Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandal me biletat, Kukësi vë çmime të kripura për tifozët në duelin me Tiranën

Postuar: 20/09/2019 - 07:25

Kukësi do të përballet me Tiranën këtë të shtunë, në kuadër të javës së pestë të Kategorisë Superiore, e cilësuar edhe si një prej ndeshjeve më të rëndësishme jo vetëm të kësaj jave por të krejt fazës së parë. Verilindorët dëshirojnë të lënë pas krahëve disfatën e pabesueshme në Ballsh përballë Bylisit dhe kërkojnë të bëjnë kthesë pikërisht në duelin me Tiranën, një ndeshje që jep kredite për vazhdimësinë. Nga ana tjetër, bardheblutë kanë bërë një start mjaft të mirë të sezonit, ku në katër javët e para kanë marrë tri fitore dhe një barazim, duke pasur 10 pikë në renditje, dy më shumë se Teuta ndjekëse dhe tri më shumë se Kukësi i vendit të tretë. Përballja mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet në Elbasan, pra në impiantin ku luan skuadra përfaqësuese, jo vetëm pse ka kushte më të mira për takimin, por edhe se FSHF nuk ka pranuar kërkesat e skuadrës pritëse, që në këtë rast është Kukësi, i cili, siç edhe dihet, nuk luan dot në fushën e vet për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Zeqir Ymeri”. Siç thamë, bardheblutë janë në pozita më të mira në klasifikim, me tri pikë më shumë se rivalët e radhës, por duket se në Elbasan vëmendjen do ta marrin çmimet e biletave, që këtë herë kanë shkuar në stratosferë. Kemi të bëjmë me caktim çmimesh të kripura për një ndeshje të zakonshme në kampionat, ndërkohë që vazhdimisht “qahemi” se stadiumet janë boshatisur. Verilindorët synojnë që të barazojnë ose të paktën të mos lejojnë Tiranën që të shkëputet edhe më shumë në ndeshjen direkte mes tyre. Fillimisht, Kukësi kishte menduar që ndeshjen ta luante në Kamzë, megjithatë FSHF nuk i ka dhënë një licencë duke qenë se stadiumi i Kamzës nuk plotëson kushtet e nevojshme. Kjo ka bërë që të zgjidhet Elbasani që në vitet e fundit ka qenë zgjedhje e parë për Kukësin. Në prag të këtij takimi, klubi verilindor ka publikuar edhe çmimin e biletave dhe mund të thuhet se sërish ka çmime të kripura. Një biletë në tribunën VIP kushton 2 mijë lekë të reja, ndërsa në tribunën kryesore 1 mijë lekë. Në çdo pjesë tjetër të stadiumit, bileta kushton 500 lekë. Duke menduar numrin e pakët të tifozëve që frekuentojnë stadiumet në Shqipëri, rritja e çmimit i largon edhe më shumë. Në shumë ndeshje, Kukësi i ka lënë dyert e hapura apo edhe ka pasur çmime simbolike por natyrisht, kjo është një ndeshje me rëndësi më të veçantë. Tirana shpreson të ruajë ritmin e fitoreve dhe të thellojë diferencën me ndjekësit në klasifikim, duke qenë e shkëputur në krye kur të vijë radha e derbit javën e ardhshme. Dhe derbi i javës së gjashtë do të jetë domethënës për të dyja skuadrat këtë sezon dhe vijimësinë e tyre në kampionat. Prej kohësh Tirana nuk fiton një derbi me Partizanin, por me skuadrën që ka krijuar këtë vit dhe me entuziazmin bardheblu që e karakterizon, shpresohet që të arrihet më në fund tek fitorja. Pra dy duelet e radhës së Tiranës janë përcaktuese për objektivat e saj këtë edicion, pasi shtrojnë rrugën e objektivit madhor nëse dalin me sukses. Për këtë arsye klubi bardheblu ka kërkuar nga stafi dhe lojtarët të jenë në lartësinë e kërkuar dhe të bëjnë më të mirën e tyre gjatë këtyre ndeshjeve, për të mbajtur rivalët për titull larg rrezikut të kreut. Kukësi ka një grup të konsoliduar dhe shumica e lojtarëve janë nga sezoni i kaluar. Janë bërë blerje cilësore dhe në të njëjtën kohë ka pasur “katharsis” që për drejtuesit e klubit verilindor kanë qenë të efektshme. Edhe Kukësi, e ka duelin me Tiranën si një përballje “jetë a vdekje”, një takim që duhet fituar, në të kundërt kriza e “pushton” kampin verilindor dhe mund ta nxjerrë Kukësin nga objektivat. Sidoqoftë, është ende herët për të dhënë deduksione për fatet e sezonit, pasi gara vetëm sa ka filluar dhe deri në fund mund të prodhohen surpriza të shumta, pasi në mesin e garës zhvillohet edhe merkato e dimrit që mund të ndryshojë shumë gjëra në ecurinë e skuadrave. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh