Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënder Gega: Po projektojmë Partizanin e së ardhmes, do të ketë lëvizje të forta

Postuar: 18/05/2019 - 07:45

Partizani do të jetë në Durrës këtë fundjavë ku dëshiron të ruajë ritmin e garës që ka pasur gjatë gjithë këtij kampionati. nuk do të jetë e lehtë, pasi skuadra e ka siguruar edhe matematikisht titullin, por ka një anë pozitive, që skuadra nuk ka më presionin e objektivit dhe mund të luajë lirshëm. Ka ende paqartësi nëse do të mund të luajnë të rinjtë dhe ata që janë aktivizuar më pak, por dje në konferencën për shtyp, trajneri Skënder Gega siguroi që Partizani do të luajë futboll dhe do ta respektojë garën deri në fund, teksa nuk munguan edhe qëndrimet e tij mbi disa çështje që kanë të bëjnë me gjendjen e lojtarëve por sidomos me të ardhmen, ku ai paralajmëroi lëvizje të forta hyrëse dhe dalëse, në funksion të Partizanit të edicionit të ri. Në të vërtetë, Gega vetë e pranoi se në ndeshjet e mbetura do t’u jepet një shans më shumë lojtarëve që janë aktivizuar më pak gjatë sezonit. “Kemi plan që këtë javë të aktivizojmë një pjesë të lojtarëve, që ndoshta s’kanë pasur hapësirën e duhur, por që kanë qenë pjesë e Partizanit dhe kanë kontribuar edhe ata. Impenjimi në stërvitje ka qenë nga të gjithë, përjashto Alban Hoxhën që ka pasur probleme shëndetësore. Në Durrës do shkojmë të luajmë futboll. Shkojmë përfaqësojmë Partizanin dhe të luajmë me dinjitet. Shumë shpejt do të ulemi me presidentin dhe drejtorin të shikojmë për një projekt të ri, pa zbehur vlerat e asnjë lojtari te Partizani”, tha Gega. Më pas ai foli për duelet e mbetura, ku ekipi i tij e ka siguruar objektivin dhe luan i qetë, por do më shumë pikë. “Ndeshjet e mbetura: Kryesorja u arrit. Do të kisha dëshirë të kishim sa më shumë pikë. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Po presim me padurim të luajmë me Kukësin, do të jemi pranë festës dhe ngritjes së trofeut. Ky ekip ka vlera dhe janë teknike. Filozofia jonë ka qenë t’u gjejmë vendin e duhet dhe t’i marrim maksimumin. Keni parë edhe Trashin, që u shpall edhe lojtari i vitit, kishte mendime të ndryshme për pozicionin e tij. Në filozofinë time mendoja se bënte mbrojtësin. Mala nuk ka qenë kur kam ardhur unë sulmues krahu. Edhe për Bardhin e njëjta gjë. Hoqëm atë idenë e sulmuesit kryesor. Katërshja e sulmit, përfshi Mensah dhe Hebajn në momente të veçanta ka bërë mirë. Bardhi nuk ka dalë shumë në pah, por është një nga ata që ka bërë shumë kilometra dhe ka dhënë kontribut. Që një ekip të funksionojë duhet të ketë 11 ushtarë. Ka pasur shumë probleme me rrëzat e kofshëve, ka sakrifikuar. Pati një lodhje fizike. Ka luajtur dhe ka bërë maksimumin, duke mbajtur në panik Tiranën”, shtoi tekniku i “demave të kuq”. Më pas ai foli për merkaton e verës, e cila nis më 1 qershor. “Kur e kam nisur me Partizanin, baza ka qenë. Nuk ishte brilante, pasi kemi pasur probleme. Edhe Ibrahimi që u tha se ishte ne limite, u rrit dhe korrigjoi veten. Ndërhyrjet nuk do jenë drastike. Nuk kemi nevojë për ndërhyrje drastike. Nuk është vetëm Championsi sezoni ynë, punojmë për të ardhmen. Mund të mbarojë shumë shpejt, mund të zgjasë pak. Nuk do tentojmë të bëjmë spektakël. Kemi nevojë për afrime, sikurse Reali dhe Barcelona. Kam dëshirë që ky grup të respektohet. Po të ishte për mua, do i mbajmë të gjithë. Shitje? Uroj me shpirt. Nëse një lojtar fiton titullin pas 26 vitesh dhe merr një ofertë shumë të mirë, do ta mbështesja. Gjithsesi ka marrëveshje mes tij dhe klubit, janë të tjerë që drejtojnë. Uroj të ikin te Barcelona të gjithë”, vijoi më tej tekniku i ekipit të kuq. Në fund trajneri foli për rastin e aktivizimit të disa futbollistëve, përfshi edhe Çinarin. “Çinari nuk ka pasur asnjë problem. Është një garë, luajnë 11 deri në 14 lojtarë. Lojtarët kanë marrë pjesët e veta. Nëse te Vllaznia ka pasur hapësirë, është ndryshe këtu. Partizani nuk është Shkodra, që është në Kategorinë e Parë. Ka qenë 19 vjeç kur ka luajtur atje. Ka ardhur i mirëpritur. Ka punuar jashtëzakonisht mirë. Jemi të kënaqur për atë që ka bërë. I duruari i fituari”, përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 13:53

Champions League kthehet sonte në mbrëmje për fazën e parë të ndeshjeve në grupe. Liverpuli që mban akoma titullin e kampionit në këtë kompeticioni do të luajë në transfertë me skuadrën e Napolit.

Postuar: 17/09/2019 - 07:23

Mançester Siti nuk e ka vrullin e një sezoni më parë, as sharmin e performancës së vjetshme, ku n

Postuar: 17/09/2019 - 07:22

Tirana ka grumbulluar 10 pikë në katër javët e para të kampionatit të ri, duke qenë në vend të pa

Postuar: 17/09/2019 - 07:20

Shqipëria luajti dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, Grupi H, duke humb

Postuar: 16/09/2019 - 23:38

Lionel Messi është përfshirë në listën e Barcelonës për ndeshjen kundër Borussia Dortmund, por Er

Postuar: 16/09/2019 - 16:46

Asambleja e Përgjithshme e Real Madridit solli dhe përplasje të forta.

Postuar: 16/09/2019 - 16:12

Ai është shndërruar në lojtarin më të ri që shënon në La Liga dhe ofertat për Ansu Fati tai janë