Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënder Gega mohon tolerimet e Partizanit, i fokusuar vetëm për titullin

Postuar: 20/04/2019 - 07:44

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve për të dhënë mendimet e tij rreteh skuadrës në prag të duelit me Kastriotin, por edhe për të qetësuar fansat rreth objektivit, duke besuar se të kuqtë po shkojnë të qetë drejt titullit. Nga ana tjetër, trajneri gega mohoi zërat se do të ketë tolerime, duke thënë se Partizani s’është pjesë e pazareve. Në fillim ai foli për përgatitjet e këtyre ditëve. “Është e vërtetë që kanë qenë disa ditë pushimi dhe kanë shërbyer për rikuperim pasi kemi pasur dëmtime dhe e ka ndihmuar edhe Telushin. Shpresoj të rikthehet shpejtë dhe ndonjëherë vijnë të mirat në pak kohë dhe erdhi kur rivalët ndaluan. Ishte pozitive dhe shohim vetëm ndeshjen e radhës. Secili ka planet dhe objektivat e veta dhe nuk ndikohemi nga nevoja e askujt.

Jemi profesionistë, kemi edhe 7 javë dhe duhet të jemi seriozë për të marrë frutat e asaj pune që kemi bërë. Kam thënë se Kastrioti ishte me siklet, pasi nga 2-0 kur ishim po kontrollonim lojën dhe u tjetërsua pjesa e dytë. Janë momente kur trajnerët pavarësisht kë kanë përballë, ka vështirësi. Shpresoj të mos përsëritet nesër pasi kemi punuar dhe shpresoj të marrim më të mirën”, u shpreh Gega. Më pas ai komentoi çështjen e paragjykimit në kampionatin tonë dhe thotë se nuk ka asnjë skuadër të pathyeshme, duke marrë shembull nga humbja e parë në Korçë. “Pa paragjykuar punën e askujt, ne asnjëherë nuk kemi thënë që jemi të pathyeshëm. Ne kemi filluar sezoni me humbje në Korçë dhe është vend i vogël që gjërat paragjykohen dhe ka pasur skeptikë ndryshe nga ne. Ndeshjet nuk fitohen me humbje ose fitore të parë dhe të fundit, por pikët na bëjnë komodë. Do të mundohemi të mos ndikojmë në pozicionin e askujt dhe secilit i kemi marrë ndoshta më tepër se sa kemi pritur. Do t’i marrim gjërat me radhë pasi kemi Kastriotin dhe pozicionin i atyre nuk duhet të ndikojë te ne. Kam çuar mesazh “Fair Play” dhe Tiranën nuk është se nuk e duam në Ligë por janë përzgjedhjet e tyre. Jam trajner i Partizanit dhe do të jem partizanovit. Tirana jep bukuri, Dinamo është me emër, Shkodra gjithashtu dhe teknikisht dua të jenë në ligë por nuk ka lidhje me kontributin tonë për të dhënë diçka. Nuk kemi asnjë arsye për të menduar Tiranën dhe duam të marrim maksimumin. Partizani ka arsye që kemi ardhur deri këtu, pasi ka grup të fortë dhe kualitet. Dimë të luajmë mirë dhe e njohin fanellën mirë. Kemi bërë diferencën me pikë dhe në klasifikim”, shtoi më tej trajneri Gega.

Trajneri i të kuqve komentoi gjithashtu terrenin e vështirë në Fushë-Krujë. “Nuk ka ndeshje të lehta para se të luash, kemi luajtur edhe më parë dhe nuk kam qenë i kënaqur nga ambienti dhe jo për faj të futbollistëve. Janë gjëra që nuk i rregullojmë tani. Do të doja që edhe Kastrioti por edhe ne të luanim në fushë më të mirë. I druhemi çdo rezultati por shkojmë për të marrë maksimumin. Në konferenca shtypi nuk bëhet muhabet tavolinash. Nuk e di pse Mema e ka thënë dhe ajo se çfarë ndodh në punën e vet, është puna e tij ta shpërndajë. Nuk jemi të pathyeshëm, dhe Partizani nuk është ekipi i parë e i fundit që Luftëtari ka thyer. Nuk merrem me deklaratat që kolegët thonë. Kukësi po i sheh tashmë gjërat me më shumë diplomaci dhe qetësi duke parë edhe shkëputjen tonë. Unë deri në fund nuk them jemi kampionë, pasi atëherë do të jemi para një fakti. Kemi edhe 7 javë për të luajtur dhe mendoj për Kastriotin. E kam vlerësuar Kastriotin pasi ka ego, dëshirë dhe agresivitet dhe fusha nuk i heq meritat. I druhem çdo minute por ne jemi Partizani dhe do të mundohemi të ballafaqohemi. Jam i lumtur që po ndjejmë mungesën e Ibrahimit. Jemi paragjykuar për moshën dhe zgjedhjet. Mënyra se si Kalari dhe Ibrahimi stërviten dhe vështirë të lënë futbollin. kanë bërë kontribut të mirë. Shpesh e shohim Ibrahimin në gjumë pasi ka fituar me djersë, korrektësi dhe do të jetë mungesë e rëndësishme për ne pasi ka mbajtur shumë ngarkesë. Nesër e zëvendësojmë dhe nuk dalim me 10 veta. luan ai që adaptohet më shpejtë. Nesër do t’i zbuloj se kush luan, pasi as vetë nuk jam i qartë”, përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rën