A, në përfundim të sfidës së nesërme mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ndërsa në Grupin B, Kukësi është ai i cili do të shohë me shumë interes sfidën Teuta-Erzeni pasi aty do të dalë emri i çerekfinalistit që do të ketë përballë.

Çerekfinalet

Grupi A

Kastrioti-Tirana

Vllaznia/Bylis-Partizani

Grupi B

Egnatia-Laçi

Teuta/Erzeni-Kukësi