BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Sport

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është

Shqipëria ka një futboll modest po të krahasohet me ligat e mëdha europiane. Në të vërtetë potencialin mund ta kishte shumë të madh, por futbolli shqiptar, ca nga pandemia e koronavirusit e ca nga politikat skandaloze të klubeve e presidentëve të tyre, pa harruar mungesën e strategjisë efikase të FSHF-së, ka sjellë një situatë alarmante për cvilësinë futbollistike, ku prodhohen shumë pak elementë cilësorë e njëherësh ka një dobësi të performancës së skuadrave tona nëEuropë, ku këtë vit nuk e kaloi asnjëra raundin e dytë paraeliminator, teksa në garë janëakoma skuadra të Ishujve Faroe, Luksemburgut e Maltës, pa harruar ekipet irlandeze, vendeve balltike, Skocisë, apo dhe vendeve ballkanike.  Një dobësi e tillëështë e turpshme dhe duhet reflektim i thellë. Kjo situatë dëshpëruese duket edhe në merkato, ku klubet nuk kanë kapacitet të blejnë lojtarë cilësorë dhe kjo mund të konsiderohet pa frikë si një nga merkatot më të dobëta në30 vjet.

Situata

Të kthyer në kohë, 8 vite më parë, në gusht, katër skuadrat kryesore te Kategorisë Superiore tronditën tregun me emra të mëdhenj, prestigjiozë, pagesa të larta dhe prodhuan kampionatin më të mirë të dekadës së fundit. Numri i tifozëve në atë vit është ende një rekord i pathyer! Që nga ajo kohë – kujto që ekipet tona shkonin ne grupe ose “Play Off” në Europë – kemi pasur regres. Si në cilësi, dalë nga dalë dhe në buxhete. Së fundmi,kjo verëështë ndryshe, në mënyrë dëshpëruese edhe në rezultate. Asnjë fitore brenda fushës sonë, dhe rezultatet më të dobëta në rajon. Shkëndija dhe Shkupi janë ende në garë, Ballkani po ashtu, ndërsa Drita kaloi tur dhe i shiti një lojtar belgëve kundërshtarë. Kush janë arsyet? E para të ardhurat. Liga Superiore prej 4 vitesh dështoi të lobonte për ligjin e sponsorizimit. Ata madje bënë dhe bojkot jo efikas për këtë gjë. Për këtë fajin kryesor e ka dhe shteti. Ky i fundit, kryeministri premtoi ne 2018 që do bëhej gjithçka për 100 ditë. Me këtë ritëm marrëdhëniesh do bëhen dhe 100 muaj e ligji nuk do bëhet.

S’ka të ardhura, motori për një futboll cilësor

Në futbollin shqiptar tregu profesionist dhe të ardhurat dytësore nuk ekzistojnë. Paratë e mbledhura nga shitja e biletave kanë qenë në rënie, ndërsa për fushata marketuese nuk ja vlen të flasësh. Këtu ka ndikuar dhe pandemia, dhe shumë ndeshje të luajtura në fushë asnjanëse. Diçka mund të ndryshojë tani që kanë stadiumet e tyre. Vizioni në merkato ka munguar. Blerja e lojtarëve me karton brenda vendit nuk ekziston dhe kjo është thembra e Akilit. Ekipet mundojnë të shesin lojtarë jashtë, por hiq Skënderbeun e padënuar e deri diku Tiranën, te tjerat nuk fitojnë mesatarisht as 100 mijë euro në vit nga shitja e lojtarëve. Duke qenë se vit pas viti kanë humbje të mëdha klubet ndoshta me të drejtë do na mësojnë këtë sezon me një futboll gjithnjë e më modest. Emrat e rëndësishëm nuk vijnë më, ndërkohë qe ajo çka shqetëson është prodhimi i lojtarëve. Megjithëse federata ka vendosur që vetëm 5 të huaj të jenë maksimumi në fushë, vendas cilësorë dhe me perspektivë ka pak.