BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Skenarët e pjesëmarrjes në Europa League, Laçi një mundësi si vend i tretë, Teuta me shans në Kupë

Skenarët e pjesëmarrjes në Europa League, Laçi një

Laçi dhe Teuta janë dy skuadrat favorite nga ekipet e tjera të Superiores që synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës si vend i tretë në renditjen e Kategorisë Superiore. Në të vërtetë gara është ende e hapur, qoftë për titullin kampion, ku Kukësi me 4 pikë larg mund të ëndërrojë deri në fund për titull, pavarësisht se Tirana ka një kalendar më të thjeshtë në vijim dhe ka shanse shumë të mëdha të fitojë titullin e 27-të në historinë e saj. Për vendin e dytë duket se Kukësi është i garantuar. Me pak fjalë, dy skuadra që e kanë siguruar Europën deri tani, në bazë të pikavarazhit, janë Tirana dhe Kukësi, që në rastin më të keq do të luajnë në Ligën e Europës e në rastin më të mirë në Champions League. Pas Kukësit si vend i dytë për momentin vjen Laçi në vend të tretë, e fill pas kurbinasve vjen Teuta. Laçi ka 55 pikë, kurse Teuta 53 pikë. Në lojë janë edhe 9 pikë të tjera, kështu që në garë, matematikisht futen edhe Skënderbeu me 51 pikë dhe Partizani me 49 pikë. Të kuqtë kanë shumë pak shanse të arrijnë në Ligën e Europës, pasi ndodhen vetëm matematikisht në valle por praktikisht janë jashtë. Kurse Skënderbeu ka shanse ta realizojë këtë, por për korçarët, edhe nëse e arrijnë në fund vendin e tretë, duket se ka fare pak shanse, sepse janë të dënuar nga UEFA dhe nuk pritet ndonjë përgjigje e shpejtë nga Gjykata Federale e Zvicrës. Për pasojë, një vend në Europa League si vend i tretë në kampionat, duket se do të ndahet midis Teutës dhe Laçit.

Kurbinasit një shans, Teuta dy shanse

Teuta ka dy shanse për të shkuar në Europa League. Shansi i parë më i madh është Kupa e Shqipërisë, e cila siguron Europën por edhe trofe, duke bërë që sezoni të mbyllet me sukses të madh. Teuta ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Kukësin, por ka shans në duelin e kthimit. Më pas vjen finalja që mund të jetë Tirana ose Bylis. Nëse arrin në finale me Tiranën, atëherë Teuta, edhe sikur të mos e fitojë trofeun, sërish shkon në Europë si finaliste e Kupës, por në këtë rast kushti është që Tirana të fitojë si kupën dhe kampionatin. E thënë ndryshe, Teuta duhet patjetër të jetë në finalen e Kupës që të shpresojë Europën. Shansi tjetër në kampionat si vend i tretë është i arritshëm, por më parë “djemtë e detit” duhet të kalojnë Laçin. Me pak fjalë, Teuta ka dy shanse për të shkuar në Europa League, një nga kampionati e një nga kupa. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Laçin, i cili, i eliminuar nga Kupa që në çerekfinale, ka vetëm një shans për Europa League, të mbajë fort vendin e tretë në renditje, si mundësia e vetme. Trajneri Cungu e ka kuptuar mirë këtë, prandaj po u kushton shumë rëndësi dueleve të fundit të garës në kampionat.

Bylisi, edhe ballshiotët e kanë një shans

Bylisi është duke u përgatitur për ndeshjen radhës, gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e cila luhet në mesjavë në kryeqytet, pra më 15 korrik. Kalendari i ka rezervuar këtë javë mallakastriotëve dy sfida delikate, me Tiranën në Kupë dhe në fundjavë me Laçin, por në Ballsh duan që të kalojnë në finale e Kupës, ndonëse do ta kenë jo pak të vështirë ta realizojnë një mision të tillë. Bylisi ka shkuar vetëm një herë në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke e humbur në shtesën e dytë me 15-të minuta, duke u mundur nga Laçi. Ballshiotët këtë herë tentojnë të bëjnë historinë, ndërsa nuk janë rastësisht deri këtu, duke qenë se kanë eliminuar skuadra si: Laçi apo Skënderbeu. Trajneri Dovedan shpreson që në këtë sfidë vendimtare ta ketë skuadrën e plotë. Duhet theksuar se Bylisi e ka një shans për pjesëmarrje në Ligën e Europës, gjithmonë nëse fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ndryshe nga Teuta që mund ta ketë këtë shans edhe si finaliste e Kupës (nëse Tirana siguron kupë kampionat, për ballshiotët shansi i vetëm është vetëm nëse fitojnë Kupën e Shqipërisë. A do ta tentojë Bylisi këtë objektiv? Patjetër që po, madje ballshiotët duken të motivuar përballë Tiranës.