BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Skënder Anxhaku: Çiklizmi me potencial të madh në Shqipëri, por pa Ligj Sporti efikas nuk mund të kemi rezultate europiane

Skënder Anxhaku: Çiklizmi me potencial të madh në

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Çiklizmit organizoi Rrethin e 78-të Çiklistik të Shqipërisë, i cili ishte i organizuar në pesë etapa, me një shtrirje gjeografike mjaft të gjerë dhe me një prezencë të konsiderueshme të shumë ekipeve nga jashtë. Në fakt nuk është hera e parë që sportistë të huaj nga Europa marrin pjesë në një garë të tillë, por pas pandemisë së koronavirusit kjo pjesëmarrje rriti entuziazmin dhe shtoi më tej objektivat e federatës për të rritur cilësinë dhe imazhin që përcjell çiklizmi shqiptar. Në këtë rubrikë të fundjavës, gazeta “SOT” sjell intervistën me kreun e federatës, presidentin e saj prej më shumë se 20 vjetësh, Skënder Anxhaku, i cili jo vetëm analizoi arritjet e këtij aktiviteti, por në të njëjtën kohë vuri theksin tek domosdoshmëria e investimit në këtë sport, i cili e reklamon turizmin shqiptar më shumë se çdo aktivitet tjetër. Për Anxhakun, njëjtë sikurse dhe në sportet e tjera, Ligji për Sportin jo vetëm është domosdoshmëri, por do t’i japë frymëmarrje çiklizmit, ndërsa shtoi se ka një ëndërr dhe ajo është pjesëmarrja në Olimpiadë me një ekip çiklizmi, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

 

Kush është Skënder Anxhaku?

Datëlindja: 15.06.1949

Vendlindja: Përmet

Profesioni: Inxhinier Mekanik

Karriera si sportist: Çiklist i Partizanit (1966-71)

Nga viti 1999 është president i Federatës Shqiptare të Çiklizmit

- Pak ditë më parë federata juaj organizoi Rrethin Çiklistik të Shqipërisë. Cili është mendimi juaj rreth kësaj veprimtarie, çfarë fitoi çiklizmi shqiptar në këtë periudhë?

Pak para se të niste aktiviteti, vetë kryeministri Rama e nxori në “facebook” e më pas ishte vetë ministrja që erdhi dhe e “bekoi” këtë aktivitet, sepse ajo përshëndeti edhe të huajt e pranishëm në garë. Natyrisht, nuk lihet jashtë vëmendjes Policia e Shtetit, e cila ka rol themelor në mbarëvajtjen e garave të çiklizmit. Të paktë janë ata që e dinë se pas garave të çiklizmit qëndron një armatë e tërë institucionesh e titullarësh, që nisin me ministrinë, policinë, prefekturat e bashkitë, pa harruar komunitetin, sepse ky është sport ku vlen siguria e jetës. E bëra këtë hyrje për t’ju kujtuar se falë angazhimit të gjithë këtyre njerëzve, aktiviteti jo vetëm shkoi normalisht, por i përmbushi pritshmëritë e tij, duke rezultuar një aktivitet super. Natyrisht ne kemi gara të tjera përpara dhe do të përpiqemi ta rikthejmë çiklizmin në “shinat” e duhura pas periudhës së vështirë të pandemisë. Fillimisht do të kemi trofeun “Korça”, një aktivitet që ka prej vitesh vëmendjen tonë sepse zhvillohet në zonë kufitare dhe përfshirja e Maqedonisë në këtë aktivitet ia rrit vlerën edhe vetë garës. Fill pas saj do të kemi kampionatin kombëtar, ku synojmë pjesëmarrje shumë të gjerë dhe nga jashtë.

- E veçanta e Rrethit Çiklistik të Shqipërisë ishte prania e madhe e skuadrave dhe sportistëve të huaj. Si arritët t’i bindnit?

Ky aktivitet, siç e dini, është i regjistruar në organizmat europianë të çiklizmit. Në fakt, ne kishim kërkesa të mëdha. Arsyet që i tërheq rrethi është se destinacionet, apo finishet e garave korrespondojnë me qytete që kanë rrjet hotelerik. Ne i kemi mbajtur ata me të gjitha, duke iu siguruar çdo gjë. Vetë personalisht kam shtruar një darkë në hotel “Nëmërçka” dhe kam marrë prej tyre përgëzime e falënderime për rrethin çiklistik, sepse e vërteta është se Shqipëria, nëse investohet si duhet, ka potencial të mirë për ta pasur të zhvilluar këtë sport.

- Ne folëm për pjesëmarrjen por nuk folëm për cilësinë, sepse garat maten me rezultate. Çfarë mendimi keni për rezultatet e çiklistëve tanë?

Në garat e Rrethit Çiklistik të Shqipërisë morën pjesë shumë sportistë cilësorë nga jashtë, pra morën pjesë ekipe profesioniste. Nga 5 etapa gjithsej, ne fituam 3 etapa, kurse etapën që unë e cilësoj më të rëndësishmen, atë të Korçës, e fituan belgët. Fituan ata pasi ishin më të përgatitur. Ne vinim nga një periudhë pandemie me stërvitje jo të rregullt, kurse ata ishin më të stërvitur e më profesionistë, plus që kanë bazë materiale cilësore e të kompletuar.

- Ky sport kërkon shumë bazë materiale. Cila është gjendja e federatës tuaj?

Ne kemi pak mundësi, pra kemi mangësi në këtë drejtim. Baza jonë është ajo çfarë na ka dhënë KOKSH dhe investimi im personal. E thënë troç nuk kemi shumë mundësi, plus që bashkitë bëjnë shumë pak për këtë sport. Nuk duhet të harrojmë se çiklizmi është sport me shumë shpenzime dhe kur them “shumë” e kam fjalën për shpenzime kolosale. Por asnjë sport tjetër nuk e kthen investimin në produkt konkret sesa çiklizmi, pasi etapat e ndryshme të aktivitetit janë reklamë për turizmin shqiptar. Duhet parë kjo anë pozitive e aktiviteteve tona, dhe pikërisht kjo duhet kuptuar nga institucionet. Çiklistët e huaj u mahnitën me Vlorën, Belshin, Beratin e shumë qytete e vende të tjera. Sepse Shqipëria ka potencial të madh turistik dhe etapat çiklistike nëpër vende të ndryshme kanë efekt spektakolar tek të huajt pjesëmarrës. Prandaj ne insistojmë që të marrim investim nga shteti për të shtuar garat e çiklizmit dhe pjesëmarrjen. Më parë ne organizonim turin edhe në aksin Vlorë-Sarandë, që është një mrekulli dhe nëse shteti ndërhyn, nëpërmjet xhirimeve nga ajri, mund ta transmetojë “Eurosporti”. Do të ishte diçka fantastike të investohej në këtë drejtim.

- Pandemia solli probleme për shumë sporte. Çfarë efektesh pati për çiklizmin?

Natyrisht që çiklizmi nuk bën përjashtim, por më duhet të pranoj se ne e kemi thyer disi rregullin, sepse sportistët kanë gjetur mundësi të ushtrohen. Edhe pse ka qenë situatë e vështirë, çiklistët tanë po përgatiten për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Itali më 13 shtator, e pak ditë më vonë, më 27 shtator, do të jemi pjesëmarrës në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Belgjikë.

- Si e shihni performancën e çiklistëve shqiptarë në tërësi, sidomos në raport me çiklistët europianë?

Performanca e sportistëve europianë qëndron shumë lart, është në një nivel që ne nuk e kemi për momentin, duket e pamundur. Pra, duhet të pranojmë që ne nuk e kemi ende atë cilësi. Nuk e kemi sepse çiklizmi në Shqipëri ka ende probleme. Unë ia kam parashtruar këto probleme kryeministrit Rama, se ai është njeri i sportit dhe ka investuar shumë për sportin. Gjithsesi, çiklizmi shqiptar nuk është pa arritje, pasi ka sjellë medalje nga garat ndërkombëtare. Por vende si Italia, Belgjika etj, kanë çiklizëm shumë të zhvilluar dhe me rezultate shumë të larta. Disa kokrra cilësore kemi edhe ne si Ylber Sefa që garon me një ekip belg, apo Bruno Asllani që garon në Itali dhe që do të futet në garat profesioniste etj.

- Cila është gjendja e klubeve dhe sportistëve të regjistruar në federatën tuaj?

Në federatë janë të regjistruar rreth 120 çiklistë, kurse klube të rregullta kemi 13, ndërsa Lezha dhe Pogradeci kanë pasur probleme, sepse bashkitë nuk kanë investuar sa duhet tek ekipet e çiklizmit e bashkë me to bëhen rreth 15 klube. Natyrisht, rëndësi marrin garat dhe ne si federatë fatmirësisht zhvillojmë aktivitete të shumta gjatë vitit, jo vetëm për të rriturit por edhe për të rinjtë. Madje të rinjtë i kemi trajtuar me prioritet dhe përpiqemi t’i mbajmë të angazhuar me garat, duke dhënë stimuj të ndryshëm. Nuk duhet të harrojmë se sado të bëjmë ne si federatë, pa ndihmën e Policisë së Shtetit nuk bëjmë dot asgjë, prandaj ajo i meriton e para lëvdatat. Ata janë siguria jonë dhe arma jonë më e fortë dhe unë i falënderoj pa masë.

- Si në çdo sport tjetër, investimi financiar është parësor. Çfarë buxheti ka FSHÇ-ja?

Buxheti i federatës tonë këtë vit është disi më mirë, zakonisht shkon në 60-70 mijë euro por këtë vit është më mirë. Por edhe 80 mijë euro buxhet nuk i zgjidh problemet e çiklizmit. Ne kemi nevojë për shumë më tepër. Unë ju siguroj që aq a është buxheti kushtoi vetëm aktiviteti i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë. Prandaj shpresoj që Ministria e Sportit, KOKSH-i dhe institucione të tjera të na mbështesin sa munden për ta mbajtur çiklizmin brenda objektivave të tij.

- Cila është marrëdhënia e federatës tuaj me homologet e saj të rajonit?

Kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha federatat, veçmas ato të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë. Për seriozitetin e federatës tonë dhe punën e mirë që ajo ka bërë, mua si drejtues të saj më kanë dekoruar si presidentin më të mirë të çiklizmit nga federatat anëtare europiane. Ky është vlerësim, por edhe frymëzim për të bërë më shumë për këtë sport që është shumë i dashur edhe në Shqipëri.

- A keni ndonjë ëndërr rreth çiklizmit shqiptar?

Ëndrra ime e kahershme ka qenë të çoj në Olimpiadë një ekip çiklistësh nga Shqipëria, por kjo duket mjaft e vështirë për kushtet aktuale. Për krahasim, ju tregoj konditat që kishte një ekip belg që erdhi në aktivitetin e fundit këtu tek ne. Kishin dy makina, një për fjetje e një për gatim, pa përmendur logjistikën tjetër mbështetëse dhe bazën materiale moderne. Kjo është ëndrra ime por edhe pengu im që nuk kemi mundur të çojmë në Olimpiadë një ekip çiklizmi.

- Keni mbi dy dekada në krye të federatës së çiklizmit, shpesh ju etiketojnë edhe si “Enveri i Çiklizmit”. Mos ndoshta ka ardhur koha të bëni “dorëzimet”?

Është e vërtetë që unë kam në këtë detyrë që nga viti 1999, por ju siguroj që nuk jam prej atyre që mbaj peng federatën për ndonjë ambicie personale. Përkundrazi, unë e dua këtë sport dhe jam përpjekur me mish e shpirt për ta mbajtur atë gjallë. Edhe po të dua unë të tërhiqem (gjë që do të ndodhë një ditë), nuk më lë komuniteti i çiklizmit. Jo vetëm sepse unë kam derdhur djersë e i kam kushtuar jetën këtij sporti, por kam ende frikën që një largim imi mund ta dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme çiklizmin shqiptar, madje, pa e tepruar, mund të them se pa mua çiklizmi shqiptar shkrihet. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Mosha bën të vetën, natyrisht, por unë do të vijoj të jap kontributin tim. Njerëzit mendojnë se ky sport është një biçikletë dhe pedalim, por nuk është ashtu. Ky sport kërkon forca të mëdha mbështetëse që ne i përmendëm, kërkon bazë materiale etj. Por që të zhvillohet çiklizmi, duhet që Ligji për Sportin të zbatohet dhe të kemi investitorë konkretë, pra sponsorizues dhe unë e shoh si zgjidhje këtë.

- Së fundmi, si çdo sport edhe çiklizmi kërkon kuadro teknikë. Sa ka investuar federata juaj në këtë drejtim?

Edhe në këtë drejtim kemi investuar dhe punuar. Për të pasur kuadro cilësorë, pra trajnerë të aftë, kemi mundësuar edhe lektorë të huaj, që kanë bërë kurse e kanë dhënë leksione me vlerë. Nuk duhet të harrojmë faktin se trajnerët e Kombëtares i paguajmë, pasi kështu mbajmë profil pretendimesh në rezultate. Vërtet që sot nuk kemi një Tafili apo Agalliu, por kohët ndryshojnë. Kemi rrugë më të mira dhe bazë më të mirë materiale. Plus që kemi nxjerrë emra si Zarka, Zhupa, Sefa etj, që kanë rezultate shumë të larta si profesionistë. Në atë biçikleta ishte 13 kg, kurse sot vetëm 7 kg. Në atë kohë shpejtësia mesatare ishte e ulët, edhe pse punohej shumë e kishte pasion, kurse sot është 50-55 km/h. Progresi është i dukshëm.

Intervistoi: Adriatik BALLA