
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

S’ka më dyshime, Laçi “blindon” vendin e dytë dhe siguron Europën

Shkruar nga Adriatik BALLA 9 Maj 2022

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe nëse disa dilemat kryesore janë zgjidhur, pasi Tirana doli kampione dhe Dinamo e Skënderbeu kanë rënë, pikëpyetje ka vetëm për ekipet ë do të jenë në Conference League. Megjithatë, dje u dha një verdikt, pasi Laçi e siguroi vendin e dytë dhe do të jetë në këtë kompeticion gjatë sezonit të ri. Pra, e thënë ndryshe, Laçi siguron pjesëmarrjen në Conference League edicionin e ardhshëm, pasi mundi me përmbysje Kastriotin me rezultatin 4-1 në takimin e kësaj të diele. Skuadra e Shpëtim Duros siguron matematikisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Pozicion historik për skuadrën kurbinase, që asnjëherë më parë nuk ka qenë forcë e dytë e kampionatit. Kastrioti në anën tjetër edhe pse shënoi i pari me Ajazin, nuk arriti që të marrë një rezultat pozitiv, teksa pësoi humbjen e dytë radhazi, duke mbetur në vendin e gjashtë në kuotën e 43 pikëve.
Ndeshje me episode
Pjesa e parë e takimit të djeshëm u dominua thuajse e gjitha nga vendasit, të cilët patën raste të njëpasnjëshme megjithatë golin e parë e realizuan krutanët me Ajazin në minutën e 38-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky avantazh zgjati vetëm dy minuta,pas në të 40-ën Adeleke barazoi. Ndërsa vetëm pas 3 minutave të tjerë Laçi përmbysi rezultatin me Julian Shehun, që padyshim ishte në super formë në këtë sfidë. Në fraksionin e dytë kurbinasit ishin edhe më të pandalshëm, pasi kërcënuan thuajse në çdo minutë portën e Salit dhe ia dolën që të realizonin “poker” me golin e Dean Zarubicës, i cili shënoi në minutën e 89’. Megjithatë nëse nuk do të ishte për portierin Sali rezultati i kësaj përballje do të ishte shumë më i thellë. Pas javës së 33-të të Abissnet Superiore Laçi “blindon” vendin e dytë në renditje me 60 pikë, 11 më shumë se Partizani i vendit të tretë, ndërkohë kanë mbetur edhe tre javë nga mbyllja e sezonit, teksa Kastriotit qëndron në vendin e gjashtë me 43 pikë të grumbulluara, duke mos qenë ende i sigurt për mbijetesën.
Akuza e trajnerit Çela: Këta lojtarë mosmirënjohës
I ashpër është dukur pas ndeshjes së djeshme trajneri i Kastriotit Emiljano Çela, i cili akuzoi lojtarët e tij si mosmirënjohës. “Lojtarët nuk po respektojnë veten, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë të kenë këtë lloj neglizhence dhe të sillen në këtë mënyrë me mua dhe klubin. Këta lojtarë duhet të kuptojnë diçka: nëse një futbollist ka cilësi, këtë ta vë në pah shpirti i garës dhe grinta. Ndryshe je i dobët. Nuk mendoj se është kjo, janë çështje të tjera. Shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera. Është mungesë respekti. Duhet të dinë që falë këtij klubi dhe falë kësaj fanelle i kanë marrë ato dy-tri telefonata. Janë treguar të vegjël, duhet të ekzistojë edukata e punës, ndryshe kalon te mosmirënjohja”, theksoi ai.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
